Tirana dhe Prishtina i përgjigjen Shkupit pas notës së protestës. Mijëra shqiptarë në protestë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.07.14 | 01:46

Tirana dhe Prishtina zyrtare i përgjigjen Maqedonisë me të njëjtën lëvizje, për të kundërshtuar notën e protestës që vendi fqinj iu nisi dy shteteve shqiptare.

Ministritë e Jashtme të Shqipërise dhe Kosovës kanë thirrur ne takim ambasadorët respektivë të Maqedonisë në këto dy vende, një ditë pasi në dikasterin e diplomacisë maqedonase u thirrën ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilëve iu dorëzua edhe nota e protestës për atë që Maqedonia e cilësoi si ndërhyrje në punet e brendshme të saj.

Ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, në takimin që zgjati mbi një orë në Ministrinë e Jashtme, iu komunikua pakënaqësia për mënyrën e interpretimit të deklaratës së diplomacisë sonë për ngjarjet dhe dhunën e ushtruar në Shkup.

Diplomatit maqedonas i është bërë me dije, se deklarata e Tiranës zyrtare kishte për qëllim apelin për ndërprerjen e dhunës dhe për të gjetur zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe mjeteve demokratike e paqësore.

Zotit Stojan Karajanov iu bë e qartë se, kjo nuk ka për qëllim dhe nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme. Ministria jonë e Jashtme i ka kujtuar Maqedonisë përmes zyrtarit të saj në Tiranë se Shqipëria është e angazhuar dhe ka shprehur në mënyrë sistematike mbështetjen casino pa natet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

Qëndrimet e Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar, i është deklaruar ambasadorit maqedonas në kryeqytet.

Zyrtarët e Ministrisë sonë të Jashtme kanë ripërsëritur se vetëm zbatimi në frymë dhe në gërmë e Marrëveshjes së Ohrit është shtylla kurrizore e shtetndërtimit demokratik dhe busulla orientuese për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit reciprok kërkojnë mirëkuptim dhe përpjekje të përbashkëta”, i është thënë në takim përfaqësuesit të qeverisë së Shkupit.

Në takim është risjellë gjithashtu në vëmendje të shtetit fqinj se, shqiptarët e Maqedonisë janë jo vetëm një urë bashkëpunimi, por faktor shtetndërtues me një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit.

Këto qëndrime dhe shqetësimi për situatën në Shkup i janë përcjellë ministrit të Jashtëm maqedonas edhe nga homologu shqiptar Ditmir Bushati, të gjendur në Kotorr të Malit të Zi për një samit.

Mijë shqiptarë protestojnë në Shkup, edhe te ardhur nga Tirana

Kanë nisur në Shkup dy protestat e paralajmëruara ditën e sotme, ajo e shqiptarëve dhe maqedonasve pas vendimit të gjykatës për rastin ‘Monstra’. Mijëra protestues shqiptarë, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë nisur nga xhamia ‘Jahja Pasha’ duke mbërritur ne Bit Pazar dhe duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhet: “UÇK, jo BDI, UÇK me popullin’, ‘Monstra, Brodeci, Harun Aliu” etj.

Ndërkohë, maqedonasit nga ana e tyre e kanë anuluar protestën e tyre.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen