Një pjesë e historisë së Kosovës,pa dyshim i takon edhe gjeniut të kombit Dr. Ibrahim Rugovës

OP-ED | admin | 04.10.12 | 21:21


Historia e Kosovës nuk fillon  në vitin 2008,por shumë kohë  më përpara.
Të bëhet bashkimi konkret, e jo me fraza të thata 

Nga: Ramiz  DËRMAKU
Para se të shkruaj mendimin tim ,nuk mund të mos e shkruaj  emrin e atdhetarit, veprimtarit, intelektualit, gazetarit, analistit, të burgosurit politik zotit Idriz ZEQIRAJ, për shkrimet e tija ne të cilat ai nuk po e mbronë e asë nuk po e sulmon askend por po e thotë (po e shkruan) të vërtetën.
                          Po kalojnë javë, muaj dhe vite te tëra e ne ende kurrsesi nuk po mund ta gjejmë rrugën tonë ne të cilën jemi nisur për shkak se jemi të ndarë, të përçarë, të pa organizuar si duhet, dhe në vend që të punojmë më shumë, mjerisht ne nuk bëjmë tjetër,vetëm se e akuzojmë njëri tjetrin, partia partinë, partia qeverinë, intelektuali  ,intelektualin, i pa shkolluari të shkolluarin, etj. Punën tonë në diasporë po e përjetoj si shumë të rëndë, sepse shumë pak jemi duke bërë për bashkimin kombëtar si dhe ndertimin e shtetit tonë. Nëse Historia është siq thotë Hegeli;“përparim në vetëdijen mbi lirinë..“, lirisht mund të themi se karakteristik themelore e historisë sonë ishte  se vetëdija jonë kombëtare mbi lirinë po rritet ngadalë. Kur njeriu i lexon  shkrimet ; opinionet, analizat, komentet e gazetarëve, analistëve, shkrimtarëve, profesorëve, të gjithë thonë se ne e duam Kosovën , se zemra po u digjet për Kosovën…, por  disa  nga ta  le që nuk bëjnë asgjë për çështjen kombëtare, por çka është më keqë i pengojnë edhe të tjerët. Kur njeriu i lexo shkrimet e disa“atdhetarëve“ ; të cilët e sulmojnë, ofendojnë, akuzojnë,  gjeniun e kombit, Dr. Ibrahim Rugovës, ndalem dhe e pyes vehten ? Athua ky“njeri“ ka gjakë shqipëtari ? !  Me siguri gjaku i tij është i përzier … Edhe unë si qytetarë i Kosovës  e ndjej të nevojshme dhe obligim moral që të kyqem ne këtë temë dhe të shpreh mendimin tim. Para se të shkruaj mendimin tim ,nuk mund të mos e shkruaj  emrin e atdhetarit, veprimtarit, intelektualit, gazetarit, analistit, të burgosurit politik zotit Idriz ZEQIRAJ, për shkrimet e tija ne të cilat ai nuk po e mbronë e asë nuk po e sulmon askend por po e thotë (po e shkruan) të vërtetën. Po ta shohësh sot  historinë e Kosovës sidomos pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 ,duket sikur asgjë nga ato që ndodhën në të kaluarën  janë  harruar. Ky do të ishte një gabim i madh për faktin se historia e Kosovës nuk fillon në vitin 2008, por shumë kohë më përpara. Ata popuj që harrojnë me ose pa dashje historinë janë të destinuar  ta ripërsërisin atë. Një pjesë e historisë së Kosovës pa dyshim se I takon edhe Dr. Ibrahim Rugovës. Në të gjithë gadishullin e Ballkanit  por më së shumti  tek shqiptarët, atdhetarët e intelektualët e vërtetë kanë qenë njerëzit më të sulmuar nga injoranca dhe regjimi serbo çetnik. 
. Ky është një tjetër shpjegim se përse shqiptarët ishin gjithnjë të fundit në arritjet e tyre krahasuar me fqinjët serbë dhe grekë. Historikisht, politikat shqiptare të të gjithë shekulit XX mund të konsiderohen kombëtarisht dhe rajonalisht të dështuara. Tek ky dështim i madh lider të ndryshëm shqiptarë me gjithë bonsensin që i karakterizonte u përpoqën të bënin diçka. Një nga këto liderë dhe për mendimin tim më i shquari nga të gjithë ia doli mbanë të bënte diçka. Po kalojnë vite  6,7, 8-të, te tëra nga humbja e madhe e jetës së vizionarit që rrezatoi vetëm mençuri, mirësi dhe optimizëm, që udhëhoqi lëvizjen e fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, vlerat e papërsëritshme të ish-Presidentit Rugova, njeriut që bëri epokë, kanë qenë dhe do të jenë një udhërrëfyes i shkëlqyer për të gjithë brezat e ardhshëm”, duke shtuar gjithashtu se “me durimin dhe me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, lideri historik i Kosovës, dr. Rugova i hapi rrugën proceseve demokratike në Kosovë, pavarësisë së saj, që sot janë realitet i qartë i përpjekjeve të mëtejshme të forcimit të shtetit të ri dhe realizimit të synimeve të përbashkëta euroatlantike”.   Ai lidhur me bashkimin kombëtarë në interviste dhënë gazettes “Pavarësia dhe Demokracia” Dardania –Newyork me 9.10.2004, lidhur me bashkimin kombëtar deklaroi Citoj:
Presidenti Rugova Rreth Bashkimit Kombëtar
PYETJE: Është e njohur se synimi shekullor I Shqiptarëve ka qenë dhe mbetet bashkimi kombëtar. Ç‘farë duhet te bëjnë Shqiptaret për të bindur Europën dhe Botën që njëherë e përgjithmonë të realizohet bashkimi I tyre në kuadër të Europës ?
PRESIDENTI: Është shumë normale dhe e natyrshme që Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, të jenë të bashkuar, të jetojnë në një shtet, në një bashkësi politike. Sidomos është normale për Shqiptaret që jemi të ndarë ne dysh, kur gjysma e popullsisë është këndej e gjysma andej. Kam thënë edhe më herët, ky është një proces për të cilin duhet të punojmë të gjithë s’bashku. A do të realizohet shpejt apo ngadalë,besoj se do të jemi gjallë. Shqiptarët, si qëllim e kanë pasur..,dhe do ta kenë bashkimin kombëtar, sado që ne kohen e dominimit Komunist u c’rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do të jetë si ide udhëheqese e Shqiptarëve. Por, ne këtë plan duhet të punohet me mençuri, urtësi,seriozitet, përkushtim. 
              Bashkimi me forcë, me dhunë, vështirë tolerohet sot nga Europa. Por, tash për tash, të mendojmë dhe ta bëjmë integrimin ne kuadër të Europës. Një herë për një herë, duhet të njihemi, të shihemi, e pastaj t’i realizojmë kërkesat tona, edhe pse na është thënë se ne të dy anët e kufirit, kemi edhe pikëpamje të kundërta ideologjike.
Por, këto ishin vetëm shpifje e gënjeshtra që iu doli boja, sepse nuk është e mundur qe një popull të ketë dy ideologji. me një fjalë, Shqiptaret duhet të bëjnë përpjekje që të ndihen të lirë ne të gjitha hapësirat Shqiptare, duhet të punojnë vazhdimisht për zgjidhjen e çështjes kombëtare pra edhe bashkimin tyre kombëtarë.
Kjo do të jetë e realizueshme, por duhet të jemi modest; të punojmë vazhdimisht, hap pas hapi t’i realizojmë qëllimet tona. Të bëhet bashkimi konkret, e jo me fraza të thata.
Sot për sot është aktuale ideja e integrimit europian. Nga ky integrim më lehtë do të arrijmë këtë që sunojmë. Të punojmë ne këtë drejtim pa shpallje e deklarata. 
Çështja e bashkimit duhet të jetë teme e shkencës. Shkenca vazhdimisht le ta elaboroj këtë ne mënyrë që politikës ti krijohet mundësi me e madhe. Të ndahen disa gjëra dhe ta ndihmojnë njëra tjetrën, sepse ne, për fat të keq, këtë çështje nuk e kemi pasur as temë të shkencës, bile mund të thuhet as andej, as këndej. As akademitë, as institutet, as Universitetet nuk e kanë trajtuar ne mase të duhur këtë çështje. Prandaj, ky është problem shumë i madh dhe mirë qe është shfaqur dhe po flitet rreth kësaj ideje. Natyrisht, ne politikë mund të përdoret edhe si presion I manovrave më të gjëra rreth realizimit kërkesave të Shqiptarëve.
Është e njohur se ne politikë nisen gjëra të vogla, e përfundojnë të mëdha, dhe është mjeshtëri që gjërat e vogla t’i bësh te mëdha. Ne do të punojmë ne këtë plan, dhe është mirë qe ideja për bashkim kombëtar ka lindur nga mbarë kombi, prandaj edhe në kontaktet me përfaqësuesit e Europes duhet bisedohet  edhe për këtë çështje.
„Pavaresia dhe Demokracia,“ ORA, 1991. 
Punuar me 28.09.2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen