Inspirimi

Këndi poetik | Dedë Preqi | 15.07.14 | 22:51

Gjysmën e kohës sytë shikojnë dhe rrinë të hapur
por mjegullat e kohës  shpesh na pengojnë,
me i pa bukuritë më të ëmbëla të jetës
që janë të pa zbuluara,rreth e rreth na rrethojnë.

Fotografitë e mashtrojnë autorin sot…
për ta zgjedhë zotin më të mirë në treg,
më ëndje e frymëzime e ringjallin kot
Zoti nuk është i shurdhër,ai gjendet në çdo vend.

Pasqyra e shpirtit ngjitet si gaforre lartë…
në dritë dhe hije si  në buzë të humnerës,
emrin tënd e puthin xhelatët me shpatë
dhe trajta e qenjës ngjitët kulmit të erës.

Engjujt e pa fajshëm,të ngarkuar fluturojnë mbi ne
duke e dashur qetësinë e formojnë enërgjinë e vet,
ne hidhërohemi me vetëvetën pa nevojë  pa ndërpre
toka thërret më zërin e vet dhe ndikon si magnet.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen