Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë

OP-ED | admin | 07.10.12 | 21:22

OPINION
Kërkohet që liderët fetarë gjatë leksioneve te tyre të flasin më tepër për bashkimin kombëtarë.
Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë toleranca, mirëkuptimi..,
Nga; Ramiz DËRMAKU
Weingarten-Gjermani. Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë është dhe duhet të jetë; toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa paqësore, në mes feve. Këto tipare  e kanë burimin te ndjenja demokratike dhe zemërgjërsia e shqiptarëve, të cilët me mençuri, urtësi , gjithmonë  dhe në çdo kohë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithsecilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat morale qytetare qysh nga paraqitja e shtetit . Këto tri fe, kërkojnë prej çdo njeriu  përsosmëri morale,  respektimin e prindërve, dashuri për të farefisinë dhe atdheun, respekt, mëshirë, dhembshuri, zemërgjerësi, e si të tilla janë të barasvlershme, prandaj këto fetë asnjëra anga to nuk kanë qenë, por nuk jonë edhe sot pengesë për bashkimin kombëtar. Disa, për të mbështetur këtë ide, e interpretojnë ose e komentojnë jashtë kontekstit historik thënien e poetit burrështetas Vaso Pasha “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ajo thirrje u drejtohet shqiptarëve në një kohë kur shtetet shoviniste përpiqeshin të shuanin çdo ndjenjë kombëtare duke spekuluar me besimet fetare për t’i përçarë shqiptarët. Mendime  të  tilla, jo që nuk janë demokratike, por edhe e pengojnë unitetin kombëtar shpirtëror që kemi arritur dhe unitetin etnik që duam të arrijmë gjatë shekullit që instrumentalizohet për të denigruar ose diskredituar në sy të opinionit publik fenë islame. Ky është një mashtrim i paskrupullt, sepse fundamentalizmi është lëvizje politike me synime të caktuara, që i ka rrënjët tek revolta kundër kolonializmit, pra jo vetëm nuk ka të bëjë me fenë, por bie krejt në kundërshtim me parimet themelore të islamit, me mësimet e Kuranit dhe porositë e Allahut të Plotfuqishëm e Mëshirues. Vetëm njeriu që nuk beson në Zotin, kryen vepra të këqija kundrejt bashkatdhetarëve të vet ose komuniteteve të tjera, që Zoti me madhështinë e Tij i njeh të gjithë njerëzit e barabartë. Ekstremi tjetër janë idetë ateiste komuniste të cilat po qarkullojnë  nëpërmjet ithtarëve të tyre, duke mbështetur tezën se besimet fetare dhe parimet e tyre fashitin dhe pengojnë ndërgjegjen e masave popullore për arritjen e bashkimit kombëtar. Duhet kuptuar se synimi i tyre kryesor është të vërtetojnë tezën se fetë sjellin përçarje, se me parimet e tyre morale predikojnë vetëm nënshtrimin, dëgjueshmërinë dhe që nuk pranojnë dhunën, janë të dëmshme.Fatkeqësisht në Shqipëri sot për sot mungojnë fetarët e shkolluar dhe shpeshherë ndodh që një fetar i paditur i largon besimtarët, si mësuesi I dobët I largon nxënësit nga shkolla. . Brezi i ri i fetarëve që po formohet dhe edukohet në shkollat e huaja, besohet se do të jetë në gjendje t’u përgjigjet më mirë nevojave shpirtërore dhe besimtarëve të rinj me një nivel arsimi më të lartë. Detyrë e prijsve fetarëve shqiptarë është t’u largohen shpjegimeve empirike dhe të jenë në lartësinë e detyrave të kohës moderne. Edukimi fetar ka vlerën e vet cilësore krahas edukatës dhe arsimit. Me shpresë, që Shqipëria  e Kosova në shekullin e ri do ta gjejnë veten në Evropën e Bashkuar. Opinionet e ndryshme të disa analiatëve se, Evropa nuk do ta pranojë lehtë Shqipërinë e Kosovën  (ose do t’i vërë kushte ) për shkak të përbërjes fetare, kryesisht myslimane, janë pa bazë. Mendoj se opinionet e tilla jo që pengojnë proqesin e Bashkimit kombëtarë por ato shkaktojnë huti edhe në popullë. Mendoj se Evropa  është vendi i lirisë, barazisë demokracisë ,pluralizmit dhe respektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Viteve të fundit komuniteti shqipëtarë në shumë shtete ; Gjermani, Zvicër, Etj , ka filluar të ndertojë ( pra ti lejohet ndertimi I xhamive) nga komuniteti  islame dhe duhet cekur se ky komunitet  respektohet dhe nderohet nga komunitetet  tjera të shteteve ku jetojn1mërgimtarët tanë.Duket se disa dijetarë ngatërrojnë me qëllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshëm shpirtëror, ndjenjë e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrë. Fakti më kuptimplotë është shumë i freskët. Edhe pse afër pesëdhjetë vjet propagandë ateiste nga regjimi komunist edhe pas njëzet e katër vjet shtypjeje të çdo ndjenje fetare dhe ndalimit me ligj të shërbimeve të kultit e të një ateizmi të detyruar, ndjenjat fetare të shqiptarëve, jo vetëm nuk u shuan, por u gjallëruan në format më të ndryshme, derisa u ringjallën me një forcë akoma më të madhe, duke u bërë promotore për proceset demokratike të viteve ’90. Në një kuptim më të gjerë, populli shqiptar, që nga ilirët e lashtë, ka qenë pjesëtar i popujve të Mesdheut në zonën më aktive të botës së kulturës, në shtratin ku lindën dhe u përhapën fetë monoteiste moderne dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë këtyre proceseve. Historia dhe ndikimet fetare janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me jetën e popullit shqiptar.Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë toleranca, mirëkuptimi, apo bashkëjetesa paqësore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve të tyre. Këto e kanë burimin te ndjenja demokratike e shqiptarëve, të cilët në mënyrë të vetëdijshme ose intuitive gjithmonë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithsecilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale qytetare qysh kur duket në histori shteti i arbrit, ashtu edhe më vonë kur u hodhën themelet ideore të shtetit modern shqiptar nga Rilindësit tanë. Dua ta përfundoj këtë shkrimë  duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmoninë dhe tolerancën që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit fetarë shqipëtar të Kosovës si dhe ata të Shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, është shumë I madhë .Detyrë immediate e udhëheqësve fetarë; Shqipëri,Kosovë, trojet etnike dhe diasporë, sot duhet të jetë uniteti dhe  rruga drejtë bashkimit kombëtarë. Kërkohet që liderët fetarë gjatë leksioneve te tyre të flasin mëtepër për bashkimin kombëtarë. Bashkimi kombëtarë është një process  ( ligj natyror) I cili ecë, por kur ne e përkrahim dhe zbatojmë detyrat, kryejmë obligimet që kemi ndaj Tij, ai marshon me hapa gjigant.
Punuar me 7.10.2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen