Ish deputeti i PDK-së Berat Buzhala komplimenton LDK,AAK,NISMA dhe VV

Analiza & Komente | Rrezore | 18.07.14 | 00:56

Me kaq pasion, zell dhe vigjilence, shqiptaret – ndoshta – kane punuar vetem kur keshtu u eshte kerkuar nga bashkesia nderkombetare, qofte ne negociatat e Vjenes, apo edhe ne ato te Rambujes. Ndonese ne te dyja keto procese armiqesite ne mes tyre kane qene prore.
Ndersa keto dite, armet i kane lene secili ne selite e tyre dhe i jane rrekur punes per te gjetur nje rruge me ane te se ciles do ta largonin nga pushteti PDK’ne.
Dikush mund te thote se kjo cfare po bejne eshte nje pune normale politike. Une nuk pajtohna me kete konstatim kaq rutinor. Sepse, sipas mendimit tim, averzioni duhet te kete qene shume i madh per te shkaktuar nje reagim kaq mobilizues.
Mund te ndodhe qe ne seancen e radhes keto forca politike edhe te deshtojne – per shkak te udheheqesit – qe te arrine qellimin e tyre per ta zgjedhur Isa Mustafen per Kryetar te Kuvendit. Mund te ndodhe, qe edhe Presidentja mos ta mandatoje fare Haradinajn per Kryeminister. Mund te ndodhin edhe veprime te tjera te paparashikueshme politike.
Por ajo cfare nuk do te munde te ndodhe, sipas mendimit tim, eshte qe projekti i tyre per largimin e PDK’se nga pushteti nuk do te ndalet.
Per me keq, sa me shume qe PDK te sforcohet per te qendruar ne pushtet – ne kete rast duke e perdorur Flora Brovinen – aq me i madh do te jete reagimi kunder tyre. Nese ne mandatin e kaluar ne Kuvend ishte vetem nje sforce politike, si VV, ne nje padurueshmeri kronike me PDK’ne, tash do te behen edhe tri te tjera – LDK, AAK dhe NISMA.
Se kendejmi, eshte ne te miren e Partise Demokratike te Kosoves, dhe Kryetarit te saj, Hashim Thaci, qe permes rezistimit, te mos i mobilizoj edhe me teper kundershtaret politik.
Ne kete moment, nese PDK hap rruge, atehere fundi pak a shume dihet. Do t’i kemi kater partnere + serbet, deri diku te pasigurte, qe do te perpiqen te kryejne punet e qeverise. Ndersa PDK, si zojë, me 37 deputete do te qendroj si opozite e vetme ne Kuvend. Kurdo qe do te mbahen zgjedhjet, PDK do te jete ne nje pozicion teper te favorshem per t’i fituar prape ato, e atehere ndoshta duke pasur afer vetes edhe aleate te ndryshem. Po llogarise se keto partite shqiptare qe aktualisht jane bere bashke, nuk do te jene keshtu deri ne fundin e botes.
Mirepo, nese PDK do te rezistoje, ose do te abuzoje me fuqine e saj, atehere une vertete nuk e di se cfare fundi do ta prese.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen