Himarjotët-Dules: Himara është shqiptare

Analiza & Komente | Rrezore | 20.07.14 | 00:24

Kreu i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, “OMONIA” Vasil Bollano dhe kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule zhvilluan sot një takim me qytetarët e Himarës për të diskutuar lidhur me çështjen e reformës territoriale. Dule dhe Bollano e kundërshtuan reformën për ndarjen e re territoriale në Himarë. Por, përkundër shfaqjes politike të Dules e Bollanos, kanë qenë banorët ata që i kanë hedhur ujë zjarrit duke i qëndruar historisë shekullore të Himarës shqiptare. Në fjalën e tij kreu i PBDNJ-së, theksoi se në bazë në ndarjes së re territoriale, “bashkimi i Himarës me Vranishtin sipas tij ka vetëm qëllime elektorale, nisur edhe nga largësia gjeografike mes këtyre zonave, dhe kjo është një zgjidhje kundër interesave të minoritetit grek në Himarë”.

Dule u shpreh se “PBDNJ-ja nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta votojë këtë ndarje administrativo-territoriale”. Një nga banorët e ka kundërshtuar duke i kujtuar Dules se pasaportat dhe pensionet nuk e bëjnë, Himarën greke. “Himarjotët janë të shkolluar dhe shumë të ditur, – tha ai, – i njohin fare mirë territoret dhe gjërat e tyre. Ikën e vajtën në Greqi dhe në gjithë botën që vajtën, por nuk u bë Greqia jug i Shqipërisë”. Dule, teksa u shpreh se mbështet realizimin e reformës territoriale, ftoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçin që të konsultohen me himarjotët për të marrë prej tyre vizionin e tyre për të ardhmen. Nga ana e tij Bollano u shpreh se mbështet variantin 5-të të qeverisë, çka do të thotë bashkimi i Himarës me Lukovën, ose siç theksoi ai në të kundërt të mbetet siç është, me Himarën e vetme si bashki.

“Kundërshtoj ata që thonë se Himara i kundërvihet Vranishtit. Respekti është maksimal, por nuk na bashkon asnjë gjë që të jemi në një njësi administrative. Kemi një tentativë që bie ndesh me çdo arsye nga cilido burim si kushtetues, historik, social. Një nga variantet që propozoi PBDNJ-ja dhe OMONIA, Himara bashki më vete, ose Himara me Lukovën dhe ai më dashakeqi është bashkimi i Himarës me Vranishtin”,- theksoi kreu i PBDNJ-së.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen