Nuk mund të ketë forcë në botë që të arrijë ta varrosë ëndrrën e lirisë së një populli

OP-ED | admin | 15.10.12 | 15:50

Nga: Ramiz  DËRMAKU
“100- vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe jubileu i 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë edhe një moment për rishqyrtimin e historisë, më ç’rast ngjarjet dhe personalitet historike do të interpretoheshin dhe vlerësoheshin nga këndvështrim objektiv shkencor”, ka thënë akademik Islami. Sipas kryeakademikut të Kosovës, këto dy jubile janë gjithashtu një rast kur gjakftohtë, pa emocione e patetizëm, të nxirren mësime nga dështimet dhe qeverisjet në të dy anët e kufirit dhe të reflektohet për një qeverisje racionale e produktive dhe perspektivë të sigurt euroatlantike.
“Pavarësia e shtetit duket sikur ndërtimi i shtëpisë, më lehtë bëhet e më vështirë mbahet”,thotë një proverb popullor.
Për  mua, problemet dhe sfidat e Kosovës janë kryesisht për mbrojtjen nga individualizmi i mundshëm territorial i shtetit, te mbrojtja nga grabitja e pasurisë kombëtare, te sundimi i ligjit, te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe te angazhimi për jetë dinjitoze të qytetarit të Kosovës.
Unë mendoj se tani është koha kur liderët dhe akademikët e Kosovës  si dhe ata të Shqipërisë , të fillojnë bisedimet për rishqyrtimin e historise shqiptare , pra thenë troq të ecim unikë drejtë bashkimit kombëtarë. Një  takim i liderëve dhe akademikeve duhet të mbahet  në Prishtinë apo Tiranë dhe të marrin vendime per rrugën ne të cilen duhet të ecim drejtë bashkimit kombëtarë.
“Me gjithë këto zhvillime dramatike, fitorja e pavarësisë së Shqipërisë dhe fitorja e pavarësisë së Kosovës, gati një shekull më pas, dëshmojnë se nuk mund të ketë forcë në botë që të arrijë ta varrosë ëndrrën e lirisë së një populli”.Pyetjet se si mund të realizohet kjo e çfarë nënkupton bashkimi në vetvete nuk janë shtruar kurrë. Pyetjet më elementare se çfarë forme qeverisjeje do të ketë shteti i ardhshëm i imagjinuar, ku do të jetë kryeqyteti etj., nuk janë shtruar kurrë. Dhe kjo tregon se për fat të keq, megjithëse bashkimi kombëtar shihet tashmë si një proces i pashmangshëm, ata që e propagandojnë këtë ide, nuk kanë kaluar përtej nacionalizmit idealist drejt realitetit praktik. As një shqiptar normal që e dine çka do të thotë kombi dhe shteti, nuk është kundër ides për Bashkim Kombëtar. Ju lumt të gjithë atyre që punojnë për Bashkimin e popullit dhe trojeve tona etnike. Në forume nuk bëhet bashkimi, lapsi shkruan çka ti diftoi mendja, por pyetja shtrohe sa është mendja e shëndosh e individt cili shkruan siç ka thënë Sami Frashëri ; Mos shkruaj gjë kur je me nerva, ngase, gjersa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo çka mund te jetë ajo e pendës – Sami Frashëri. Po,po, ashtu po shkruajnë disa me nerva duke pa andrra. Neve nuk kemi kapacitet dhe forcë as 5% ti realizojmë ato që shkruajmë, prandaj disa nga ato fantazma i konsideroi vetëm humbje kohe. Neve kemi platformen e Lidhjes së Prizrenit për bashkimin kombëtar.  Asgjë nuk është e parealizueshme, vetëm nevojitet kohë, durim dhe menquri. Unë pajtohem me te gjithe ata qe thojn se nuk ka Shqiperi te madhe por vetem Shqiperi ne kufijt e saj natyral.Shqipëria e Kosova si shtete tani u duhet patjetër një planprogram për bashkimin kombëtar, pastaj një plan afatgjatë të përpiloj plane për ti këthyer fëmijt e saj nga mërgimi, ndarë nag trungu i saj, dhe shansi mëi mirë që ka pasur ne historin e saj shqiptaria është përtej realizimit të pavarsis së Kosovës.Të gjitha shtetet e dIjnë këtë, e dijnë  edhe Amerikanët, e di BE-ne por e dijnë edhe serbët se Kosova e Shqipëria po ecin dhe duhet të ecin me hapa të sigurtë drejtë Bashkimit Kombëtar, e drejtë kjo e garantuar edhe me Konveta Ndërkombëtare. Mbrenda Shqipërisë dhe Kosovës  vetëm ka fillu proqesi i pakthyeshem i bashkimit të trojeve shqiptare, ne radhë të parë kjo do të bëhet përtej integrimeve Europiane, duke fshirë kufijt Shqiptaro-Shqiptarë, dhe të ju lejohet qarkullimi i lirë i njerzve dhe mallrave, dominimi ekonomik është qelsi i bashkimit kombëtar. Një ekonomi stabile dhe e fortë me këto pasuri që disponon Shqipëria dhe Kosova do të kijohen parakushte të reja për ndikimin tonë me të madhë në politikën ndërkombtare, dhe duke ju referuar kësaj ne paralelisht me rritjen dhe ndikimin tonë në diplomacin ndërkombtare, rritet edhe mundësia për realizimin e Shqipëris natyrale. Pra le të jetë edhe njëher e qartë për të gjithë ( se pa shkuar në aksione konkrete) bashkimi kombëtarë do të vie por ngadalë shumë ngadalë.
Punuar me 12.010.2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen