Tubim komemoracioni në Rotweil të Gjermanisë

Diaspora | Zef Prenka | 20.07.14 | 18:37

Me rastin e kalimit në amshim të veprimtarit të devotshëm të qështjes kombëtare z. Zenel Osmanaj, klubi shqiptarë „Iliria“në Rotweil, të organizuar nga kryesia e këtij klubi dhe nën udhëheqjen me dinjitet të z.Qerkin Bytyqit, në prani të familjarëve të të ndjerit,miqëve,shoqërisë së tij dhe shumë dashamirëve, u mbajt një komemoracion, ku fjalën e rastit e mbajti njëri nga bashkëpunëtoret dhe mik i të ndjerit Zenel, pra,z. Lekë Preçi.

Zenel OsmanajNë ketë tubim u bashkuan një numër i madhë bashkëatëdhetarësh të z.Zenel Osmanaj, të cilët shprehën ngushllime familjes dhe njenin dhëmbje për humbjen e një atëdhetari të pa kursyer, shëmbull i mirë se si të ruhën vlerat kombëtare në mërgim.
Në vazhdim do e publikojmë tekstin e fjalimit nga z. Lekë Preçi dedikuar figurës së të ndjerit Zenel Osmanaj.

E nderuara familje Osmanaj,
Të nderuar pjesëmarrës të këtij komemoracioni

Është ky një moment tejet pikëllues dhe i dhimbshëm,për tëpërkujtuar njeriun e mrekullueshëm,humanistin,atdhetarin dhe njërin nga përsonalitetet e shquara të diasporës, Zenin tonë të dashur, i cili, u nda nga kjo jetë, për të qenë dhe mbetur përgjithmonë në kujtimet tona dhe të gjithë atyre që e njohën.
Zenel Osmanaj,ishte i dashur për secilin.I gatshëm që ta mbështes çdo njeri që kishte nevojë. Sofra e tij ishte e shtruar me zemër për secilin, banesa e tij dhe familja e tij e nderuar, çerdhe e mysafirëve të shumtë.
Me këto virtyte që e spikatën Zenin me zemër të madhe, u shqua kudo dhe u bë shembull për secilin.Në saje të shkathtësisë së tij për ti afruarnjerzit,arriti të bëjë të pa mundshmen.Sidomos, me angazhimin e tij në organizimin e diaspores të nënqiellit tonë. Që herët, nëkohën kur në kurbet erdhi në moshë tejet të re, u angazhua në organizimin e bashkëatdhetarëve. Si humanistqë ishte, nuk kurseu kohën, mundin dhe mjetët tmateriale, për të ndihmuar bashkëatdhetarët. Natyrisht,që si i ri me ide përparimtare dhe i etshëm për për shkollë, në vitin 1985, u angazhua me vëndosmeri për hapjen e shkollës shqipe në ketë pjesë të Baden-Würembergut duke mbështetur edhe arsimtarët që arrinin për ketë mision. Fillimisht, fëmijët nga Rotweili, Zeni, së bashku me bashkëmendimtarët, i bartnin pa prituar fare deri në qytetet tjera ku mbahej mësimi shqip.Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Zeni këmbëngul që shkolla të hapet edhe në Rotweil, kurse viteve në vijim, me mbështetjen e tij, grupet mësimore hapëshin edhe në qëndrat tjera.
Zeni nuk u ndal së vepruari dhe nën mbështetjen e shokëve të tij më të mirë, në vitin 1990, e themeloi edhe Shoqërinë Kulturore Shqiptare “ Iliria“. Kjo vatër kulturore, nën udhëheqjën e tij, u bë e njohur me veprimtarinë e saj jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë diasporën shqiptare. Me manifestimet dhe organizimet kulturore e sportive, kjo shoqëri identifikohej me Zenin sepse ai ishte i palodhshëm dhe lokomotivë e përhershme e bashkëatëdhetarëve.Ai ishte edhe njëri nga nismëtarët për të formuar Bashkësinë e klubeve shqiptare në Gjermani, kurse si kryetar i Aktivit të LDK në Rotweil me rrethinë, zhvilloi veprimtari të dukshme në të mirën e njerzve dhe të Kosovë, pa dallim përkatësie politike, fetare e nacionale.
Zeneli, përveç, që ishte i pa lodhshëm në angazhimin politik, ishte i dalluar me kontributet në aksionet për ta ndihmuar Atëdheun
, luftën e UÇK, fondet e ndryshme humanitare, për të mbështetur njerëzit e përvuajtur në Kosovë. Lirisë së Kosovës, Zeni, iu gëzua me zemër. I gëzohej edhe rritës së saj, kurse vëndlindjen, Rugovën, Kuçishtën, Pejën, i mbante në zemër dhe krenohej kurdoherë.
Zeni ishte tejet tolerant dhe mirëkuptues por edhe i ashpër kundër padrejtësive që iu bëhëshin njerëzve. Prandaj, në një intervistë të dhënë në gazetën „Bujku“ në maj të vitit 1997, me guxim dhe kurajo qytetare dhe prej veprimtari me përvojë, foli edhe për patriotët me bateria. Ëmërtim ky që mori dhenë dhe u bë sllogan i të folmës në përditshmerinë shqiptare.
Pra, togfjalëshi „patriot me bateria“ për herë të parë u përmend nga Zeni, pastaj u bë pjesë përbërëse në emisione humori të televizioneve gjithandej.
Zeni ishte bashkëshirt dhe prind i mirë që fëmijët e tij i edukoi dhe orjentoi për të qenë shembull. Për shkollimin e tyre nuk kurseu asgjë dhe mburrej kurdoherë me të arriturat e tyre. Ishte tejet i kujdesshëm për familjen, motrat, vëllezërit dhe farefisin, për të cilët fliste gjithnjë me mburrje dhe krenari.
Zeni në ketë botë po lë më të dashurit e tij: familjen, miqtë, shokët, dashamirët, përkrahësit, të cilëve u shërben si shembull i mirë.
Po na lë të gjithëve,me kujtimet më të mira që o të jenë gjithnjë të pranishme në përditshmërinë tonë.Zeni u nda nga ne, për të shkuar në botën e amshueshme, e lusim Zotin- në xhehnetin e merituar, për të takuar familjarët më të dashur, për të cilët ndjente mall dhe dhimbje që dinjitetshëm i mbante për vete.
Neve do të na mungoj Zeni por do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne dhe veprimtarinë e klubit, që gjithnjë, kurajon dhe besimin e tij, ta marrim si model dhe shëmbull më të mirë.
Faleminderit për të gjithë atë që bëre për ne, Zenel i dashur. Mburremi që të patëm kryetar të klubit. Mburremi që mbetesh kryetar nderi i klubit tonë.
Çoftë i pa harruar Zeni dhe puna e tij, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi shpirtin e tij.
LAVDI !

Në fund z. Qerkin Bytyqi, lëxoi telegrame ngushllimi që kishin dërguar shumë miq dhe dashamirë të Zenel Osmanajt në prani të shumë bashkatdhetarëve dhe udheheqësh Shoqatash dhe Klubësh.
Edhe në redaksinë tonë në Rrezore kanë arritur telegrame ngushllimi për familjen dhe kolegët e Zenelit.
Telegram ngushllimi dërguan edhe z. Vitor Spaqi -kryetar i Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart, pastaj telegram ngushllimi për familjen dërguan në redaksi të rrezore.com edhe Shoqata „Yjet e Kosovës“ nga Emmendingeni, vëllezrit Mustafë e Tahir Shabani, z Lon Karrica dhe nga misioni Katolik shqiptar në shtutgart ngushlloi edhe patër Marjan Lorenci.

Për rrezore
Z. Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen