Promovimi i Librit „Në hap me Rugovën“ në Shtutgart

Histori & Fakte | admin | 15.10.12 | 21:38

Të nderuar zonja dhe zotri,

Të nderuar dashamirë të librit,

Sot, ne mërgimtarët, kemi në mesinë tonë autorin e një libri që ka bërë bujë të madhe në qarqet kulturore dhe letrare në Kosovë dhe gjithëandej ku flitet dhe shkruhët shqip. Kemi në mesin tonë zotri Adnan Merovcin autorin e librit “Në hap me Rugovën” , libër, për të cilin po shfaqet interes i madh kudo. Ky libër u promovua për herë të parë në muajin maj të këti viti , kurse gjatë verës ishte libri më i shitur në Kosovë. Unë pata fatin që këtë libër ta kem dy javë pas promovimit dhe ta lexojë me vëmendje dhe kujdes. Pse? Sepse ju e dini se ata të cilët e kanë dashtë dhe vazhdojnë ta duan Predidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, kanë qenë të interesuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar , për këtë lider të pakontestueshëm në historinë bashkohore të shqiptarëve në përgjithësi.

Kur thëm në përgjithësi, kam parasysh një fakt të pamohueshëm se të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore apo në mërgatë, fatin e tyre e kanë pasë të lidhur me fatin e Kosovës. Për këtë arsy, dhe shumë të tjera, na bëjnë neve shumë kurreshtarë për atë periudhë, për atë kohë shumë të vështirë për Kosovën dhe popullin shqiptarë. Për këtë arsy, marrja në dorë e fatit të popullit në një mjegull dhe fortunë totale nga ata njerëz e pasaqerisht nga lideri Ibrahim Rugova ka qenë guxim, trimëri e pa shoqe. Pra duke qenë se ne kemi qenë të lidhur me këtë fat, jemi kurreshtarë të dimë më shumë për kohën dhe njerëzit e posaqerisht për liderin ose siq thotë një analist, gazetar dhe filozof i Prishtinës Halil Matoshi:” Nuk do të ngihemi kurrë së lexuari për Rugëvën”.

I theksova këto fjalë, sepse, këtu ne jemi të thirrur që më tepër analizë dhe fjalë të kushtojmë librit, autorit, punës dhe metodës së përdorur për ta shkruar këtë libër të veqantë, me vlera të pakontestueshme. Ky është libri i shkruar nga njeriu më i afërt i Rugovës, apo siq thotë vetë autori Adnan Merovci duke shoqëruar Presidentin për 10 vjet nga 24 orë.

Për Rugovën janë shkruar, po shkruhën dhe do të shkruhën libra në të ardhmën, por atë që shkruan Adnan Merovci, për shkakun që përmendëm më lartë ,janë të besueshme. Natyrisht, se nuk mund tu ikim ngjarjeve të kohës dhe njerëzve që e karakterizojnë këtë kohë pa i thënë dy- tri fjalë.

Përpjekjet e popullit tonë për pavarësi janë shumë të herëshme. Prej atëherë kur kemi qenë të pushtuar. E për fat të keq, ne kemi qenë po thuaj se gjithnjë të pushtuar. Pasi po e analizojmë një kohë të pushtimit të fundit, që nga Lufta e Dytë Botërore, pra prej vitit 1946, atëherë më lejoni që ti paraqes disa fakte të shkurtëra. Vendimet e Konferencës së Bujanit për vetëvendosje nga ana e popullit të Kosovë nuk u plotësuan, as lufta patriotike e Shaban Polluzhës, as e patriotëve të tubuar rreth Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, ose siq quhet ndryshe e Djathta Shqiptare me Ymer Berishën, Marije Shllakun, Gjon Serreqin, Ndue Përlleshin e shumë të tjerë, erdh pushtumi komunist, ideologjia pan sllaviste. Dhe përseri kurrë nuk u pushua kërkesa për çlirim nga patriotët dhe veprimtarët e ndryshëm. Në bazë të kësaj lufte të pa rreshtur erdh viti 1968 protestat domonstratat për flamur dhe Universitet. Me formimin e Universitetit, me shkollimin e shumë gjeneratave do të ndryshojë gjëndja për të

mirë. U krijuan kuadra të reja, të afta që dijëshin ti dallojnë të mirat dhe të kqijat, të drejtën nga e pa drejta. Prej vitit 1975 e këtej u botuan një mori veprash letrare në të gjitha gjinitë letrare në poezi, prozë e dramatikë. Disa dalluan prej të tjerëve, sepse u specializuan në shtetet përëndimore kryesisht në Francë. Të tillët ishin Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti etj. Në letërsi nga Anton Pashku u botuan romane dhe drama deri atëherë të pa shkruara. Këta shkrimtarë, që ishin të një gjenerate cilësohën nga Sabri Hamiti si Qarku Kulturor i Prishtinës.

Pra në veprimtarinë e tyre përfaqësonin diçka të re, moderne të pa prezentuar dhe lexuar deri atëhere. Ky Qark i Prishtinës, arriti të dal nga gëzhoja e mendimit kolektiv të imponuar nga komunizmi sepse qëllimi i komunizmit ishte që njërëzve tua impononte se si të mendojnë, kurse mendimi përëndimor, shkollat përëndimore i mësonin njërëzit vetëm të mendojnë. Pra, ky Qark Kulturor i Prishtinës, të organizuar rreth SHSHK, krijoj vepra të pa lexuara deri atëhere. Shoqatat e Shkrimtarëve, në atë kohë ishin institucione kombëtare ku krijohej oponenca ndaj sistemit ekzistues politik po edhe ku artikulohëshin interesat kombëtare, kështu thotë Arbër Xhaferi në intervistën e tijë dhënë Enver Robelit “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit” f.173. Në gjysmën e viteve 80-ta , haptas u bë konfrontimi i mendimeve në mes të shkrimtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që organizoheshën atëherë shpesh anë e mbanë Jugosllavisë. Gjerat filluan të ndryshojnë, dhuna dhe represaljet jugosllave dhe serbe ndaj shqipatrëve shtohëshin ditë për ditë. Në krye të popullit të robëruar u paraqit shkrimtari i ri Ibrahim Rogova i cili erdhi në politikë me një përvojë të mirë në fushën e letërsisë, me vepra të botuara .

Vepra “Refizimi Estetik” botuar në Prishtinë në vitin 1987, është vepër shumë e rëndësishme për Ibrahim Rugovën sepse ai thotë se :”njeriu në këtë plan ka vetëm dy zgjidhje, thjeshtë e shkurt: po e jo. Refuzimi ngritet kundër imponimit kur ai është represiv”. Nga kjo fjali dhe nga ky qendrim nëkuptohët gati e tërë filizofia Rugoviane dhe angazhimi i tijë në politikë. Vepra e dytë, e cila gjithëashtu është shumë e rëndsishme për autorin, e veqantë dhe e rrallë në të gjithë kuptimet, është edhe Monografia për Pjetër Bogdanin. Rugova studioj veprën e Bogdanit “Çeta e Profetëve” ose “Cuneus Profetarium”. Bogdani, përveq që ishte një klerik, ishte edhe një prijës i popullit kundër pushtimit Osman. Jetoj në vitet 1625 deri në vitin 1689. Jeta e tijë, pikërisht për këtë shkak se ishte kundër pushtimit, përfundoi tragjikisht në Prishtinë. Pa dyshim, Rugova u frymëzua shumë nga kjo vepër se si duhët pri popullit kundër pushtimit dhe pushtuesit. Nga Refuzimi, i tha Jo pushtimit kurse nga Bogdani muar shembullin se si duhët pri popullit kundër pushtimit dhe pushtuesit. Këtë që thash, po e ilustrojë me një thenie nga ky libër i Adnan Merovcit:” Ka adhuruar shumë Pjetër Bogdanin, andaj duke e studiuar dhe njohur ndoshta e ka imituar nga pak”, f. 356.

“Levizja për liri në jo dhunë që u identifikua me Rugovën, del të jetë përfekte, po të jetë ajo që thotë dijetari Ortega Gasset se :”shteti është në fillim një imagjinatë absolute, por imagjinata zhvillohet krahas zhvillimit të vetëdijes së një populli, dhe projektohet në levizje të orjentuar me vetëdije drejt zhvillimit të shtetit…” Citat nga libri i Halil Matoshit : “Katedralë Letre” f. 113.

Në të gjitha këto ngjarje të viteve të vështira , të viteve 90-ta, dëshmitarë i drejtpërdrejtë ishte edhe Adnan Merovci. Ai , sot paraqitet me librin :”Në hap me Rugoven”, të cilin po e promovojmë sot këtu. Zaten, Adnan Merovci, ka pasë një intervistë të gjatë me gazetarët e gazetës “Zëri”, Blirim Shala dhe Bardh Hamzaj , intervistë e cila u botua si libër me titull “Pa Protokoll” në vitin 2003. Mirëpo, në këtë intervistë, nuk janë të përfishira detalisht të gjitha ngjarjet dhe faktet.

U desht që autori të përgatitet, ti përbledh dhe sistemojë më mirë materialet dhe kësaj radhe të na jep në dorë një libër shumë interesant, i veqantë e në radhë të parë një libër shumë të mirë. Jam i sigurt se kurdo që të shkruhët apo studiohet historia më e re e Kosovës, ose konkretisht ngjarjet e viteve 90-ta, pa e konsultuar këtë libër të Adnan Merivcit është e pa mundur Ato që thashë pakë më parë, janë të evidentuara dhe të analizuara detalisht në librin “Në hap me Rugovën”, Po theksojë një citat nga ky libër” Koha dëshmoi se çdo gjë filloi në Kosovë dhe përfundoi në Kosovë. Ishin shqiptarët, kthjelltësia dhe refleksi i tyre si asnjëherë në histori që planet e Garashaninit, Çubrilloviqit, Pashiqit, Andriqit, Qosiqit, Sheshelit dhe së fundi Millosheviqit për eliminim, asimilim, , zhdukje dhe emigrim të shqiptarëve nga Kosova të neutralizoheshin përmes politikës largpamëse të udhëhequr nga Ibrahim Rugova” shkruan Adnan Merovci në faqen 26. Libri fillon me fjalen e recenzetëve, natyrisht, por teksti që ka në fillim libri “Njeriu të cilit i besonte Rugova” tregon tërë përmbajtjen e librit sepse tash vazhdohet me fakte dhe argumente, me ditë dhe data, me emra dhe mbiemra duke shenuar ngjarjet e viteve të vështira për Kosovën.

Qëllimi i këti shkrimi tim që po e lexojë, nuk është që të përqëndrohëm detalisht në të gjithë kapitujtë dhe temat që shtjellon autori në këtë libër, por vetëm që të jap një mendim rreth librit sepse libri tash veq është në duar të lexuesve dhe libri e fjala janë të tyre. Ajo çka e bënë interesantë këtë libër, janë disa detaje nga udhëtimet e shumta që ka pasë Kryetari në trojet shqiptare e më së shumti nëpër Europë dhe Botë, sepse një prej programeve të tijë politike ka qenë edhe bërja dhe zënja e miqëve pra internacionalizimi i çështjës së Kosovës. Ai thotë:”Jemi popull i vogël, edhe lisat duhët ti bëjm për vete”. F.52. Por jo të gjitha këto udhëtime kanë qenë pa probleme të natyrave të ndryshme, e çka këtu befason më së shumti për të keq dhe për tu habitë, problemet e natyrës materiale. Kjo për ne mërgimtarët është e pa kuptueshme se si kanë mund të ndodhin këto gjëra kur këta mërgimtarë kanë dhënë bukur shumë DM për Kosovën dhe veprimtarët e saj.

Ju, lexues të nderuarë, kur ta lexoni këtë libër do të hasni në momente të vështira dhe të pa kuptueshme siq është rasti në aeroportin e Kllagenfurtit në Austri , por si shihet nga ky libër Rugova kurrë nuk ia ka mbyllë rrugët vetës, sepse ka pasë një besim në Zotin, dhe me këtë rast Kryetari i thotë Adnanit:”Ska problem Adnan, Zoti nuk ti mbyllë dyert. Çdoherë në një moment del një zgjidhje”, f.361. Kur më thanë që ta përgatisë këtë shkrim, pranova me kënaqësi, por kur mora ta shfetojë këtë libër, më besoni se u ndjeva në siklet.

Çka të zhgjedhi, çka të shkruaj, çka të marr e çka të lë, kur të gjitha që lexon këtu lexuesi janë shumë interesante. Dikush mund të thotë, po këto janë të dëgjueme dhe të ditura. Unë me plot gojën ju them se JO. Disa gjera nuk i kemi ditë dhe nuk i kemi lexu dhe ktu qëndron e veqanta e këti libri. Këto ngjarje janë paraqitë aqë bukur, me radhë, të shkruara me një gjuhë shumë të kuptueshme, një radhitje dhe strukturë sintaktike e fjalive që shprehin mendimin në mënyrë të qartë, të rrjedhëshme dhe të kuptueshme. Unë lëtu nuk mund të lë pa përmendë një thënie të Rugovës nga kylibër:”Mos i thoni dasporë, sepse fjala diasporë d.m.th. farë e humbur, e kjo nuk u përketë shqiptarëve që jetojnë jashtë Ballkanit, në Europë, Amerikë, Australi etj”. F.88. Kaptinë e veqantë në këtë libër janë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, konferencat me gazetarët, burgu dhe robërimi shtëpiak e shumë të tjera. Po theksojë një gjë shumë të sinqert që del nga shpirti i autorit:”Nga kjo distancë kohore me komoditet dhe shumë bindëshëm mund të shprehëm se Rugovën dhe mua nga ekzekutimi serb na shpëtoi së pari Zoti, së dyti urtësia dhe mençuria e Rugovës dhe së fundi, refleksi dhe gjindëshmëria ime”.

Autori është i sinqert në këtë libër. Kohët kanë ndryshuar pas çlirimit të Kosovës dhe natyrish se në kohë të re me njërz të ri , kjo është dialektika e ngjarjeve, por duhët besuar kur thotë.”Përmbusha 10 vjet punë pa as të vetmen shibël mbi Kryetarin, barometër ky që në jetë më jep kurajë dhe moral për tu ndier balllartë” f. 344.

Duke lexuar këtë libër, fitohët përshtypja se je në vitet e vështira për Kosovën, se je në konferencat e përjavëshme të premteve në ora 10.00, duke përseritë gjithënjë kërkesën e ti dhe të popullit të Kosovës për liri, demokraci, pavarësi, e posaqerisht moton e dashur të Kryetarit:”Kosova e pavarur dhe neutrale është zgjedhja më e mirë”, gjithënjë duke lavdëruar miqtë tanë amerikanët dhe europianet, shtetet mike dhe miqtë e Kosovës dhe të popullit shqiptarë në veqanti Papa Gjon Palin e Dytë, duke folur me kompetencë për të mirat e tokës dhe nëntokës së Kosovës, duke ideuar dhe kërkuar qysh në vitin 1993 ndërtimin e Rrugës Prishtinë-Prizren-Lezhë e shumë e shumë parashikime të tjera të cilat: “Krejt kërkesat e parashikimet e Kryetarit në dekadën e fundit të shekullit 20-të, në lidhje me rajonin dhe Kosovën, sot janë realitet” shkruan Adnan Merovci f.360. Pra, Merovci vazhdon:”

Mos gaboni të mendoni se RUGOVA ishte njeri i butë. Jo, përkundrazi. Ai ishte njeri shumë i ashpër dhe i zjarrtë. Këtë atribut e ndrydhte mbrenda. Kishte aftësi mbinatyrore që në publik ose në rreth të shfaqej si melaqe. RUGOVA kishte një shpirt agresiv kundër së keqes dhe të padrejtës. Kishte atribute rrezatuese prej profeti. Ai fliste pak, fliste shkurt, fliste thjesht, por njëkohësisht edhe saktë, kuptueshëm,pranueshëm dhe thellë” f.351. Pra RUGOVA ka qenë njeri me ORË.

Për Degën e LDK-së në Gjermani, duke udhëtuar shpesh këndej pari autori bashk me Kretarin shprehët kështu:” Dega e LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga Hafizi ishte shembull për të gjithë. Ai me kohë ishte faktorizuar me institucionet shtetërore gjermane dhe europiane dhe organizonte takime të vlefshme për delegacionet që vinin nga Kosova e Shqipëria” f.433. Për, Kreytarin e atëherëshëm ztotri Hafiz Gagicën , vetë Kryetari Rugova e quante:”Kryetari i krejt shqiptarëve në botë” f.432. Këti libri nuk mund ti bëjmë një analizë estetike spse nuk është e zhanrit të mirëfillt letrar, megjithëse çdo gjë që është e shkruar është letërsi sepse është e shkruar në njerën nga tri gjinitë letrare lirikë, epikë ose dramatikë. Ky libër i takon zhanrit historiko-dokumentar ose si një lloj ditari.

Kjo fare nuk e pengon që ky libër të mbetet unikat në letrat shqipe, në radhë të parë për lëndën që shtjellon, për kohën së cilës i referohët e për më shumë për njerëzit që vepruan në këtë kohë. Libri ka 491 faqe tekst të shkruar kurse pjesa tjetër është gjithashtu interesante spse autori është kujdes që një pjesë të madhe të fakteve me shkrim ti argumentojë me fotografi dhe dokumente të rëndësishme origjinale. Kjo është krejt e logjikshme kur dihët se një fotografi flet sa një mijë fjalë. Libri është teknikisht i përkryer, i standardeve më të larta , i shkëlqyeshëm për tu lexuar dhe i bukur për nga pamja. Qendron shkëlqyeshëm në bibliotekat shtëpiake. Autori, Adnan Merovci, në fund të librit ,paralajmëron edhe botime tjera, gjithashtu interesante, me tematikë të përafërt. Ne i dëshirojmë sukses dhe nuk do të ngihemi duke lexuar për Rugovën. Dhe për fund:

Në qoftëse, Sabri Hamiti në librin e vetë “Presidenti Ibrahim Rugova” e quan për herë të parë Presidenti Historik atëherë edhe Adnan Merovci në këtë libër përdorë atributin, shprehjen, apo ma mirë me thënë sinonimin “RUGOVIZËM” për herë të parë. Në çdo faqe të këti libri, kur është fjala për të mirën, kemi RUGOVIZËM, për menqurinë-RUGOVIZËM, për durimin-RUGOVIZËM, për urtinë-RUGOVIZËM, për trimërinë-RUGOVIZËM, për lirinë-RUGOVIZËM, për demokracinë-RUGOVIZËM, për pavarësi-RUGOVIZËM. Ashtu qoftë gjithmonë.

Ju falemnderit

Shkruan: Lekë Preçi

Literatura:

1.Adnan Merovci:”Në hap me Rugovën” Prishtinë 2012

Faqe Nr. 8 prej 8

2.Sabri Hamit:”Presidenti Ibrahim Rugova” Tiranë

3.B.Shala,B.Hamzaj:”Pa Protokoll” Prishtinë 2003

4.Enver Robeli:”Arbër Xhaferi, në Tetovë, në kërkim të

Kuptimit” Prishtinë 2011

5.Halil Matoshi:”Katedralë Letre” Prishtinë 2012

 

 

Insert i Meshës  kushtuar 100 vjetorit të Pavarëisë së shqipërisë  At marjan Lorenci

Mesha solemne kushtuar 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise

 

Aktoret e insertit  dramatik me titull

Aktoret e skenes duke interpretuar insert dramatik“ 100 vjet Pavaresi

 

At Marjan Lorenci,!00 vjet Pavarësi të Shqipërisë- Bekimi i Flamurit Kombëtar Shqipëtar

At Marjan Lorenci,100 vjet Pavarësi të Shqipërisë- Bekimi i Flamurit Kombëtar Shqipëtar

 

Pjesëmarrës në Meshën kushtuar 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë organizuar nga At Marjan Lorenci

Pjesëmarrës në Meshën kushtuar 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë organizuar nga At Marjan Lorenci

 

z. Lekë Preçi  recensent i librit

z. Lekë Preçi  recensent i librit „Në hap me Rugovën“ të autorit Adnan Merovci

 

 

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen