100 vjet Pavarësi të Shqipërisë edhe në Shtutgart.

Histori & Fakte | Zef Prenka | 18.10.12 | 20:07

Këto ndjenja, historikisht u dëshmua se një institucion kombëtar-fetar janë fretërit e kishës katolike shqiptare, që i kultivuan, i ruajtën dhe i zhvilluan pa ndalur asnjëherë,në asnjë kohë dhe për asnjë çmim!

Ata,në emër të kësaj ndejnje,këtij morali, obligimi, u përsekutuan,u vranë, u varën edhe u përbuzën nga qarqe jo atdhetare e armiqësore të domenit shqiptar, jo pse  pretendonin për të udhëhequr me politikën, por për kundër saj, që të ruhet brumi i veprave dhe aktiviteti patriotik i palcës shqiptare.

100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë  në Shtutgar

Duke qenë në vazhden e ketyre deshmive patriotike, edhe At Marjan Lorenci, Famullitar i emruar nga Dioqeza e Ipeshkvisë së Kosovës  (tash e gjashtë vite), për udhëheqjen e Famullisë Katolike Shqiptare  „E Lumtura Nëna Terezë“me seli në Shtutgart për tërë shtetin Gjerman, duke qenë mjaft i ngarkuar me punë  misionare,ai nuk harron jubiletë Kombëtare,dhe shi për ketë rast organizon dhe feston me dinjitet të lartë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i kushtuar meshën shenjte , dhe duke bekuar Flamurin Kombëtar,para një numri të madh besimtarësh dhe atdhetarësh që jetojnë e veprojnë në mërgatë,por edhe para mysafirëve nga Kosova,në rastin tonë z.Adnan Merovci që po të njëjten ditë bëri promovimin e librit të tij „Në hap me Rugovën“ nën  organizimin e Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart.

Më dt. 14.Tetor, 2012 në ora 12°°, sheshi para Kishës së San Konrad-it u stolisë me flamuj që valonin nga duar të njoma të fëmijëve  shqiptarë të lindur në  mërgim,që edhe ata të përjetojnë ato ndejenja atëdhedashurie të prindërve,gjyshëve dhe stërgjyshëve të tyre,që edhe ata të ndajnë atë ndejnë për tokën shqiptare të të parëve të tyre dhe kurrë mos ta harrojnë atë sakrificë dhe katrahurat që përjetuan të paret tanë, vetëm e vetëm që të ruhet gjeneza shqiptare Kastriotiane.

Kjo ditë, ishte për secilin nga ne,një deshmi që, sa fort jemi të lidhur me atëdheun tonë, me Tokë Arbërore e Dardane,që mbrenda meshës,të pranishmit përveq lutjeve që i drejtuan të madhit Zot për të ruajtur secilin shqipëtar kudo që ndodhet, për të ruajtur dhe mbajtur fort me shpresë edhe udhëheqësit tanë shtetëror e shpirtëror, paten rastin të përjetojnë një akt skenik- Dramë, që përfshiu në skena të shkurta por mjaft mirë të ndërlidhura që nga koha e betejat e

100 vjet Pavarësi në Shtutgart

Skënderbeut, më tej, të Kutures Gjuhes dhe Letërsisë shqiptare ,që nga Formula e Pagzimit, të autorit Imzot Pal Ëngjullit, të vazhdohet edhe në episode të Nëntorit të dytë, duke rikujtuaur para publikut edhe ngritjen e Flamurit të Pavarsisë së Shqipërisë nga dora e Ismajl Qemajl Beu-Vlora,inserte nga një moment konsulltimi me patriot të shquar të kohës si, don Nikollë Kaqorri, Luigj Gurakuqi, Et´hem Be Vlora, por edhe Marigonen e bukur dhe tashmë legjendare, që qëndisi Flamurin që do ngritej në Vlorë. Skenës nuk i mungojë as Patrioti nga Kosova Isa Boletini i cili po ashtu  iu falë Flamurit të Isamajl Beut.

Më ketë rast kulmin e qëllimit festiv pas Hymnit kombëtar e kurorzoi At Marjan Lorenci duke bekuar Flamurin Shqipëtar,që edhe në predikimin etij, që ishte nga të rrallët  e kohës për vlera kombëtare, fetare, edukative dhe prosperuese, duke dhënë bekimin  e Zotit  për shqiptarë, të duan njëri tjetrin, të kujdesën për binomin -Fe e Atëdhe- që është karakteristikë e

Bekimi i Flamurit nga At Marjan Lorenci

patriotizmit të fretërve shqiptar ndër shekuj. Një predikim që të pranishmit ndryshuan mimikat në fytyrat e tyre, që kishte të tillë që u dridhej buza nga fjalë që buronin nga shpirti i një atdhetari  të fortë që shkelqeu ketë të Dielë At Marjani!Ai nuk harroj ti përshëndes e dhe shumë figura shtetrore dhe ndëkombëtare, që u kujdesën zellshëm për keto ditë fatlume të kombit shqiptar në mesin e tyre u përshëndet edhe ish Ambasadori i Republikës së Kosovës(tani Profesor në Univerzitetin Shtetror të Hohenheim-it  ekselencën e tij z .Dr Vilson Mirdita.

Derisa,bëhej bekimi i Flamurit,të pranishmit ishin të shtangur nga surpriza dhe befasitë, që të rinjët e Famullisë  Katolike Shqiptare interpretuan rolet e tyre që, fillimisht   ishte projek ide e z. Mustafë Shabani  e më pas  ishin të përgaditur nga Motrat e nderit, Motra Terezina Paluca dhe Motra Roza Qerkini, të ndihmuara nga Këshilltaret e Famullisë në krye me z Vitor Spaqi dhe  aktivistet z. Zef Prenka  dhe z. Lon Karrica, skena nuk pushoj së aktruari,duke u çfaqur në heshtje dhe me përvujtni „E lumja Nëna Tereza“alias Martina Karrica, (audio motra Roza)që të pranishmit u përlotën nga mesazhet e saj,duke porositur popullin shqiptar ,që të japin gjithçka nga vetja  e tyre,të falenderojnë Zotin, dhe zbuloi kryerjen e amanetit të ish Presidentit Klinton dhënë Nënë Terezës, që të bëjë Kosovën e Pavarur. Ajo porositi edhe të vazhdohet rruga e trasuar nga prsidenti Dr. Ibrahim Rugova, që më pas në skenë u  çfaq edhe Dr. Rugova, alias Artan Mirdita, i cili rinqeth të pranishmit me dukjen, przentimin dhe prositë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e Pavarësisë së Kosovës Dardane,si ai i bekonte Kosovën,popullin shqiptarë,amerikën,Papa Gjon Palin e dytë,Nënë Terezën,përmes porosisë që të duan njëri tjetrin,që të mos ketë  vrasje e gjakmarrje në popullin tonë,nderon figuren e Prof.Anton Qetta dhe akte tjera që domosdo të jepnin emocione të ndiheshe shqiptar jo i asimiluar por i inegruar dhe kombëtarisht i qëndrueshëm dhe stabil.Rolet  që iterpretuan të rinjët ishin:

Lajmëtarin………………………………Liridon Përvorfi

Skënderbeun………………………….Albert Përvorfi

Kalorësit e Skënderbeut……………..Valmir Prenka dhe Liridon Përvorfi

Pal Ëngjullin…………………………….David Prenka

Ismajl Qemajlin………………………..Ukë Zefaj

Don Nikollë Kaqorrin………………….Alban Buzhala

Luigj Gurakuqin………………………. Nol Zefaj

Marigonen……………………………..Adelina Spaqi

Përcjellëset e Marigones…………….Agnesa Mirdita dhe Flora Spaqi

Nëna Terezë…………………………..Martina Karrica

Audio(Nënë Tereza)…………………Motra  Roza

Dr Ibrahim Rugova……………………Artan Mirdita

nën përkujdesjen e z. Nikollë Selita me inventar të zërimit ,ndërsa Skenari z. Mustafë Shabani,  Regjia Zef  Prenka.

 

Në fund nga kryesia e Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart,zonja Gjylie Lecaj i dhuron Mirënjohje për punën e palodhshme dhe Atdhetarizëm  të pashoq  Famullitarit  At Marjan Lorencit.

Pra,ishin çaste që të  përjetohet një epokë historisë shqiptare,nga më shumë se pesë shekullore ,duke e realizuar në maksimum qëllimin edhe nën tingujt e Pianos të drejtuar nga z. Domenik Spaqi,duke intonuar në faza sipas regjisë,Hymnin Kombëtarë ,“Kur ka ra Kushtrimi n´Kosovë dhe tjera melodi që të bënin të ndihesh mirë dhe komod.

100 vjet Pavarësi në Shtutgart

Të pranishmit u shpërndanë të qetë dhe të mbushur me ndjenja të zjarrta atëdhedashurie,disa nga të cilët morën pjesë pastaj në promovimin e  e librit „Në Hap me Rugovën“ të autorit Adnan Merovci , recensuar nga z. Lekë Preçi.

Këshilli për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Promovimi i Librit

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen