Kosovës i mungon strategjia e një politike të mirëfilltë

OP-ED | Dedë Preqi | 26.07.14 | 23:00

Nga Dedë Preqi

Nuk do të përqendrohemi për ti shpjeguar rrënjët e fenomenit të keqeverisjes së kaluar, me gjitha ato të meta që kishte deri me tani, mund të radhitet në qeveritë më të pasuksesshme të vendit dhe rajonit, dhe gjatë kësaj radhe në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të qershorit, në vete ngërthenë një prirje jo të lakmueshme, e cila më shumë bëhët fjalë për të udhëhequr prej instinktit dhe apetitëve partiake e klanore, se sa në dobi të popullit dhe shtetit demokratik të Kosovës. Ky fakt është një indikator që nënkupton cilësimin e kuantitetit politik në vend, që prish tërësinë harmonike në formimin e qeverisë së re, dhe të cilat nuk përputhën me normat strategjike dhe demokratike të një vendi, i cili ka nevojë aq të madhe për politikat zhvëllimore si as një vend tjetër në rajon.

Në këtë rast mund të numërohen shumë episode të qeverisjes së kaluar, që nuk janë për t’u lakmuar, të cilat e zbehën shpresën për të ardhmën dhe prosperitetin e një populli dhe vendi, sikur që është Kosova, prandaj përsonazhet e kësaj politike duhet vet të largohen dhe ti heqin synimet e tyre për të udhëhequr vendin në këtë mënyrë, dhe kjo dorëheqje të jetë në shenjë respekti e morali dhe dashurie, që duhet të kenë për popullin dhe vendin e vet. Dhe sikur në këto momente, gjendjen politike që ka Kosova, duke mos ditur se çfarë të bëjë në politikat e ardhshme që i presin, por më shumë kjo gardë politike u dallue me vërshimet e zhurmave dhe skandaleve politike, të cilat janë më shumë se monotone dhe sjelljet jo demokratike, mos të thëmi edhe arrogande.
Populli nuk mundet të thëllohet në psikën e tyre për të udhëheqë vendin, por atyre që ua ka besuar votën, duhet që të hedhin dritë dhe të shpërblehet populli në bazë të veprimëve aktive dhe pozitive, që së paku jeta e tyre të përmirësohet, të jetë gjallëria, sharmi dhe frymëzimi i këtij vendi, i cili kurrë më parë nuk u ngopë me frymën e lirisë dhe demokracisë, kur Kosova, tërë jetën e ka përjetuar me dridhje ethësh dhe është përgjuar çdo lëvizje e saj, e cila edhe pse e ka ditur, nuk ka mundur të dijë se çka është liria dhe demokracia. Megjithatë populli i Kosovës, akoma nuk është i liruar nga traumat e luftës së fundit, që ia imponoi okupatori serb, të cilat trauma dhe tronditjet psikike nga dhunimet e femrave shqiptare nga autorët shtazarak serb shkojnë deri në absurd.
Gjitha ato sjellje fatale The prosecution followed an driving record Standards Agency investigation. që i ka përjetuar populli shqiptarë i Kosovës, është shumë shpejtë që ti largojë nga mendja, të cilat janë objekt studimi për të ardhmën tonë, dhe të cilat duhet të na bëjnë më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar rreth idealëve dhe qëllimimëve kombëtare. Nuk duhet harruar të pagjeturit e luftës, të cilët e kërkojnë ndihmën e qeveritarëve dhe familjarëve të vet, ata janë të fshehur dikund në palët e tokës së zezë serbe, që për dikend janë vetëm skelete të harruara, ndërsa për ne, janë Mineralet e Lirisë së Kosovës.
Prandaj, në kushtet e sotme, në konstituimin e Kuvendi t të ri, si një mozaik shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, i cili ngërthenë në vete fatin e popullit dhe vendit të vet, dhe që luan rrolin e shtyllës kryesore të shtetit, deputetët e të cilit duhet të kenë pikpamje morale, intelektuale dhe politike, dhe të disponojnë mendime të mirëfillta e të shëndosha njerëzore. Pikërisht kur u konstitiua Kuvendi i parë i Kosovës, u vërejtë se bëhëj fjalë për një Kuvend të ri në historinë e saj, për një tendencë që së paku u nevoitë një kohë e gjatë me shekuj, të cilin rast e përqafuan i madh e i vogël në gjitha trojet ku marrin frymë dhe jetojnë shqiptarët.
Tani të theksojmë edhe një moment të ri, i cili e theu apatinë dhe monotoninë shtatë vjeqare të qeverisjes së kaluar në krye me PDK, dhe me rastin e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, mendohet të fillojë një etapë e re e qeverisjes në Kosovë, me bashkimin e LDK-AAK dhe NISMA, si edhe me Vetëvendosjen, e cila kjo e fundit duket pakëz radikale, me kushtet të cilat i ka paraqitë, që janë të pa kapërcyeshme, sidomos marrëveshja me Serbinë. Prandaj, Konstituimi i qeverisë së re dhe zgjedhja e kryeministrit të ri, do të ishin pikat më fundamentale të këtij viti në shtetin e Kosovës, duke shpresuar për një qeverisje të mirëfilltë dhe konstruktive, për ti realizuar kërkesat e nevojshme të popullatës kosovare.
Ata të cilët mendojnë se, kjo formë e zgjedhjes së kryeparlamentarit me 17 korrik në Kuvendin e Kosovës, nuk është kushtetuese dhe dëshirojnë ti përsërisin zgjedhjet, ata njerëz dhe grupe nuk ia dojnë të mirën këtij vendi dhe populli, por dëshirojnë ti shuajnë vetëm apetitët e veta, të cilët janë të uritur dhe të pa ngopur për pushtet. Edhe nëse përsëritën zgjedhjet, përveq që mund të shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës, dhe humbje kohe, përsëri këto formacione partiake nga LDK, AAK, NISMA, e Vetëvendosje, do të jenë të bashkuara, të cilave do tu takojë qeverisja e vendit, sipas numrave që i plotësojnë në Kuvend. Kjo nënkuptohet vetëvetiu me që janë të qarta ndjenjat dhe mocionet e tri partive të bashkuara dhe Vetëvendosjes, mbase edhe për vetë PDK, e cila duhet të kërkonte rast që ta ndihmonte vendin që të del nga kriza e përgjithshme ekonomike dhe politike.
Ndërkaq, përpjekjet për të dalë nga kriza nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave dhe konflikteve ndërpartiake , kryesisht ato kërkohen edhe në të meta fare të vogla që mund ti quaj dukush se janë të natyrës njerëzore në një anë, por që kushtojnë shumë në kurriz të popullatës. Ndërsa në politikën dhe qeverisjen e kaluar ka pasur shumë të meta dhe mangësi në gjitha linjat zhvëllimore të vendit, këtë e besojnë më së shumti fëmitë e familjeve të varfëra, të cilët e përjetojnë dhe ju mungon kafshata e kulmi mbi kokë, dhe të cilëve nuk u intereson politika, që e vërteta e tyre nuk do të thotë vetëm ajo që duket, por ta zbulojmë të vërtetën e dhimbshme , e cila nuk duket në sipërfaqe. Kosovës i duhet një politikë e mirëfilltë, me vizione të qarta dhe optimiste për të ardhmën e vet më të begatshme, e cila i ka mundësitë e volitshme për ti shfrytëzuar kapacitetët e duhura nga rinia e saj e shëndoshë dhe intelektuale.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen