Engjulli i rrejshëm

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 26.07.14 | 23:13

Donika Ibishi-Preqi

I vetmuar në një kodër shkëmbi nëpërdukej
rri i vetëm në mjegullën e orëve të qeta,
nga qetësia iknin orët e pishnajës maje dielli
muzgu pikon sytë e tij drejtuar nga qielli.

Në maje shkëmbi qëndron i ulur engjulli
etjen e thellë ia zbulojnë flakëzat e dhëmbjes,
e gjethet bien qetas në ujin e shpirtit rrëmbim
ndërsa flatrat i janë thye në fluturim.

Udhëtarëve u vie në mendje shumë pyetje,
si është e mundur të rrijë engjulli i vetmuar,​
edhe pse dikush ka ndaj tij shumë simpati
të tjerët u shikojnë vengër, apo me ironi.

Pse flatrat e tij të zeza nuk janë të bardha,
pse mendimet e t’ia ecin vërdallë,
askush nuk kujdeset të ia fshijë lotët
pse dikush më të, mundet me u tallë?…

Pse duket në këtë mënyrë i përjashtuar,
dhe për afër tij duken lulet pa shije e ngjyrë,
pse engjulli duket kështu i vetmuar
Ai, vetëm i shikon njerëzit në zemër i ndryer.

E ngjulli dikur dalngadal e fillon rrëfimin e vet,
„Edhe unë isha njeri para disa qindra vjet,
jetoja i lumtur dhe nuk ndjeja vuajtje e pikëllim
i kisha gjitha të mirat dhe e pëlqeja jetën me gëzim.

Derisa e pash një vajzë shumë të bukur,
as vet nuk e besoja, se ma humbi mendjen
ah, thash o Atë, ti ma sjelle fatin tim në gushë
si u bë, që ma dhurove të bukur këtë engjullushë.

Sytë i kishte të kaltër, flokët e argjendt
zëri i saj tingëllonte aq ëmbël buzëgaz,
sa herë fliste, si zonjë e lumtur ligjëronte
dhe kur ecën sikur pulëbardhë fluturonte.

Ajo ishte vetëm një engjëllushë e tokës,
kur e shikoje dridhëshin flokët e kokës,
dhe zemra rrahte me ritmet e shpeshta
e bardhë e kuqe sikur rrushi në vreshta.

Edhe ajo e kishte pasë dikur zemrën e thyer,
e heshtja e saj edhe yjet i kishte nxituar
vërshimin e dhëmbjeve me afshet e akullta
të rrëfehet dashuria e saj e përmbytur.

Të tillë e kisha fatin e mbi të, udhëton dëshira
e më në fund edhe unë pësova fatin e saj,
nga vala në valë ende digjëshe dhe këndoje
është orë e vrazhdë, që i takon çdo kohe.

Dhe unë mendje lehtë të gjitha ia besova
sepse paraqitja e saj para meje ishte befasi,
por engjulli ishte pothuaj sikur nga akulli,
ndërsa unë ndjeja ftohje, e herë ngrohtësi.

Por, ajo në gjuhë kishte mallkimin e saj,
dhe askush nuk kishte guxim ta kundërshtonte,
u bë, siq u bë, askush nuk e besonte,
por vuajtja për të, ishte e domosdoshme.

Dhe unë si e pa mend, mundoja ta ndryshoj fatin
mendoja ta bëjë shkas, pse e shkel tokën e zotit,
dhe ajo do të besojë mendimin tonë njëherë
edhe pse u bë që mos ta shikoja pa ironi e fer.

Dikur pa pritmas u bë gadi që të ikte pa zë,
ah, nuk mund të harroja edhe diçka pa thënë,
as unë, as dhëmbja ime dha as frika e ndjekjes
nuk i frikësojnë minutat e fundit të vdekjes.

Luftën e vdekjes, nuk e menduam këtë fjali
edhe pse është deshtë më herët me e kuptuar,
shpeshherë ata sjellin errësirë në këtë botë
engjujt e rrejshëm nuk bënë me i përqafuar.

Po të kthehëmi pranë vuajtejeve të mia
disa kohë isha e traumatizuaer në një mënyrë,
edhe bota u errësua nga ajo që ma muar zemrën,
vuajtjen time mund ta shikoje në çdo fytyrë.

Ju të tjerët çka mendoni, online casino apo kjo ishte një shaka
apo nuk e keni vë në shënjestër të bëmat e saj,
e cila rrjedh pjellë e trashigimi në kollë
që mund ta trashëgojnë fëmijët tanë të gjorë.

Më bëhët se shoh para meje, shumë lufta flijohen
dhe pas qindra vitesh vuajtjet përsëritën,
sepse luftat janë vetëm sëmundje bërthamore
të atyre që nuk mendojnë largë të ardhmën njerëzore.

Si të mbushët toka dhe bote atentate e terrore,
athua zoti do të ndërhyjë dhe do të bëhët mirë,
duhet të largohet njëherë egoizmi nga zemrat njerëzore,
njeriu gjithmonë duhet të jetojë e të frymojë i lirë.

As të vëzhgohen thash e thënmet e pa nevojshme

vetëm fjala e zotit të mbetët në maje të gjuhës,
dhe dashuria njerëzore një ushqim i shpirtit
dhe rreth vetës mos të shohim tym, as mjegull.

Apo, do të vie koha, atëherë njerëzit vetëm heshtin
sepse zoti e merr fjalën dhe vazhdon prapë ritmin e vet,
dhe bashkëpunon me njerëzit që ndjehën të pastër,
dhe vetja e tyre nuk u duket e rëndësishme nga tjerët.

Dhe përmes fjalës së zotit vepra e tyre të ndritë në qiell
njerëzit më vëmendje të qëndrojnë mbi shkëmb e rërë,
atëherë do të shkëlqejë buzëqeshja e tyre e mallëngjyer,
edhe pse vuajtjet nuk mund të ndalen ndonjëherë.

Sot njerëzit do të pyesin, o, Zot i madh pse hesht?
ndërsa ne, dukemi të kënaqur me mënyrën tonë,
lojëra të pista lozin mbi këtë tokë magjitare
e cila në ferr, apo në parajsë na drejton.

Njeriu nuk mundet ta merr me vete hidhërimin e kësaj bote,
por edhe gëzimin më vete nuk mundet ta bëjë barrë,
por, heshtja nganjëherë fol më shumë se fjala e përdalë
vetëm zoti mund ta kuptojë heshtjen e fjalës tonë me zjarr.

atëherë kur thirrëmi në banesën e përjetshme
ku sëcili do të qëndrojë mbi vuajtje, apo gëzime
në shoqërinë e engjujve të rrejshëm, apo të vërtetë
AJO që përjetojmë është më idhëta dhe ëmbëla jetë.

Donika Ibishi-Preqi

Donika Ibishi-Preqi

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen