Uzurpuesit „ja ne ja askush“ teori antidemokratike në „Parlamentin e Kosovës

Analiza & Komente | admin | 29.07.14 | 17:12

Nga Asllan Dibrani

Ajo që ndodhi me datën 17 Korrik në Parlamentin e Kosovës, pra është fjala për „Bojkotin“ skandaloz nga ata që u zotuar si çlirimtar ,por në fakt kaluan në përdhunosjen e shtetit , demokracisë dhe vlerave qe patën luftëtarët e vërtet . Bojkotit i cili kishte për qellim dhe moto „ja ne ja askush“ishte teori antidemokratike antinjerëzore dhe simbolizim i sistemit totalitar komunist.
Kjo tentativë e PDK-se është në kundërshtim me rregullat demokratike dhe tërësisht qesharake nga një aktrim fëmijëror. Kuvendi i Kosovës u tentua të manipulohet pikërisht nga zonja Flora Brovina, e cila ishte aty për shkak te moshës dhe jo për të përfaqësuar PDK-në që mbetet të dyshohet, se ra viktimë e bosëve të PDK-së, apo edhe nga paaftësia e saj sanksionoj veten e vet , që të lenë përshtypje të mirë tek shikuesit, po edhe tek vet deputetët e Parlamentit të Kosovës!. Si provë në vete ishte, se përcaktimi i ulëseve sipas marrëveshjeve paraprake u keqpërdorën dhe uzurpua më dhunë nga PDK-ja. Mosrespektim i zonjës Brovina për rendin e ditës, e kapërcej pikën tre ku flitej për krijimin e koalicioneve që u pa hapur një shkelje e rendit të ditës, nga e cila u krijuar një indinjatë nga koalicioni i „Grupi Parlamentar i LDK-AAK-Nisma po edhe të Vetëvendosjes.

Bosët aktorë të PDK-së, u panë hapur që i propozuan me gishtërinj , sy e këmbe dhe vetulla për mbylljen e paligjshme të seancës zonjës Brovina , nga e cila u bë shkelje e rëndë nga grupi i PDK-së. La përshtypjen e një partie dhunuese e institucionit më të lartë të Kosovës dhe luftë kaçakësh të paparë deri më tani në Parlamentin e Kosovës me moton „ja ne ja askush“.
Kancelaria Merkel, mikja ma e madhe e popullit shqiptar, u prononcua për koalicionin e „Grupit Parlamentar të LDK- AAK-Nisma për Kosovën , po edhe të Vetëvendosjes“ edhe për themelimin sa ma të shpejtë të qeverisë!

-Një pasqyrë e keqe u la edhe pranë përfaqësuesve të huaj diplomatike që ishin të pranishëm në këtë seancë . Nuk mbeti pa u vërejtur edhe nga politikajt botëror siç propozoj edhe Kancelaria Merkel, mikja ma e madhe e popullit shqiptar, që sa më shpejt të themelohet Qeveria e dalë nga këto zgjedhje me çka edhe e përkrahu konstituimin e Parlamentit të ri me kryetar të ri nga koalicioni i Grupit Parlamentar të LDK- AAK-Nisma, po edhe të Vetëvendosjes ,qe pati rol vendimtar në përforcimin e koalicionit në fjalë. Sipas mendimit tim ky model i koalicionit m e një frymë kombëtare, do të jetë një perspektivë qe i ka munguar Kosovës për zhvillimit të mëtutjeshëm të sajë si në ekonomi kulturë dhe politikë . Qeverisja e deritashme krijoj plagë të rënda që i duhet kohë ti shëroj Kosova. Demokracia po vepron dhe askush nuk mund ta ndal popullin shqiptar drejt „Lirisë“ dhe realizimit të interesave të tij edhe se ka të tillë që rrinë kujdestar të uzurpimit, korrupsionit ,vjedhjes dhe manipulimit dhe zhbërjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe i integruar në parametrat evropian në zhvillimin e vendit.
-Partia Demokratike në shenjë pakënaqësie e dërgoj lëndën në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se kanë besim të plotë se Gjykata Kushtetuese do ta trajtojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale këtë ankesë.
Lind pyetja çka pas kësaj përgjigjeje nga Gjykata? A thua se ky popull po hanë bari , qe akoma po i shëron plagët e luftës nga barbaret serb. PDK-ja patriote t’i ulë këmbëkryq në qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës të njëjtit kriminel dhe ish pushtues si do te ndihet ky popull!!!???…
Po sikur t’i kthejnë një përgjigjeje pozitive në favorin e PDK-së. A thua duhet të lejohet që të na qeverisin kriminelët , që po i humbin imazhin dhe vlerën dëshmorëve dhe veprimtarëve ma të devotshëm dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata qe thirren në te e nuk punojnë asgjë për te, janë rrënuesit e vlerave tona !. A thua se ky popull po hanë bari , që akoma po i shëron plagët e luftës që përjetoj nga barbaret serb?. Sot PDK-ja patriotene koalicion me serb t’i ulë këmbëkryq në qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës prapë të njëjtit kriminel dhe ish pushtues me qeverisë këtë popull , aq keq i vrare e i terrorizuar nga Serbia do të jetë një skandal. A thua si e ndiejnë veten familjaret e të zhdukurve veten kur çdo ditë po shokon botën barbarizmi i Serbisë duke u zbuluar shqiptarët e varrosur edhe nën bulevarde dhe asfaltet e Serbisë!!!???…Mos harroni se mija nënave akoma s’ju kanë terur sytë nga lotët për te dashurit e vet , që akoma janë të pa gjetur edhe me mija viktima do tu mallkojnë politikaj të mjerë kosovar !!!??? Diçka e pa besueshme çka bëhet në Kosovën e pavarur, diç një model absurd dhe që po krijon indinjatë në popull! Sipas kësaj rezulton pyetje se a thua edhe sa kohë na duhet të jemi të lirë pa diktaturë, pa kërcënime, pa bojkote, pa dhunime të „Demokracisë“, dhe deri kur po e ndjek popullin shqiptar kjo papjekuri e stilit të vjetër“ja ne ja askush“. Shpresojmë në ardhmërinë që na pret! PDK-ja të tërhiqet në opozitë dhe ta spastroj oborrin e vet nga kriminelet , hajdutet , uzurpatorët dhe korrupsioni që e kanë kapluar vendin ose për ndryshe të përballen edhe me ligjin që do t’i pret si në shumë shtet tjera edhe më të fuqishme, që zëri i popullit i ka rrënuar , burgosur dhe dënuar .Mos të tentojnë të rezistojnë më në paligjshmërinë e tyre . Të shpëtohet vendi nga zgjedhjet e reja se sikur të provohet një gjë e tille popullit të varfër të Kosovës do ti hiqen edhe disa miliona euro nga buxheti për zgjedhje të reja nga e cila PDK-ja do të jetë edhe ma e dështuar edhe ma e vetmuar nga se rezultati do të jetë mobilizimi edhe më i madh tek partneritet i koalicionit për LDK-në , AAK-në,Nismën për Kosovën dhe VV-jen.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen