Një vit pa Lulin tonë të dashur

Diaspora, Përkujtime | Zef Prenka | 05.08.14 | 00:45

Një vit pa ty, o Luli ynë i dashur.

Lulzim Saliquni 05.09.1974- 05.08.2013

Lulzim Saliquni
05.09.1974- 05.08.2013

Lulzim Saliquni
05.09.1974- 05.08.2013

Ditët po kalojnë e lotët nuk kanë të ndalur, o Luli i dashur.
Malli për ty, na këputi shpirtin, na është ndalur gëzimi, hareja pa ty nuk egziston,sepse ti o Luli ishe gëzim dhe hare për secilin prej nesh.
Buzëqeshja e jote ka mbetur një fiksim për secilin që të njohu, na mungon pa masë,jemi varfëruar edhe në shpirt edhe në zemër.
Kujtojmë se do na kthehesh,sepse ikjen tënde nuk duam ta pranojmë.
Nuk deshe as ti o Luli i dashur, por thirrjet nga mbretëria qiellore kanë pasur fuqi të tmerrshme për ne, e sigurisht se shpirti yt i duhej asaj mbretërie.
Sa shumë jemi mërzitur, sa shumë po vuajmë o Luli jonë.ti nuk ishe vetëm i yni,këtë na e thanë shumë miq, shokë e bashkëpunëtorë që ti i zbulove. Ata, janë të bindur se ti po iu mungon shumë,sepse ishin mësuar të te kishin pranë me këshilla, me angazhim, me iniciativa, me projekte të ndryshme dhe aktivitete gjithmon për të mirën e mërgimtarëve dhe mbete simbol më i çmuar i lidhjes me atëdheun, me traditën dhe rrënjet tua shqiptare.
Ne, nuk kemi aq forcë dhe kurajo për të bashkuar të gjithë shoqërinë, të afërmit dhe ata që të njohën siç bëje ti, o Luli. Por ato veti aq bujare dhe ajo dashuri aq e fortë që pate për ne, sot na mundojnë aq shumë, sa nuk po mundë të pajtohemi që ti na le dhe nuk je më në mesin tonë.
Pra, i dashur dhe i pa harrueshmi përjetësisht Luli, të faleminderit për gjithçka që bërë mirë, për buzqeshjet e ëmbla që gjithëherë na dhurove, për dashurinë që tregove ndaj çdo kujt, për mirësinë e zemërgjërsinë tënde.
Ti, ishe i mirë dhe mbetë i mirë , sepse kjo ishte slogani dhe mesazhi yt, kur thoje:“ Të jeshë i mirë është vështirë,por të mbetesh i mirë është edhe më vështirë“. Andaj, sot mbushet një vit që ike në amshim dhe babë e nënë pothuaj çdo ditë të vizituan në lulishtën ku ti pushon, ata po digjën për së gjalli për ty, janë lodhur shumë kur ta kthejnë shpinën dhe ty të lënë në mes të luleve, po të presin, por ti nuk kthehesh sepse je rënditur përgjithmonë në radhet e engjijve qiellor.
Vëllau yt, sa ka vuajtur këtë kohë pa ty, ai nuk e ka atë fuqi, që e kishte kur ju ishit bashk, kur luanit, kur vallëzonit dhe kur bashkoheshit në familje.
Më vjen të qajë për vuajtjet e tij.
Motrat tua o Luli, ato po digjën flakë për vëllaun e dashur, këshilltar, shok e gjithçka të kishin.
Janë varfërue në shpirt, janë dërmue në loqkën e zemres, sepse nuk të gjejnë askund, vetëm kujtimi yt, ato i mbanë përherë krenare, për Lulin që patën vëlla mbi gjithçka.
Motrat o Luli, nuk të ndajnë nga goja, e përkujtojnë çdo skenë të jetës kur ishit të gjithë bashk.
Ato po qëndrojnë krenare ,sepse patën një vëlla të pa shoq.
Luli, bashkëshortja dhe vajzat tua të dashura, kanë humbur më të dashurin e zemrës, por ti jeton në zemrat e tyre të thyera, ke mbetë i paharruar për ato, por dhëmbja vetëm sa na shtohet kur i vërejmë ato të vuajtura shpirtërisht, të strukura pa ndonjë mundësi hareje, sepse ua ndale gëzimin , ua shujte shpresat e një rrugëtimi të përbashkët jetësor.
Ato, janë edhe brenga e jonë dhe na bëjnë të qëndrojmë domosdo si pasardhëse tua.
Ato, janë për ne, kujtimi dhe mallëngjimi për ty.
Salomea e vogël, po rritet dhe ka kryer klasën e parë,që para një viti kur ajo filloi shkollën , ti Dedi i saj ike në amshim. Ajo, deshti që edhe Dedi i saj i dashur ta përcjellë për në shkollë, por tani thot se Dedi është në qiell dhe kujdesët për atë . Dafina kujton Dedin përmes atyre fotove që bënit së bashku, i shiqon me mallë dhe plot dhimbje.
Izabella, ajo tashmë është rritur dhe këshillat e Dedit janë udhrrëfyesi i saj, janë kurajo , e forcojnë dhe ndihet krenare që po e zëvendson sado pak Dedin.
Luli, për ty po vuajm edhe ne, kanë dhëmbje edhe ata që të njohën, sepse të gjithë ndjemjë zbrastësi dhe mungesë të madhe për ty.
Këto rreshta i kreva afër orës 1:30 ‚ të datës 05. Gusht,2014 kur ti Luli, para një viti lëshove frymën e fundit që unë daja yt dhe familja jote kurrë nuk do ta pranonim.
Qoftë i bekuar shpirti yt në mbretërinë e engjujve dhe shenjtërve!
Të qoftë lavdi për gjithmonë e jetës!
Pushofsh në Paqë të Amshueshme
Amen!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen