Në Klinë,në shënjë të 100 -vjetorit të Pavarësisë…

Histori & Fakte | admin | 19.10.12 | 21:27

Në manifestimin kulturor  të organizuar nga Drejtoria për Kulturë dhe Klubi Letrar “Vorea Ujko”, SHF “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan,  përpos kryetarit të komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, nënkryetarit Zenun Zeqa, po ashtu morën pjesë edhe studiues dhe shkrimtarë nga Tirana dhe Klina, si studiuesi Pjetër Nikolla, shkrimtarët Moikom Zeqo, Sulejman Mato, Çelik Petriti, Natali Ndoci, pedagogë të  Universitetit të Tiranës, profesor Jak Ndoci, familjarë nga Mirdita të Mësuesit të Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, nxënës dhe  mësimdhënës të shkollës fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” të Zllakuqanit, si dhe shumë dashamirës të tjerë të fjalës letrare dhe artistike. Ky manifestim kulturor dhe letrar u udhëhoq nga prof. Pal Canaj. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, theksoi se  këtë moment kulturor, edhe më shumë e madhështojnë  dy  jubile të rëndësishme, viti i shqiptarëve, që koinicidon me jubileun e madh të  100-vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që është ngjarja  më e rëndësishme  pas një shekulli të tërë të kombit tonë. Këtë moment kulturor e letrar, po ashtu e  madhëron edhe  përvjetori tjetër që lidhet më arsimin shqip, 115 – vjetorin e themelimit të shkollës së parë kombëtar në Zllakuqan, shkollë kjo e cila gjatë rrugëtimit të saj  mbi një shekullor u bë simbol i dritës së arsimit dhe të kombit. . Me këtë rast, sinqerisht ndjehem thellësisht i gëzuar që tashmë ky eveniment shumë i rëndësishëm letrar e kulturor, po mbahet në Klinë, që shpreh ndjenjën  e forcimit të një komunikimi dhe bashkëpunimi  vëllazëror  në mes  nesh, që deri dje ka munguar, edhe pse  neve si një popull i një organizmi na është mohuar ky përjetim i sotëm. Neve, si një popull i vetëm, bashkërisht,  na lidh një e kaluar e përafërt historike dhe e tashmja e ndritshme. Letërsia, kultura dhe traditat i bashkojnë popujt, pasi, duke njohur kulturën dhe historinë e një populli, njeh dhe respekton më shumë vlerat dhe njerëzit e tij.  Ky është edhe mesazhi që përçon ky manifestim   letrar e kulturor, theksoi kryetari Bashota. Në vijim, studiuesja nga Tirana, Natali Ndoci, duke folur për  librat e autorit tiranas, Pjetër Nikolla theksoi se autori Pjetër Nikolla, me qartësinë e të shkruarit prej shpirtit atdhetar dhe detyrimit të vet intelektual ka mundur të fokusojë në ditët e sotme këtë figurë të ndritur për arsimin shqiptar; në pikëpamjen metodike, shkencore e mësimdhënëse  me plot përvojë e vlefshme për brezat që vinë. Autori sjellë në fokusin aktual historinë e arsimit kombëtar që para Erës së Re e deri në ditët e sotme   që nga Bogdani, Budi, Mazreku, Gjeçovi etj. ku spikat kontributi i klerikëve për shkollat. Është mjaft pozitiv rasti kur në ditët e sotme, Dom Ben Zymi, bir i Zllakuqaniti shërbej si meshtar në Mirditë dhe ndoqi gjurmët e Abat Doçit që krahas punës kishtare u bë mësues në gjimnazet e Mirditës. Në  kapitullin e  lidhjes së popullsisë së Shqipërisë Veriore e Verilindore paraqet lidhje  gjaku me banorë të ardhur sidomos nga Mirdita, por dhe  lidhja dardane me Pirustë që janë Mirditas, apo Dukagjinët që më parë quheshin mirditasit etj. ku autori sjellë në vëmendje orientimin e bashkimit kombëtar si një lidhje gjaku që e ndanë armiqtë shekullor shovinist, serbë, grekë etj. Autori në gjithë kapitujt e librit  troket te ngritja e nivelit arsimor e kulturor, si detyra më e rëndësishme e një kombi, prej të cilës vinë të gjitha arritjet për të qenë kombi ynë  me një kulture e qytetërim bashkëkohor.  Figura e Ndritur  e “Mësuesit të Popullit’ Ndrecë Ndue Gjoka, e këtij njeriu epokal i cili për çështjen e arsimit u martirizua, do të jetë udhërrëfim për arsimin Kombëtar. Libri tjetër,“Trojet e Dardanëve” ,  pohoi studiuesja Ndoci, edhe ky është libër  historik. Në subjektin  e tij përshkon një mozaik i përzgjedhur i ngjarjeve më të rëndësishme të Dardanisë ilire me traditat më të vyera si: vertureplica.net trimëria, bujaria, atdhetarizmi dhe besimi për liri e pavarësi kombëtare, e mbledhur siç mbledh bleta nektarin dhe e sjellë në sininë e historisë sonë kombëtare. Kjo është si një enciklopedi e vogël por me vlera të mëdha.  Gjatë gjithë tregimeve historike në libër përshkon si një fill i kuq mbijetesa e kulturës e qytetërimit dardan për të mos u romanizuar e sllavizuar. Autori me të drejtë këtë qëndresë e trajton si një gjë shumë pozitive për të ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën, folklorin, etnografinë etj., etj., të cilat tek shumë popuj nuk janë përballuar dhe ka sjellë  asimilimin dhe humbjen e identitetit të tyre”, u shpreh studiuesja Ndoci. Ndërsa, studiuesi i mirënjohur dr.  Moikom Zeqa foli  për rrugën historike  njëshekullore të Shqipërisë, duke e konsideruar si ngjarjen më kulmore në historiografinë e këtij kombi. Ndërkaq, në vijim, studiuesi Zeqo duke u ndalur rreth  librit “Kosova për Ndrecë Ndue Gjokën”,  shprehet se në historinë plot sakrifica e vizionarizëm të arsimit, shkëlqen i pishtartë  edhe emri i Ndrecë Ndue Gjokës me origjinë nga Mirdita, një nga thelbet e Shqipërisë e të Kombit. Ndrecë Ndue Gjoka bëri diçka të pashembullt.  Askush nuk mund të krahasohet me të, në këtë pikë. Dhe ai pati një fund të përgjakur. Diçka heroike e mbështolli përjetësisht figurën e tij”, u shpreh dr. Moikom Zeqo. Me fjalët e tyre  këtij manifestimi kulturor i  kontribuuan  edhe Prend Buzhala, dr. Viktor Gjoka etj. Me këtë rast, Drejtoria për Arsim në Klinë, Mësuesit të Popullit Ndrecë  Ndue Gjoka (post mortum) i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë në  arsimin shqip. Në fund  studiuesi Pjetër Nikolla falënderoi të pranishmit. 

Pjeter Nikolla

Studiusi Pjetër Nikolla

 

 

Studiues nga Tirana dhe Klina

Studiuesja nga Tirana ,Natali Ndoci,gjatë fjalimit

Pjesmarrës në Sall

 

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen