PËRMES VARGUT DERI TE PUBLICISTIKA

Diaspora, Rrezore | Zef Prenka | 17.08.14 | 22:20

Shkruan: Donika(Preqi) Ibishi

Dedë Preqi, tani më në letërsinë shqipe, në krijimtarinë letrare dhe kujtesën e lexuesit ka hyrë duke sjellur tetë botime, krijimtari për fëmijë dhe për të rritur, ashtu edhe tri botime publicistike me përkushtime të ndryshme dhe nga Atdhedashuria.

Donika Ibishi-Preqi

Donika Ibishi-Preqi

Sikurse një pjesë e madhe e poetëve, ashtu edhe Dedën e preukopojnë plagët e mërgimit, të cilat e përcjellin metropolëve të perëndimit, jo duke refuzuar të mirat, as bukuritë e atyre vendeve ku jetojnë dhe veprojnë, por duke ruajtur gjithherë kujtimin, ngase kishte marrë më vete dashurinë e atyre që e sollën në këtë jetë, dashuria e prindërve dhe dashuria e çdo gjëje që i thonë A t dh e.
Ky mall, që ndjenë poeti, edhe sot nuk e lë të qetë, i cili shëndërrohet në frymëzim dhe bëhët poezi, bëhën vargje që nuk kanë mbarim, me të cilat poeti flet çdo ditë me atdheun dhe të dashurit e vet, me Kosovën dhe trojet etnike kudo që janë.
Dedë Preqi, poet, është emër i cili po lë gjurmë në letërsinë Shqipe, i cili prezentohet me një mori librash dhe vepra poetike, për të vegjël dhe të mëdhenj, kjo do të thotë se krijuesi ka depërtuar në gjitha kategoritë e lexuesve, por duke qenë dhe më interesant, poezitë e tij manifestojnë të gjitha motivet që mëton ti arrijë çdo poet.
Po t’i rrëkëmi në vazhdim këtij poeti, do të shohim se mendimet e tij, përmes gjuhës së lirë dhe të rrjedhshme dhe përmes emocioneve të frenuara, që ngërthejnë në veti gjithmonë simbolikën dhe nivelin e asaj që kërkon poezia, e cila disponon vokacionin poetik. P. sh. Në vargjet ku i këndon Rinisë: „Rini e mirë dhe në kohë të vështirë, çdo lojë e vënë në peshojë, nganjëherë e ç’frenuar si bleta, nëpër damarët e saj lëviz jeta, e tjera.

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Emocioni për vendin e tij të lindjes, për të kaluarën fëminore, për të kaluarën idilike por më mjaftë gjallëri, është thuarja që nuk del e tepërt, një referencë shumë e kërkuar kur e lexon opusin e tij, gjë e cila tregon demensionet e figurave të pa hipërbollizuara, gjerë në atë masë që mos ti rezistojë asfarë dukurie, por autori mundohet të jetë sa më autentik në pasqyrimin e figurave dhe realitetit.
Nga tërë kjo frymë krijuese e poetit Preqi, që nga vepra e parë „Jeta frymon përsëri“, jep përshkrimin e realitetit jetë-kohë, dhe gjitha atyre mundësive për ta parë dhe për t’a kapur të mirën dhe të keqën në bardhësinë e saj. Në këtë rast, fatin e popullit të vet dhe kohën që e jetoj vetë poeti e nxjerr jo vetëm në një frymëzim poetik e imagjinativ, por e përshkruan aq bukur herë në rimë, e herë në modernizimin krijues, duke këngëtuar me mallë, me vajë dhe me ligjërimë emocionale.
Jeta që bëri në fëmijëri, mbjell humanizëm te poeti dhe më vonë duke bërë gjatë jetës edhe punë pedagogu, poeti frymëzohet të shkruaj edhe për humanisten e madhe të njerëzimit Nënë Terezën, ku ia dedikon edhe një vepër poetike „Ti ishe një poerosi“. Në mesin e veprave, që janë shumë nga poezitë me përkushtim, poeti Dedë Preqi, nxjerr një blen poetik për të vegjël, duke u radhitur në lektyrat shkollore në disa Biblioteka, dhe bëhët një poet i kërkuar nga lexuesit e vegjël.
Librat e botuar janë: „Jeta frymon përsëri“, Gjakovë 2004.-„Kur zgjohet dielli“, Gjakovë 2004,- „Unë Jam“, Gjakovë 2007, – „Jeta është Agimi“, Gjakovë 2007. – „Ti ishe një Porosi“, Gjakovë 2008. – „Fshati im Balldrin“, Gjakovë 2011. – „Etje e Ngjyrave“, Gjakovë 2011, dhe libri i fundit i radhës me poezi „Adonisi dhe Gjyshi“, Gjakovë 2011.
Poeti Preqi, përveq që e shijon me një përkushtim të veqantë dhe me pasion rrugën poetike, kohën e fundit filloj të merret edhe me publicistikë, siq thotë edhe vetë poeti, ata që munden me shkrue dy-tre rreshta, nuk duhet të mbesin duarkryq, kur shohin dhe ndjejnë ndjenjën e mjerimit në shoqëri dhe në atdhe. Deda kështu bëhët padyshim lexues besnik i gazetës kombëtare „Bota Sot“ dhe pastaj një autor i qindra shkrimeve në këtë gazetë të përditshme, me ç’rast nga kjo përvojë e nxjerrë një diamant të veqantë me publicistikë, duke i ndarë në tri vëllime publicistike: „Kushtrime nga Mërgimi“, Lot Atdheu“, dhe „Meditime Mërgimtare“ (2013, Bukuresht), të cilat i boton në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Bukuresht të Rumanisë.Bekimi i Lotëve-dede preqi Dhe me iniciativën e veprimtarit, përkthyesit dhe iluministit shqiptarë z.Baki Ymeri, e përkthen në gjuhën rumune librin me poezi „ Bekimi i Lotëve“, me ç’rast parathënjën e librit e bënë poeti Lucian Gruia, me të cilin libër merr pjesë në Antologjinë letrare „Zjarri i Shenjtë“, së bashku me shumë poet shqiptarë dhe poet të tjerë nga Rumania, në kuadrin e redaksisë së revistës Shqiptari, të udhëhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedë Preqi i takon gjeneratës së re krijuese, i cili jeton dhe krijon në Zvicërr.
Duke folur për prirjet e autorit, për stilet dhe lëvizjet e tyre nëpër poezi, mund të vërehen disa intonime natyraliste dhe shumë ngjyrëshe, duke iu nënshtruar asaj kryesorës shqiptare „kuq e zi“. Në librat e poezive për fëmijë, nga përmbajtja e tyre dhe dukja estetike janë mbresëlënëse dhe me imagjinatën e fëmijëve janë të afërta dhe të kuptueshme, me ç’rast autori nuk është i njëanshëm, por motivet i merr të pakufizuara, dhe fëmijët kanë arsye të orientohen aty ku jeta e tyre është e lidhur me ambientin e tyre fëminor.
Ndërsa, në librat e poezive për të rritur, autori shprehët në mënyrë optimiste dhe vizionet e jetës bashkë me preokupimet e saja. Duhet vequar librin e poezive „Jeta frymon përsër“, ku autori frymëzohet me optimizëm, me që preokupimet e jetës nuk mbarojnë, por prapë se prapë krijohet një ritëm i ri, apo një frymë e re, që jeta e vazhdon… Në poezinë e poetit Dedë Preqi, dëshmohet jo vetëm shprehja e vargut poetik, por edhe përkushtimi i autorit përmes disa elementeve që ndikojnë pozitivisht në natyrën e poezisë, duke shpresuar se ky autor e ka rrugën e hapur në një krijimtari të vazhdueshme dhe frytëdhënëse.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen