Dimri i Teki Dervishit …!

Analiza & Komente | admin | 19.08.14 | 12:33

Dimri i Teki Dervishit !

Eduard Frrokaj

E kisha takuar maestron ne vere te vitit 2000 ne qytetin e lindjes Gjakove … rralle vinte , sa me ndeze cigare dhe me ike … E kisha lexuar “ Zhvarrimin e Pjeter Bogdanit “ dhe kisha kaluar neper “ Brege te Pikellimit “ por maestron nuk e kisha pare kurre … Ia kisha lexuar shenjat dhe kohen , kishim kaluar te gjithe se bashku ne nate thikash … Maestron kishin thene se e kane vrare … atehere kur barbaret kishin dashur ta masakronin qytetin dhe fjalen … por maestro e kishte preke lirine … mu be ta pyesja mjeshter ceshte liria … hezitova …!

1661986_774829082546590_712981737_n

Eduard Frrokaj

Nen tymin e cigares veshtronte Cabratin dhe thoshte krejte ne heshtje kote presim ata nuk kthehen me … !

Kur e mbaroj cigaren e pare e ndezi te dyten … papritmas dikush pyeti hej mjeshter ceshte liria ?!
Ngadale shikoj dhe foli : I kemi dy rreziqe prej djemeve tane qe dhane cdo gje per vendin por bashke me lirine mendojne me e marre atdheun peng e me e derguar ne oborr me luajte edhe femija me te … !

Rreziku i dyte tha eshte keqperdorimi i shumices fetare kunder orientimit Perendimor te Kosoves … keta tha nuk jane gezuar se Perendimi e ka sjelle lirine e Kosoves … do te vjene nje dite kur do te kemi problem me ekstremistet …!

Nuk i besuam deri ne fund maestros … ia kishim pare syrin lirise dhe me vete kishim popullin me optimist ne bote qe betohej ne Europen dhe Ameriken … ?!

Si eshte e mundur mjeshter i thame e kemi kaluar Bregun e Pikellimit …!

Jo djeme jeni te ri ju mashtron endrra tha … tymi i cigares i kthehej prapa … Eshte thene “ Te kujt jane delet e atij eshte kullosa “ … nuk goditen kot shtyllat e identitetit kombetar Gjergj Kastrioti , Nene Tereza … Siq ka thene Gjeqovi ka ne mesin tone me “ hajrin sa lajthia e sherrin sa shtepia “ …!

Heshtem … Tymi i cigares dhe dilema atdhetare po e vriste poetin … Mjeshter po ne jemi trima ne za , me bese , tradite dhe burreri …!!!

Jo prape ju mashtron endrra … I kam dhene shenjat tha … I shkrova “ Leter ushtarit tim“ dhe i thashe largo armen … Kepute lulen … lulen nga varrezat masive tek ora e ndalur e djalit mbi varreze … djalit qe i ka lene femijet jetim …!!!

Kam frike se nuk ka per te me degjuar sepse ne vone degjojme kur bie kembana…!!!

Mjeshte cfare po behet me ne, pashe te lumin zot mos ndeze me cigare …!!!

Mos me e pa ndeze cigaren si endrrat e bardha nuk e kisha kaluar Goli Otokun dhe kurre nuk e kisha preke lirine …!!!

Ne nuk deshironim ti besonim deri ne fund rrefimit mbi atdheun e vrare reje te Teki Dervishit ndoshta se kundershtaret e tij na thonin se shih ti Amerika “ nuk na done ne “ po na ka cliruar per interes … “ me na marre thengjillin se ne kemi rryme sa krejte planeti „… na thonin se Perendimi dhe Amerika jane demon qe e paguajne Teki Dervishin bashke me Vatikanin dhe Shejtanin …!
Mjeshteri e dinte se ata deshirojne te nderrojne tuben qe te marrin kullosen per delet e shkretetires …!

Dimer eshte tha … Rilindasit kane thene se diellin e kemi ne Perendim … Poetin po e vriste cigarja dhe atdheu … te dyjat e kishin fute ne loje tere jeten …!!!

Cka eshte vdekja mjeshter e pyeti dikush … Njerezit shkojne si qeni ne rrush tha … Kombet mbesin … une per vete nuk dua himne ne varreza … Nese vjen ushtari le ta gjuan armen le ta merre lulen e pare …!

Pjeter Bogdanin na kane zhvarros e gjuajte qeneve te rrugeve … Nene Terezen e kane shajte , humanisten tone boterore … E Gjergjit per dite ia shkruajne nektologjine …!

Rralle vinte maestro ne qytetin e lindjes … sa me ndeze cigare dhe me derguar lule ne varreza… se thoshte kote i presim ata te gjithe na i kane vrare …!!!

Ne ishim gati te cmendur … Nuk e kishim lexuar mire “ Zhvarrimin e Pjeter Bogdanit “ dhe kurre nuk e kishim kaluar “ Bregun e pikellimit “ … Tani ushtari e ka lexuar dimrin e Teki Dervishit dergon lule ne varreza , kerkon ta heq atdheun nga oborri i shtepise … ne jemi kthyer dhe po e rilexojme “ Leter atdheut “ nga Teki Dervishi shkruar nje nate dimri nen driten e qiririt me 1991 …!

Mjeshter ceshte atdheu , ceshte liria …?!
Me vrau cigarja dhe vetmia …!!!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen