Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara

OP-ED | Dedë Preqi | 21.10.12 | 08:23

Kombet e Bashkuara e përcaktuan 11 Tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të vajzave fëmijë, por nuk do të thotë se vetëm kjo ditë i mbronë të drejtat e tyre, nëse shoqëria bashkëkohore nuk mirret vazhdimisht me problemet e kësaj gjinije, kryesisht ku bëhët fjalë me martesat e hershme dhe të dhunshme të vajzave fëmijë.

Në shumë vende të botës, sidomos në ato vende ku dominon kultura dhe feja, sikur që janë India, Jemeni, Etiopia, Avganistani dhe shumë vende të tjera , të cilat janë edhe shumë vende të ngjajshme në Ballkan që ushqehen me këto tradita të shëmtuara, edhe pse ekzistojnë ligjet , që i ndalojnë martesat e vajzave të reja, në këto vende diskriminohet dhe viktimizohet vazhdueshëm në çdo kohë dhe në mënyrë të dhunshme jeta e saj, që në moshën më të re.

Këto ngjarje janë të dhimbshme, jo vetëm për një vend dhe një popull, por , për gjithë globin njerëzorë, të cilat paraqesin kulturën dhe traditën e tyre, duke mohuar të drejtat e fëmijëve, duke cunguar rritën dhe jetën e tyre para kohe dhe duke abuzuar me dinjitetin e saj fëminorë.

Këto ngjarje janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për tërë shoqërinë njerëzore, kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të mitur, të martohen me burra të moshuar, dhe akte të tilla kanë prekur edhe shoqërinë tonë shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke detyruar martesat e dhunshme që nga mosha 9-11 vjeqare.

Aktet e tilla rrjedhin si pasojë e shumë faktorëve, sidomos të faktorit social, por faktori më i rrezikshëm është vet faktori njeri, i cili me traditat e shëmtuara dhe kulturën e brishtë fetare, shkakëton çrregullim organik dhe moral, i cili fare më pak barazohet me një krim , apo gjenocid me fëmijët e mitur.

Martesa e vajzave të tilla në moshën e mitur, jo vetëm që u shkilet e drejta e tyre gjinore, por përveq tjerash , atyre u rrezikohet shëndeti, duke u pjekur dhe plakur para kohe, duke u bërë nënë – fëmi, e cila nuk ka fuqi të përballoj jetën e saj, duke bërë jetë të dhunshme me një të moshuar, sikur ta kishte baba, apo babagjysh.

Vajzave të tilla , u rrezikohet edhe morali, duke e robëruar dinjitetin njerëzor, njëherit u mohohet edhe arsimimi si rruga më shpëtimtare nga kjo sëmundje shoqërore.

Shumica e vajzave fimijë, të cilat janë të malltertuara, të margjinalizuara, të izuluara, të pa arsimuara, të keqtrajtuara, e të shitura, nuk kanë fuqi ta ngrisin zërin e tyre, prandaj , jeta dhe fati i tyre mbetët nën mëshirën e atyre që kanë ndjenja njerëzore e shpirtërore, njëherit duke zbatuar ligjet që sakcionojnë këto shëmti njerëzore.

Një fenomen i tillë i prekë edhe shqiptarët në shumë troje ku ata jetojnë dhe veprojnë, por me shumicë romët , nga të cilët, të rinjtë e kësaj etnije shumica e tyre martohen në moshën e mitur dhe jetojnë ashtu të pa regjistruar, apo pa kurorërizim.

Sipas psiko-sociologëve , martesat e tilla shkakëtojnë kriza të dyfishta sociale, sepse kjo moshë e mitur, apo e re, nuk është në gjendje që të ballafaqohet me jetën, por as ta mbajë vetëvetën.

Edhe më herët, ashtu edhe në kohën e fundit, janë ç’faqur shumë publikime dhe dokumentare, se shumica e femrave shqiptare, kryesisht nga familjet muslimane , të cilat janë përballur me martesa të detyruara, apo të dhunshme, por edhe më keq, nën kërcënime nga prindërit e tyre. Pse jo, edhe në shumicën e vendeve perëndimore, ku jetojnë shumë familje emigrantësh religjioz, si në Zvicërr, Gjermani dhe në Austri, këto fenomene martesash janë shumë evidente, edhe pse në këto vende perëndimore ekzistojnë ligjet kundër martesave të dhunshme.

Populli shqiptarë i ka traditat e veta shumë të çmuara dhe parimore, të cilat nuk cënojnë të drejtat njerëzore dhe ato të fëmijëve, por nuk mund të thëmi se në mesin e këtyre traditave ka edhe ngjyrime të traditave të huaja, mbrenda të cilave mëshihet imoraliteti, hipokrizia, politeizmi, martesat e detyrura dhe shumë elemente tjera antinjerëzore, të trashëguara , apo të imponuara nga pushtuesit e huaj, që kanë zënë rrënjë në shoqërinë tonë , duke rrezikuar jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.

As një femër, por as femra shqiptare nuk mund të vetëdijësohet, nëse nuk gjenë përkrahje nga shoqëria bashkëkohore, nëse asaj i cungohen të drejtat e saj ende pa u pjekur, apo refuzohet si qenje njerëzore, duke e vënë në një poezitë të pa lakmueshme para shoqërisë njerëzore.

Nuk mund të thëmi se ky fenomen përbuzës ndaj fëmijëve femër, rrjedh nga tradita dhe kultura shqiptare, por këtë fenomen antinjerëzor e kopjuam, apo na imponuan pushtuesit e huaj , sidomos pushtuesit otoman.

Si njëra gjini, por edhe tjetra janë të mvarura në mes vete, dhe jo njëra gjini të bie pre e gjinisë tjetër, në këtë rast e gjinisë mashkull, sikur që gjatë historisë femrat shqiptare u dhunuan me qindra e mija nga popujt tjerë, apo nga sadistët serb.

Karakteri i njeriut është i përzier deri në atë pikë kur ai është i rrezikuar me një rrëmujë të plotë shpirtërore, e cila i kërcënon të gjitha vlerat që njeriu i mbanë në vetën e vet. Dhe, nën ndikimin e një botet ë tillë, e cila nuk njehë vlerën e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke robëruar lirinë njerëzore, duke i bërë në këtë rast fëmijët objekt shfrytëzimi dhe asgjësimi, nuk quhet ndryshe , vetëm përbuzje me frytët më të çmuashme të ardhmërisë njerëzore dhe botërore.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen