Nënës Tereze

Këndi poetik | Zef Prenka | 07.09.14 | 00:42

NËNËS TEREZE

Ç’të them e ç‘të shkruaj për Ty…unë i vogli
Je gjithçka që shihet e s’shihet në tokë e në qiell
Krye-emri kryefjala Nënë Zonja e këtij globi
Shtatvogla gjigante që matesh me diell

U ngrite në krahët e dritës nëpër palë qiejsh
Zbrite në trajtë të mjellmës nga yjësitë e mija
Përtritur rrënjë më rrënjë në parakohë me rreze diejsh
Si nëpër shekuj që erdhi Shën Mërija

Në Dardani janë ngjizur gjenet e mija
Agnesa e mbirë nga rrënjë e Pellazgut
Ti mjellma e Shkup-Ohrit tim
Enkelejda e enkelejve të lashtë
Syri i djathtë i diellit në zenit

Nëpër glob shekulli pagëzoi vetëm një emër
Gonxhja e kopshtit të Dardanisë
Pëllumbesha e bamirësive Hyjnore
Çudibërësja e botës së shpërfillur
Shenjtëresha e bardhësive të mija
E vogla e froneve të njerëzimit
Edhe Roma para teje ra e përkulur

Nganjëherë në muzgjet e vonuara
Hëna shndrit me fytyrën tënde të praruar

Nënëmadhja nënë globi Nënë Tereza
E shenjta e përjetshmja Agnesa
Urata dhe vertikalja e popullit tim

Edhe po s’kërkuan të falur
Fali përdaljet e përbuzjeve të mija
Heraldika e krejtësisë në amësi
Dashuria mirësia urata shenjtëria
Amanetin ta kreu Amerika!…

Martin P Lleshi
Shtator 2005

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen