Gazetë apo burim ekstremizmit dhe dukurive negative ?!

Rrezore | Rrezore | 09.09.14 | 21:26

Gazeta Express – duhet lejuar apo ndaluar punën e ndyer të saj?!

Kurdo dhe kudo të lexohet ky burim informatash, habere, rrëna, ngatrresa, pshtjellime, foto pa asnjë lloj etike, vodeo më të shëmtuara publikime të pa redaktuara, pa baza e fakte mediatike, nxitës i konflikteve ndërmjet përsonash privat, nxitës i konflikteve ndërmjet grupeve të interesit, politikës ditore, biznesit (business), përhapjes së informatave pa asnjë lloj edukate, nxitës i konflikteve ndër fetare, shkatrrues i tolerances fetare, nxitës dhe kultivues i rrymave antikombëtare, e çka mos tjetër për keq.
Sigurisht se një portal gjegjsisht gazetë ditore si Gazeta Express, në vënde me renome demokratike nuk do lejohej, sepse nuk i kontribuon për asnjë të mirë as lexuesve, as shtetit e aq më pak gjeneratës së re, të cilën po e degjeneron në masë të pa lejueshme.
Shteti, sigurisht nuk funksionon, por lexuesit janë ata që duhet të zgjedhin gazetat ditore online, që janë në shërbim të tyre, që informojnë objektivisht, për situatën politike dhe ekonomike në kuadër të kornizave të gazetarisë së mirëfillt dhe ngjarjeve që nuk mundë të eskalojnë situatat çoftë edhe sigurinë publike.
Expressi po bënë një lojë maratonë do të thoja, vetëm që të janë të shpejtë, pa llogaritur përgjegjësinë mediatike, të drejtat autoriale, sidomos në aspektin e rrymave islamike ekstremiste që, u japin aq shumë hapsirë mediale, sa që, edhe sikur ti kishin renporterët e tyre në vëndngjarje ( Siri, Irak etj) duket të jetë e pa mundshme.
Pra, kjo do të thotë se ky medium publik është shumë i dyshimt!?
Sigurisht se në vëndet e Evropës përëndimore, që kanë stabilitet mediatik dhe shteti ligjor funksionon Gazeta Express ( online ) do të ndalohej dhe redaksia e saj do i nënshtrohej ligjit për të gjithë vëllimin e saj jo edukativ dhe destruktiv.
image

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen