Dialogu Kosovë – Serbi, mund të kryesohet nga Jahjaga dhe Nikoliç

OP-ED | admin | 28.10.12 | 14:09

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjerohet në nivelin presidencial, e kjo do të thotë se në të duhet të përfshihet edhe presidenti serb, Tomislav Nikolic dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është një nga kërkesat e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton, kërkesë kjo që do t’u bëhet e ditur në takimin e 31 tetorit presidentit dhe kryeministrit serb. Kajmi është publikuar nga gazeta serbe Blic. Siç mëson gazeta serbe nga burimet diplomatike në Bruksel, Kosova mbetet prioritet për vendimin nëse Serbia do të mund të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, prandaj është e domosdoshme që të vazhdohet dialogu në nivelin e kryeministrave, e kjo do të thotë se në mes të nëntorit, në një atmosferë konstruktive, do të takohen sërish kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi. BE-ja, por edhe SHBA-të, presin që deri në fund të vitit Parlamenti serb të miratojë një dokument, i cii mund të jetë në nivelin e deklaratës, ose strategjisë, e në të cilin do të thuhej se dialogu me Prishtinën bëhet në mënyrë të vullnetshme dhe është i dëshirueshëm. SHBA-të edhe BE-ja, presin të shohin përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, respektivisht për pjesën e marrëveshjes së arritur në Bruksel nga qeveria e mëparshme serbe. “Clinton dhe Ashton do të konfirmojnë përkushtimin dhe përkrahjen për vazhdimin dialogut të filluar, por edhe përmbushjen e pritjeve, zbatimi i të cilave nuk është i dobishëm vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin”, ka thënë një burim nga Brukseli.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen