Shpërfytyrimi jo vetëm i një ish Kryeqyteti

OP-ED | Zef Prenka | 29.10.12 | 16:01

Sado që kam shumë dëshirë të mos jetë kështu,dhe uroj nga zemra që kjo të jetë vetëm bindje e imja e gabuar, mjerisht sot dhe gjatë kohë po ndodhë shpërfytyrimi jo vetëm i një ish kryeqyteti por i një kombi të tërë nga më të lashtit në Ballkan dhe më gjerë, siç janë shqiptarët.
Ish kryeqyteti Dardan,- Shkupi,nuk është vetëm ai që ka marr pamje dhe përmbajtje krejt tjetër nga ajo që e kishte para pak dekadash, por edhe hapësira gjithëkombëtare, sikur po kalon një gjendje degjenerimi moral dhe etnik (qoftë e përkohshme)e cila dëshpëron pa masë shqiptarët që ia duan të mirën vendit dhe kombit të tyre – kudo.
Për çudi,jo vetëm pushteti serb festuaka sot fillimin e masakrimit të shqiptarëve dhe pushtimin e tokave të tyre stërgjyshore,në veri-lindje të trojeve tona,por edhe në jugë të Shqipërisë, paska lajmëruar marshimin e tij grupimi i njohur nacionalisto -politik dhe greko-nazist, „Agimi i artë“ i njohur edhe për veprimet anti-shqiptare, marshimin e të cilëve nuk e penguaka shteti siç edhe do duhej, por këtë ia paska „lënë në dorë“ Aleancës „Kuq e Zi“ për ti mbrojtur shqiptarët dhe tokat e tyre në jug,nga kjo fantazmë e rrezikshme për vendin dhe kombin.
Përkundër të gjitha këtyre orkestrimeve të dy kombeve dhe shteteve të njohura për qëndrimet e tyre armiqësore,ndaj shqiptarëve, në Jug dhe Veri të cilat ende nuk janë ngopur me tokat tona,dhe derisa ato jo vetëm festojnë pushtimet por kërkojnë të futen edhe më thellë në zemrën e pjesës së mbetur shtetërore shqiptare,kryeministri Sali Berisha,përkundër deklarimeve të tij pompoze „pro-kombëtare“,ka gjetur që me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,ti „gëzojë dhe shpërblej“ shqiptarët e Kosovës me anulimin e kontratës për ndërtimin e linjës 400 voltëshe të interkonjeksionit,Kosovë Shqipëri,kontratë kjo e cila zgjat që nga muaji Mars i vitit 2011, vetëm pse Banka gjermane KWF e cila financon këtë projekt me rëndësi kombëtare, paska favorizuar kompani tjera por jo ato serbe të cilat , siç duket, Sali Berisha,jo vetëm se i ka vet shumë për qejfi por dëshiron që me këmbëngulje,të njëjtat t`ua imponoj edhe shqiptarëve,me moton “ O Fazlliq o Hiq“!

Ky vit jubilar dhe me rëndësi të madhe për kombin, ka peshë dhe domethënie të veçantë edhe për ish kryeqytetin e Kosovës , Shkupin i cili më 12 gusht të vitit 1912, do të çlirohej për të dytën herë nga shqiptarët, pas Dervish Carës, tani ishin kryengritësit e udhëhequr nga Hasan Prishtina,por atje përveç shtatores së tij, të vendosur me mjete private nga pasardhësit, nuk ekziston asnjë statujë tjetër kombëtare e cilës do figurë çlirimtare,as me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të tij.

Madje,Paria e Kryengritjes së armatosur shqiptare, në Shkup do të mbante edhe kuvendin e saj të njohur, ku do merrej vendimi historik për shpalljen e pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare-po aty! por pas pushtimit nga forcat pushtuese sllave,akti i Pavarësisë pas shumë vuajtjesh e mundimesh të mëdha mundi të arrihej në Vlorë.

Kurse sot 100 vite pas çlirimit të tij,Shkupi nuk është më as kryeqytet i Kosovës dhe as siç ishte dikur ndër qytetet tona më të mira dhe më të mëdha kombëtare, i banuar me përplot shqiptar. Tani aty mbizotëron një gjuhë e panjohur, që dikur dëgjohej pak apo nuk dëgjohej fare dhe ishte e pa njohur për te.

Kryeqyteti i dikurshëm DARDAN është i mbuluar me mbishkrime të pakuptueshme,të vëna vend e pa vend nga pushteti i një kuazi populli,që nga gjysma e fqinjëve nuk pranohet si shtet,komb as emër.

Madje, po këto krijesa të prodhuara nga sistemi i politik i Titos, si popull mish-mash dhe artificial, vjedhin pjesë nga historitë e popujve tjerë përreth,për ti kthyer ato në „dëshmi“ se gjoja paskan ekzistuar edhe më parë, bile edhe më herët se vet shqiptarët e heshtur autokton.

Të njëjtit, ftojnë „Akademinë“ e tyre shtetërore,për të prodhuar Enciklopedi që shtrembërojnë realitetet historike duke fyer më së rëndi shqiptarët,si njerëz të egër dhe ardhacak të zbritur nga malet, edhe pse ata pak shqiptar që kanë mbetur në trojet e tyre etnike atje,megjithëse të keqpërdorur dhe nënçmuar në të gjitha format e mundshme,qysh nga lashtësia janë autokton, aty.

Sot përveç një numri të kufizuar shqiptarësh në ish kryeqytetin e Kosovës në Shkup ,jo vetëm që mungon gjuha por edhe simbolika shqiptare në te. Çlirimtarët e vërtet të tij që nga Dervish Cara e deri te udhëheqësit e kryengritjes së përgjithshme kombëtare, përveç Shtatores së hedhur në bronz të Hasan Prishtinës, e cila këtë vit me parat e pasardhësve të tij u përurua në çair,të gjithë të tjerët mungojnë.
Madje derisa Shkupi mbytet përditë e më tepër nga „përmendore“ të përmasave marramendëse dhe turli-çfare; serbe, greke dhe bullgare, të emëruar në mënyrë të dyshimtë si “ heronj-maqedonas“ të cilët nuk kanë historikisht as fizikisht,fare të bëjnë me këtë qytet, statujat e çlirimtarëve të vërtet historik,si e Bajram Currit dhe Isa Buletinit, por edhe e figurës së ndritur të Bajram Daklanit, i cili në vitin 1912 ndër të parët,hyri dhe ngriti lart Flamurin kombëtar të çlirimit në Shkup, për çudi, sot e kësaj dite atje mungojnë.

Ndaj pamja jo vetëm arkitektonike por edhe ajo historike si dhe përbërja njerëzore e Shkupit dikur dhe sot nuk është vetëm shumë e madhe dhe më tepër se shekullore, por për fat të keq po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha antihistorike. Madje, as për këtë 100 vjetor nuk vendosen në vendin e merituar ata që kishin ëndërr çlirimin e Shkupit dhe lirin e trojeve të tyre etnike,por kundërshtarët e lirisë, bashkimit dhe të drejtës së shqiptarëve për shtet kombëtar.

Ndaj shenjat e atyre që luftuan dhe e çliruan Shkupin, por nuk e gëzuan lirinë, pothuajse nuk mund të shihen më askund nga askush dhe as nga pasardhësit e çlirimtarëve, siç ëndërronte dikur heroi Hasan Prishtina, pasi që ato po zëvendësohen shpejt dhe dhunshëm, pa asnjë kriter dhe të drejtë historike, me simbole që për nga origjina,ngjarjet dhe zhvillimet historike nuk i takojnë vendit ku ato vendosen, njerëzve dhe as ish kryeqytetit të Kosovës.

Veprime të tilla,nuk kanë të ndalur përkundër të vërtetës së njohur historike për të gjithë, se ata që pa të drejtë sot zënë vend këtu,nuk kishin dje dhe nuk kanë as sot, asgjë të përbashkët me kryeqytetin Dardan-Shkupin. Ndaj nëse vazhdojnë këto trende zëvendësimesh të panatyrshme,pa asnjë rregull dhe kriter, në të ardhmen jo të largët, kushedi si dhe nga kush do të festohen përvjetorët e ardhshëm të çlirimit të ish kryeqytetit Dardan- Shkupit, por nga shqiptarët, kam frik se më jo….
Gani Qarri Cyrih,28 Tetor 2012

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen