Deputetet e Kuvendit duhet urgjentisht të mblidhën në seancë pune

Analiza & Komente | Rrezore | 11.09.14 | 22:40

Nga Zef Prenka

Në qoftëse kryeministri në largim, mendoj, ka instaluar një agjenci të tipit mafioz nëpër Kosovë dhe në qoftëse megjithatë nuk po mundë të krijoj institucione, atëherë, ose ishin vjedhur votat ose del të jetë i dështuar.
Por, në asnjë mënyrë nuk tolerohet që për teket e tij të mbahet peng Kosova!?
Ishte më se e kuptueshme se ndarja e PDK-së do e humbë timonin e institucioneve në vënd. Kjo situatë megjitthatë nuk e bindi Hashim Thaqin, i cili po orvatet që të shfrytëzoj të gjitha zbraztësitë kushtetutare dhe duke vënë në shërbim tërë mekanizmin e parainstaluar enkas për situata të atilla , siç ndodhemi tani.Pra, thjesht një ngerç politik i tipit klasik të bllokimit të jetës institucionale të shtetit.
Kjo sjellje e tij ( tyre ) po i bënë dëme të pa kompenzueshme Kosovës.
Nga ana tjetër, i ashtuquajturi Blloku, poashtu vërtetë ka bllokuar gjithçka deri në atë masë, sa dhe ata as vetë si duket nuk po dijnë të dalin nga kjo amulli politike.
Blloku LAN+VV janë ata që, po sjellin një forcim të ngërçit politik, sepse nuk kanë vepruar me kohë në shfrytëzimin e situatës, kur ata ishin grupi më i madhë me nr. të deputetëve( 83 sish) pas dhënjes së betimit në seancën konstituive.
Ata, nuk duhejt të prisnin asnjë vëndim të GjK, pasi ata nuk kishin të bëjnë me ndërhyrje në Kushtetutë, por me një rregullore të kuvendit e cila në fund të fundit njeh grupin parlamentar më të madhë në numër. Si situatë e krijuar do duhej të vazhdonin me seancën e radhës ku, edhe GJK duhej suspenduar për të hapë rrugë parlamentarizmit dhe në një afat kohor relativisht të shkurtër të propozohej një kryesi e re , pa Babën, që doli“cullak“në mbështetje të shefit të tij!
Një epizodë tjetër do të duhej të ndodhte, pavarësisht kësaj gjëndje të krijuar, deputetët pas skadimit të afatit ligjor për PDK-në që, dështoj ti ngrisë istitucionet e vëndit deputetët duhet urgjentisht të thërrasin seancë pune ,sepse ata kanë dhënë betimin dhe kjo ua garanton çdo vëndimmarrje me shumicë votash( nëse i kanë?).
Një apel për pjesmarrje në seancën e rregullt të kuvendit , sot lexova në fb, e bëri vetëm deputetja e kuvendit të Kosovës znj.Alma Lama.
Kjo thirrje e saj duhet të respektohet dhe deputetèt të ulën në vëndet e tyre në Parlament që të vazhdojnë zhbllokimin e jetës politiko – ekonomike të Kosovës.
Në të kundërten dëshmojnë se nuk njohin rregulla dhe duhet edhe ata të dorzojnë mandatet dhe të shkojnë në zgjedhje të lira.
Thënë sinçerisht as me Bllokun nuk jam i kënaqur, sepse është VV ajo që po vë kushte dhe edhe po të drejtojnë vëndin ne ketë përbërje do të kemi një qeveri jo plot funksionale, një qeveri që do të mundë të luaj si të dojë me shtetin, sepse atëherë opozita do jetë e pafuqishme për të bllokuar vëndimmarrjet që nuk do përputhen me vullnetin e popullit.
Të shpresojmë se nuk do zhgënjehëmi radhazi!?

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen