Libri i Dr. Sulejman Abazit “Edhe një herë mbi Strategjinë Kombëtare – Çështja Çame”

OP-ED | admin | 29.10.12 | 16:07

Kur fillova te shkruaj këtë shkrim të kësaj natyre, ishte vështire ta gjesh njeriun ma të përshtatshëm qe t’i përmbush gjithë atë qe unë doja ta qitesha në letër. Çështja kombëtare ishte një breng, ne zemrën time si  fëmijë qe isha. Lind pyetja si mbetem ne shqiptarët  akoma në këtë shekull? Akoma duke i shëruar plagët e trashëguara nga armiqtë, me copëtimin e tokave tona, akoma pa të drejtë të përdornit te gjuhës në tokën tënde, i përbuzur në tapinë tënde, andaj vendosa ta kërkoj njeriun me qiri, se cili do të jetë ai qe do te përmbush boshllëkun e idesë lidhur me këtë artikull mbi gjendjen aktuale të kombit tonë nga e cila duke kujtuar, rikujtuar dhe ngacmuar imagjinatën e të menduarit mbi kontaktet qe kam me një mori intelektualësh, krijuesish dhe publicistësh disi mu duk se  e zgjodha atë qe e kërkoja! Kështu e rikujtova emrin e Dr. Sulejman Abazit,qe një kohë  të gjatë kishim kontakte  shkëmbime idesh   dhe komunikim, njeriun e ndershëm, atë që ne sot e quajmë njeriu me integritet, i cili as nuk të shet dhe as nuk shitet, sepse udhëhiqet nga parimet e njerëzve ma të formuar, i edukuar dhe i mësuar në patriotizmin kombëtar të gërshetuar me mendjen e një intelektuali shqiptar nga Tirana.

Dr. Sulejman Abazi

Dr.Sulejman Abazi

Dr.Sulejman Abazi

i, i cili deri me tash ka botuar 8 libra të ndryshme me të cilin rast po e veçojmë këtë të nëntin me radhë me karakter nacional, gjë qe te autori vërehet frymëzimi  nacional, frymëzim kombëtarë dhe qasje   në  një brengë, qe duhet të jetë si plagë e çdo shqiptari! Si brengë në vete zoti Sylejmani kësaj  here ka marrë problemin tonë primar, çështjen e Çamërisë, nga e cila edhe titullin e librit e ka titulluar   “EDHE NJË HËRË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE”, (Mbi Çështjen Çame) shkruar në gjithsejtë 398 faqe të librit.Dr. Sulejman Abazi,  fillimisht e trajton çështje çame dhe gjenocidin grek mbi popullatën tonë atje. “EDHE NJË HERË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE – ÇËSHTJA ÇAME” nga autori i librit është përgatitur dhe shkruar me një  entuziazëm  të pa ndaleshim, me një vrull nxitës, qe ta nderojë 100 -vjetorin e  pavarësisë se Shqipërisë, edhe me një libër me vlera historike për Çamërinë tonë të përgjakur nga shovinizmi barbar grek. Ky libër është një kontribut i çmueshëm   profesional ne fushën kombëtare, ku trajton problemin e çështjes etnike të  shqiptarëve te krahinës së Çamërisë. Do t’i hyjmë në hak Dr. Sulejman Abazit po qe nuk i potencojmë vlerat e tij dhe angazhimin në aktivitete dhe veprimtari kombëtare, e veçanërisht në “Unionin Kombëtar Shqiptar-UNIKOMB” një lëvizje  në vete për bashkimin kombëtar nga e cila po i vëmë në radhe opinionin e tij për lexuesin citojmë;

Shqipëria natyrale

Shqipëria natyrale

UNIKOMB – UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR, NUK ESHTE PARTI POLITIKE, POR ORGANIZATA ME E MADHE MBARESHQIPTARE. AI ESHTE VENE NE SHERBIM TE ZBATIMIT TE FILOZOFISE POLITIKE TE MAGJISTER UKSHIN HOTIT. DO TE MBROJME ME CDO CMIM VLERAT TONA ATDHETARE. JEMI NE RRUGEN E PLOTESIMIT TE AMANETIT TE DESHMOREVE TE KOMBIT. NE LUFTOJME PER RIBASHKIMIN KOMBETAR, PER SHTETIN KOMB, NEN EMRIN SHQIPERI.

(Në mbështetje të Deklaratës se Këshillit te UNIKOMB – Kosovë)

Kush guxon te regjistrojë UNIKOMB në KQZ dhe ta barazoje me parti politike? UNIKOMB ka kohe qe punon me programin e magjistër Ukshin Hotit dhe profesorit Halil Ali Demes.
Kush do të beje veprime te tilla te mendohet mire. UNIKOMB është i regjistruar ne Tirane dhe do te regjistrohet kudo vetëm sipas ligjit për veprimtarinë e organizatave joqeveritare. Ai këlysh Serbie qe do te marre këtë iniciative ta denoncojmë me gjithçka publikisht. Kush ka marre përsipër një “mision” te tille te denoncohet me emër, qofte individ apo grup, publikisht dhe jo vetëm aq, por është e nevojshme te thirret mbledhja e këshillit te Kosovës dhe Kryetareve te Degëve për ta analizuar këtë situate. UNIKOMB nuk është parti politike, as organizate faccebooku, por sot ai po frymon shumë ashpër dhe me dhimbje atje ne terren, sepse po i dhemb ne zemër për tragjedinë tone kombëtare.

Pamje e Dr.Sylejman Abazit me parullën kam në ëndërr Shqipërinë etnike e cila vet pamja e kësaj flet dhe inspiron për çdo shqiptar qe në zemër ta ketë Shqipërinë , ajo qe ishte dhe ajo qe duhet te jetë nuk kemi çka shtojmë parullës se lartshënuar pos kjo parullë le te jetë si shtekveprim për Shqipërinë e bashkuar!

UNIKOMB u takon djemve dhe vajzave te popullit shqiptar kudo, kudo, vetëm atyre qe janë të pastër dhe shume larg pisllëkut te sharrllataneve dhe “trimave” të internetit. UNIKOMB është i shtrire ne te gjithë trojet etnike, ai po organizohet dhe riorganizohet kudo, kudo, dhe shume shpejte do te dale ne balle te lëvizjes kombëtare shqiptare, duke ruajtur te pastër dhe me çdo çmim idealin tone kombëtar, amanetin e Dëshmoreve te Kombit, gjakun e derdhur për Liri dhe Pavarësi Kombëtare. Keni mbështetjen unanime te  gjithë strukturës se UNIKOMB ne Republikën e Shqipërisë për këtë deklarate me fryme atdhetare. Te gjithë ne këmbe dhe vigjilente kundër tradhtisë. Populli nuk fle, ai shikon, vëzhgon, thith gjithçka, dhe një dite do ta thotë fjalën e tij për Shqipërinë natyrale dhe etnitetin e saj . 

Faleminderit.
Kështu njeriu  nuk ka vështirësi ta vejë në sprovë idealin ,intelektin , moralin dhe qëndrimet  e Dr. Sulejman ABAZIT   pro çështjes kombëtare .

 

Pasqyrim i  Librit  qe është në përfundim e sipër të botimit!

Libri është një pasqyrë reale e nevojës kombëtare drejt një Strategjie Kombëtare të munguar, në të cilin jepet kursi i lëvizjes kombëtare, jo në mënyrë libreske, por në kushtet dhe situatat adekuate, ku rol të veçantë merr mjeshtëria e analizës shkencore në kushte e drejtime të veçanta, për të përcaktuar me vërtetësi detyrat imediate, ato afatmesme dhe afatgjata në realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për ribashkim. Ne kapitujt e parë të librit mësohet metodologjia shkencore, të dhëna mbi situatën ballkanike, krizat, efektet e tyre mbi Kombin Shqiptar, faktorët veprues që lidhen me ndërtimin e një rruge të sigurt drejt pasqyrimit dhe realizimit të objektivave madhore në shkallë kombëtare.

I ndërtuar me 13 kapituj, në brendi, ne do të mësojmë për fqinjët e Shqipërisë, veçanërisht për shtetin dhe politikën greke, për qëndrimin e politikës ndërkombëtare ndaj problemeve tona kombëtare, dhe veçanërisht për Çamërinë dhe perspektivën e trajtimit të çështjes së saj. Libri pasqyron gjendjen e popullsisë shqiptare përtej kufirit andej qe ndodhet nën trysninë e veprimit të hipokrizisë politike dhe diskriminimit. Hija e dyshimit mbi një popullsi të martirizuar, ka lënë pasojat e saj gjatë gjithë historisë së dhimbshme të popullit shqiptar të Çamërisë. Trysnia psikologjike me efekte shkatërruese mbi jetesën e popullsisë çame, ka bërë që kjo popullsi, në besimin e saj mysliman dhe ortodoks, të përballet me gjenocidin shtetëror. Ajo sot ka mprehur vigjilencën, duke u përshtatur në mbrojtje të identitetit kombëtar. Duhet pranuar se urrejtja që funksionon edhe sot në mënyrë të njëanshme nën nxitjen sistematike të faktorit grek, ka baza të hershme.

Pas heqjes së sundimit osman, shteti grek hodhi sytë nga pronat e pasura të Çamërisë, duke synuar t’u shpërndante tokat e bejlerëve vendas bujqve  grekë. Kulmi i urrejtjes filloi pas vrasjes së 70 shqiptarëve çamë të Paramithisë në përroin e Selanit. Është një temë që kërkon një analizë të hollësishme të karakterit historik, brenda së cilës fshihet pabesia greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Midis të tjerave, Nikolla Zhonga në librin e tij “Rezistenca kombëtare” shkruan: “Në Thesproti, për faktin se ndodhej dhe minoriteti çam, gjendja paraqitej kritike…Është e njohur, – thekson ai, – se minoriteti i jep shkak shtetit me kombësi të njëjtë për të zhvilluar një propagandë të fortë dhe së fundi, për të rrëmbyer tokat që rron minoriteti. E vërteta është se rrallë shkojnë mirë minoriteti me shtetin ku rrojnë, sepse pak a shumë nuk gëzojnë të drejtat dhe liritë si shtetasit e tjerë” . E tillë u inskenua situata, e cila u bë një pikënisje e një gjenocidi kriminal mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.

“Reforma agrare” që u grabiti tokën çamëve. Çështja e të ashtuquajturës “reformë agrare”, u zbatua prej strukturave shtetërore greke kundër pasurisë së çamëve myslimanë të Çamërisë. Autoriteteve fashiste u interesonte të funksiononte përçarja midis popullsisë me besime të ndryshme, për të mbajtur situatën nën kontroll. Pastaj autori venë në skenë  politiken  greke kundër frikës së bashkimit të tokave të Çamërisë me Shqipërinë, nga strukturat dhe ligjet vendore greke, u ngrit në sistem çështja e rrëmbimit të tokave popullsisë çame, duke ua kaluar atë në pronësi grekëve. Kundër fenomenit të rrëmbimit u krijuan  çetat e para çame, të cilat kundërshtuan planet greke.

Pamje e kopërtinës se librit të shtatë nga Dr. Sulejman Abazit

Kur kryepleqtë ankoheshin tek autoritetet vendore, ato nuk merrnin masa, duke e lënë situatën të nderë. Në verën e vitit 1941, kryepleqtë dhe çamët Mjulla Demi, Hristo Zino, Pano Evangjeliu, Pano Goranxhi, së bashku me kryetarin e Paramithisë, Apostol Strugarin, shkuan në komandën e karabinierisë, të ankoheshin për dhunën dhe anulimin e ligjit që i shpronësonte çamët nga toka. Pretendimi fashist ishte se, “ato u krijuan me ligjet e shtetit grek dhe nuk mund të anuloheshin”.
Tokat e shpronësuara nga shteti grek kishin kaluar në përdorim të grekëve, të cilët pranuan formalisht të jepnin 18 për qind të prodhimeve nga këto toka. Këto masa asnjëherë nuk gjetën zbatim dhe përplasjet midis popullsisë vendase vazhduan. Në kohën e okupacionit, agallarët vendas u goditën dhe ranë nga ekonomia. Sipas Zhongës, “udhëheqësit e Çamërisë, Masar e Nuri Dino, në mënyrë sistematike punuan për dëbimin mobile casino e autoriteteve greke dhe zëvendësimin e tyre me shqiptaro-çamë”. Çamët, duke qenë autoktonë në trojet e tyre, u atakuan më strukturat e shtetit grek. Këndvështrimet mund të jenë të ndryshme, por frika greke për një bashkim të mundshëm të tokave të Çamërisë me Shqipërinë, e nxitën atë të parapërgatiste masakrën e madhe, e cila do të finalizohej me gjenocidin kriminal të vitit 1944-45, për spastrimin etniko-fetar të Çamërisë.

Pamje nga  përdhunimet , masakrat, torturat dhe përndjekjen e popullatës  çame nga trojet e veta ne vitin 1944 ku akoma nuk i ka  kërkuar llogari Greqisë  akoma  as nuk u be ndonjë denoncim ndërkombëtar nga ana e  Shqipërisë pran  kombeve të bashkuara!

Në zbatimin e strategjisë antiçame, strukturat e shtetit grek dhe më pas ato fashiste, organizuan nxitjen e fenomenit të vëllavrasjes midis çamëve me besime të ndryshme fetare. Situata u ndërtua me dinakëri, dhe filloi të funksionojë. Krijimi i Këshillit të Çamërisë, në qershor të vitit 1942, me njerëz vendas patriotë çamë, nuk u pa me sy të mirë nga qarqet vendase, dhe ky moment u shfrytëzua për të nxitur përplasjen e brendshme në popullsinë shqiptare të Çamërisë. Zhonga shkruan, “Margëlliçi ishte pika më nevralgjike e Thesprotisë dhe shqiptaroçamët në 12 shkurt të vitit 1942, vranë zëvëndësprefektin e Thesprotisë në Gumenicë, Jeogjos Vasillakos” . Xhandarmëria greke në fshatrat shqiptare ndiqte gjithçka nën hundën e autoriteteve fashiste.

Armiq të shqiptarëve nuk ishin vetëm grekët, por pushtuesit dhe forcat që luftonin kundër pushtuesve.(!) Qeveria Metaksa, nga njëra anë mobilizoi nën armë 1.500 djem çamë në dispozicion të frontit të luftës italo-greke, nga ana tjetër u internoi atyre pjesëtarët meshkuj të familjeve.
Ky mosbesim ndaj popullsisë çame myslimane, solli pasoja të rënda në psikolgjinë e saj. Janis J. Sharras, banor në Gumenicë, duke vëzhguar nga afër ngjarjet do të shkruante: “…Vendimi se shqiptaro – çamët do të bashkëpunonin patjetër me italianët, bazohet vetëm në hipoteza”. “Por edhe sikur të ndodhte kjo, vazhdon Sharras, bashkëveprimi do të ishte i kufizuar dhe do të kishte formën që gjeti edhe në pjesën tjetër të popullsisë greke.Dr.Sylejman Abazi paraqet një nderskojzë  pozicionin e  pa rrugë të popullatës  çame. Mos vallë nuk u gjendën grekë, të cilët u përpoqën t’i bashkëngjitnin Bullgarisë e Rumanisë pjesë nga atdheu ynë? Mos vallë nuk u gjetën grekë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin dhe vepruan në dëm të helenëve, duke plaçkitur, shtrënguar, vrarë, djegur, e shkretuar. Mos vallë, nuk u gjendën helenë dhe nuk u bënë tradhtarë e spiunë, kështu  theksohet  ne brendësinë e librit nga e cila përfiton njohuri mbi të kaluarën e hidhur të asaj historie te dhimbshme për popullin tonë  heroike  të Çamërisë.”
Në mars të vitit 1944, komanda gjermane në Paramithi ndaloi qarkullimin e shqiptarëve të armatosur, veprim ky që linte të kuptohej se dhespotin e Paramithisë e dëgjonin. Sipas Zhongës, me rastin e vizitës së metropolitit Dhoratheos dhe Myftiut të Thesprotisë në komandaturën gjermane, ai i tha vetë komandantit të garnizonit: Dhashë urdhër në të cilin thuhet: “Mitropoliti i Paramithisë është përfaqësues i qeverisë greke dhe në mbrojtje të autoriteteve ushtarake gjermane. Çdo veprim kundër personit të tij do të konsiderohet si veprim kundër ushtrisë së okupacionit dhe si i tillë do të dënohet rëndë” . “Anglezët, theksonte Zhonga, deshën që shqiptaroçamët t’i përdornin për qëllimet e tyre”. Nën përkujdesjen e anglezëve, gjenerali famëkeq grek Zerva, i konsideronte çamët si “të padëshirueshëm” në krahinën që kontrollonte me forcat e tij. Frika greke e forcimit të pushtetit shqiptar në Çamëri u shfaq me tërë potencialin e saj me ndryshimin e raporteve strategjike në rajonin e Ballkanit. Duke gjetur mbështetjen angleze kundër forcave komuniste greke, ata u vërsulën me tërë egërsinë e tyre mbi popullsinë myslimane të Çamërisë, deri në spastrimin etniko – fetar të saj.

Masakra kapërceu në përmasat e gjenocidit ku brenda një viti rezultoi me 2. 877 çamë të vrarë. Krimet nuk mund të mbulohen. Viktimat kërkojnë shpagim. Nën komandën e Theodhori Vitos, zervistët Ilia Kaço, Hristo Mavruditi, Hristo Kaço dhe Hari Diamanti më 23 shtator 1944 masakruan qytetin e Filatit. Të vrarët, 147 vetë. Faktet rrëqethëse janë një dëshmi e gjallë e egërsisë terroriste të zervistëve grekë, të cilët me bindje zbatonin urdhrat politikë të shtetarëve grekë.
Në vitet 1922-1923, qeveria greke shpërnguli me forcë shqiptarët myslimanë të Çamërisë, në shkëmbim me grekët e Azisë së Vogël, duke i konsideruar shqiptarët si “turq”. Zhvendosjet masive të shqiptarëve nga trojet etnike dhe popullimi i tyre me popullsi greke, nuk dallon aspak nga gjenocidet serbe në veri të Shqipërisë, në Kosovë dhe në Malësinë e Madhe. Shtetet e mëdha të kohës tentonin t’i rregullonin punët e tyre, duke realizuar kompromise politike për interesa shtetërore, pa menduar se i shkarkonin pasojat mbi popullsinë shqiptare. Lëvizje të tilla kanë pasur në thelbin e tyre, dhunën dhe terrorin.

Masakër kundër popullatës çame me sëpata torture barbare e ngjashme me ate serbe kundër popullit shqiptar ne Toplicë!

Kriminelët grekë nuk kanë kursyer në masakrat e tyre as fëmijët, gratë, gratë shtatzëna, pleqtë, njerëzit e lënduar, duke treguar natyrën e tyre shtazarake. Të vrarët brenda një viti arritën në 2. 877 vetë dhe shifrat e dëmeve materiale ishin të pallogaritshme. Në mënyrë definitive në memorandumin e patriotëve çamë të vitit 1947 theksohet: “…Ne jemi viktima të regjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek, ne vuajmë konsekuencat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në të gjithë Greqinë”. Pozita e myslimanëve shqiptarë në Greqi ka qenë e rrezikuar dhe e diskriminuar. Nën pushtimin gjerman, sipas autorit Zhonga, “..ekzekutimet, djegiet për fshatra të tëra, e kthyen Thesprotinë në një skëterrë zjarri dhe hekuri. Ndjenja e humanizmit ishte zhdukur, instiktet shtazarake të forcave gjermane gjenin kënaqësinë e tyre në mes të flakëve dhe të gjakrave”. “Zënia e Paramithisë nga EDES-i (korpusi zervist. shënimi im), thekson Sharras, ishte një fakt tragjik për minoritetin shqiptar çam, e cila do të thoshte larje hesapesh, që do të bëhej me rrafshim dhe me çrrënjosje të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore, nga vetë atdheu i tyre. Therjet, dhunimet, plaçkitjet, djegiet, krimet, vunë vulën e tyre në çdo qoshe të Thesprotisë” .

Në përmbledhjen mbi të vërtetën e ngjarjeve tragjike mbi popullin shqiptar çam, autori grek thekson: “…Nga sa shënojmë këtu, këto ngjarje janë plotësisht të vërtetuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Më të shumtët nga këta autorë prej kohësh kanë vdekur, të paktët që rrojnë, do të kujtojnë dhe do të pendohen”. Me të njëjtën gjuhë edhe autori Niko Zhonga përshkruan tragjedinë e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Materiale të tilla, nuk janë të panjohura për opinionin dhe inteligjencien greke. Reagimet, nxjerrja e mësimeve, duhet të ndikojnë arsyeshëm mbi qëndrimet institucionale, në mbështetje të parimeve të humanizmit njerëzor dhe të së drejtës që gëzojnë shqiptarët çamë të jetojnë në trojet e tyre. Reagimet, nuk duhet të jenë të njëanshme dhe paranoja ndaj tyre, është tregues i mungesës së emancipimit të një shoqërie që pretendon se përfaqëson ngjyrat e demokracisë(!)

Ku janë varret e të vrarëve dhe masakruarve në radhët e popullsisë çame?

Si ka mundësi që, në një shtet demokratik, çamëve u mohohet e drejta të vënë një tufë me lule dhe të ndezin një qiri në varret e të parëve të tyre? Në të kundërt të këtij qëndrimi, grekët sot kërkojnë memoriale dhe varreza në tokën shqiptare për ushtarët e tyre të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, ndërkohë që shumë prej kufomave çame të pushkatuara nga gjenocidi grek, ende kanë mbetur pa mbishkrime mbi varre dhe më keq akoma, historia e fateve të tyre tragjike është duke u mbuluar nga pluhuri i harresës prej propagandës së egër shovene.

Aktakuzat mbi gjenocidin duhet të shkatërrojnë pretendimet absurde të politikës greke. Një fakt komprometues për shtetin grek. Në popullsinë shqiptare të Çamërisë që jeton në Republikën e Shqipërisë, sot ekzistojnë një mal me dokumente autentike, të cilat vërtetojnë gjithçka që pretendohet nga kjo popullsi, për të fituar të drejtën e saj. Letërnjoftimet e çamëve, si dokumente zyrtare të shtetit grek, të cilat vërtetojnë se çamët janë shtetas grekë me kombësi shqiptare, janë një dëshmi e gjallë e padrejtësisë historike, ndaj pjesës më të dhimbshme të kombit shqiptar.

Dokumentet  e popullatës  , letërnjoftime , certifikata , dokumente pronash   sot i ka populli qe jetojnë ne Shqipëri  me vete andaj  dëshmi dhe fakte ka qe spektri politik  shqiptare të paraqes  një ( Kallxim  penal kundër Greqisë në Kombet e Bashkuara) , qe zhvilloj  gjenocid  kundër çamëve.

Në këto letërnjoftime evidencohen me saktësi mbiemri, emri, atësia, emri i nënës, vendlindja, datëlindja, kombësia, besimi fetar, profesioni dhe adresa e vendbanimit. Të emërtuara me emrin e prefekturës, bashkisë dhe katundit, të firmosura nga mbajtësi dhe të vulosura nga njësia vendore, e përfaqësuar nga kryetari i bashkisë dhe kryeplaku i  katundit, të prodhuara nga tipografia “Martini” në Korfuz, këto dokumente mbartin dhe përfaqësojnë vlerat juridike të shtetit, i cili mban përgjegjësi për shtetasit e tij. Mijëra çamë me dokumente të tilla u përzunë me dhunë nga trojet e tyre amtare, duke qenë shtetas grekë. Në periudhën e pushtimit fashist, këto letërnjoftime kishin një pjesë të tretë në gjuhën italiane dhe më pas, atë gjermane, për lehtësi të identifikimit nga strukturat fashiste të xhandarmërisë dhe rojës lokale. Veç letërnjoftimeve, popullsia çame disponon sot dokumente me vlerë mbi vërtetimin e pronësisë, vendbanimeve dhe gjeneraliteteve të tjera të lidhjes së jetës së tyre me Çamërinë. Është e pakundërshtueshme sot kërkesa e popullsisë shqiptare të Çamërisë, kthimi i shtetësisë dhe dhënia e së drejtës së rikthimit në trojet e tyre.

Prania e këtyre dokumenteve është aktakuza e popullsisë ndaj strukturave shtetërore të shtetit të tyre, është njëkohësisht fytyra e turpit të një shteti, i cili ushtroi gjenocid dhe përdori metodën e shfarosjes së shtetasve të tij dhe të spastrimit etniko-fetar. Kjo veprimtari e dënueshme mbi shtetin grek të kohës, nuk mund dhe nuk duhet të kalohet në heshtje nga politika e sotme greke, e cila pretendon se zbaton standardet demokratike të shtetit të qytetarit dhe të së drejtës. Kurrë nuk ka për t’u certifikuar si i tillë shteti grek dhe si e tillë shoqëria greke, përderisa nuk do të pranojnë ndjesën publike mbi gjenocidin dhe pranim në zgjidhen e çështjes çame.

Gjenocidi mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë!

Gjenocidi mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë ishte i paracaktuar dhe i shtrirë në kohë, nga bandat e Deli Janaqit e dhe kriminelit Napoleon Zerva. Historia flet me gjuhën e fakteve, ajo nuk mund të mohohet. Memorandumi çam i vitit 1947 akuzon rëndë shtetin grek për gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Për këtë konstatim nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Nuk bëjmë paralelizma të panevojshme midis trysnisë politike të qarqeve reaksionare dhe qëndrimeve “të moderuara” të politikave zyrtare, por qëndrimi ekstrem kur merr të njëjtën fytyrë, vërteton se politika e ka ngatërruar vetveten, duke e kthyer qëndrimin në fenomen antishqiptar.
Këtu nuk kemi të bëjmë me kundërshtime kategorike të pa principta. Nuk duhet të përhapemi pa mbarim në literaturën jetësore e shkencore, që vërteton padrejtësitë e shtetit, kishës dhe të politikës greke ndaj kombit shqiptar. Për saktësi, Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë të vitit 1947, i kujton politikës greke se, për sa kohë nuk do të marrë në konsideratë pasojat e dhunës, gjenocidit dhe shpërnguljes masive me tendenca shkombëtarizimi, popullsia shqiptare e Çamërisë nuk do të gjejë kurrë qetësi, ajo do të akuzojë dhe do të kërkojë të drejtën e saj. Ky do të mbetet një problem i hapur, duke qenë plagë e hapur, ajo ende kullon gjak nxjerr në dritë autori  këto dëshmi  të asaj kohe  .
Memorandumi drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s, me nëntekstin, “Rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin shqiptar çam në Greqi”, është e firmosur nga patriotët çamë, Taho Sejko, Tahir Demi, Hilmi Sehiti, Rexhep Çami, Kasëm Demi, Dervish Dojaku dhe Vehip Demi. Ndër të tjera, do të perifrazojmë: “…Klika shoviniste dhe reaksionare greke, prej 32 vjetësh me radhë, duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur aspak traktatet ndërkombëtare, ka përdorur kundër minoritetit shqiptar në Greqi, një politikë të shfarosjes”.

Qeveria e kohës dhe reaksionarët zervistë, të organizuar në struktura të rregullta ushtarake, kryen në kohë një gjenocid shfarosës dhe dëbimesh mbi shtetasit grekë me kombësi shqiptare, vetëm pse ata ishin në besimin mysliman. Zanafilla e shfarosjes daton në 23 shkurt të vitit 1913, me bandat e Deli Janaqit, të cilët hapur zbuluan qëllimin e politikës greke kundër popullsisë me kombësi etnike shqiptare të Çamërisë. Persekutorët e popullsisë Çame duhet të dënohen për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon shtetin grek për zbatimin e doktrinës së megalidhesë me spastrim etniko-fetar në kurriz të saj në formën e gjenocidit terrorist nën urdhrat e ish-kryeministrit Metaksa dhe deri sot në kohët moderne, të shfaqur pa kurrfarë ngurrimi në qëndrimin kokëfortë të kryeministrave që kanë drejtuar së fundi Greqinë. Me vetëdije të verbër ata janë vënë kundër ekzistencës së çështjes çame. Ata nuk kanë pasur kurajon t’i kërkojnë falje kësaj popullsie për krimin terrorist të spastrimit etnik nën urdhrat e famëkeqit Napoleon Zerva, gjeneralit Kaçimitro, dhespotit të Paramithisë, Papa Qesarit, dhespotit të Janinës, Spiridhonit, kriminelët Vasil Ballemi, fiset famëkeqe bashkëpunëtorë të tyre, Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjtë, Vitot, si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë, që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot.Akuzat vijnë në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat çnjerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën, në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç…, duke u nxjerrë foshnjat nga barku me bajonetë. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke u hequr para vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave dhe baballarëve që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre. Në emër të atyre që vdiqën të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar askush, sikur të mos ishin qenie njerëzore, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë të Çamërisë.
Faktet  tronditëse të gjenocidit mbi popullin çam!

Faktet tronditëse të gjenocidit mbi popullin çam janë ilustrim i paevitueshëm dhe tronditës i përgjegjësisë së përbashkët politike dhe qytetare, përballë krimit monstruoz ndaj njerëzimit. Faktet mbi gjenocidin janë tronditëse. Në një kohë shumë të shkurtër, popullsia çame u masakrua me rreth 4 mijë burra dhe gra të vrarë, me 550 vetë të vdekur nga torturat në qelitë zerviste, me 61 fshatra të shkatërruar, me 5. 800 shtëpi të djegura. Krimet e llahtarshme zerviste në emër të shtetit shoven grek, janë denoncuar nga europarlamentarë, por zërat e tyre janë mbytur nën kakarisjen e segmenteve konservatore të një politike hipokrite në kufijtë e zhgënjimit.
Përballë kritikave ndaj politikave zyrtare të shtetit shqiptar në sistemin komunist, i cili ishte në izolim të plotë dhe nuk mund të bënte dot për të mbështetur çështjen e popullsisë shqiptare në Greqi, e veçanërisht për popullsinë çame të përtej kufirit, shteti grek sistematikisht vazhdoi represionin dhe masat shkombëtarizuese mbi shqiptarët, duke dhënë një raport tronditës në sytë e faktorit politik ndërkombëtar. Kështu e përfundon librin  Dr Sylejman Abazi i cili libër  është mjaft voluminoz me  fakte dhe dëshmi historike qe edhe  faktori politik  kombëtar shqiptar nuk i shpalosi akoma si te tilla   me reagime  ndërkombëtare për atë gjenocid qe u zhvillua  kundër vëllezërve tanë   në Greqi. Sipas konventës ndërkombëtare  Shqiperia   zyrtare  është dashur ta vënë në  spikamë  të ngritjes se zërit  përmes ndonjë  kallëzimi  penal ndërkombëtar për  gjenocidin e Greqisë kundër popullatës çame!  Tokat tona u rrudhën  dhe janë duke u rrudhur e zvogëluar edhe për rreth 17. 700 kilometra katrore qe i posedon Toskëria Shqiptare dhe 2550 km katrore të  Çamerisë, do me thënë afërsisht sa dy herë Kosova me territor. Le te mbetet ky libër si mesazh dhe thirrje e krijimit te unitetit kombëtar, i madh e i vogël shqiptar qe te bashkohemi dhe t’i kthejmë identitetin Çamërisë tonë, bijës së Shqipërisë qe ju nda pa dreqësisht nga gjiri, prandaj të bashkohemi dhe  ta kthejmë prapë në  vendin e vet ,bashkim me Shqipërinë. Përmes këtij libri mbetet qe ta urojme Dr.  Suleman Abazin për kontributin e tij, t’i urojme suksese ne veprimtarinë shkencore dhe krijimtarinë letrare te tij. Përmes librit të shenjtë për Çamërinë: ”EDHE NJË HERË MBI STRATEGJINË KOMBËTARE – ÇËSHTJA ÇAME” të mbeten shqiptaret të uruar për 100-vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë dhe qoftë i bekuar Kombi shqiptar. 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen