Fortësia e zingjirit
OP-ED | Dedë Preqi | 29.10.12 | 16:38
(Një thënje popullore thotë,fortësia e çdo zingjiri mvaret nga hallka më e hollë e tij)
Thëmi kështu me qëllim se, Evropa dhe reagimi i saj për qështjen e Kosovës me Serbinë, nuk parasheh një sqarim bazëshmërie , logjike e faktike , për t’i rregulluar ashtu si duhet marrëdhëniet në mes këtyre dy shtetëve fqinje, nëse njërën e cungon, ndërsa tjetrën e çementon . Kjo që dua të thëm, nuk është një mendim, apo meditim i vetëm, por i tërë popullit shqiptarë , duke u bazuar në reagimet e tyre se, Kosova nuk do të ndahet dhe copëtohet në „banovina“, sikur që mendon Serbia ,apo ndonjë plan tjetër evropian për veriun e Mitrovicës, sepse jo vetëm që marrëdhëniet nuk do të afrohen, por rreziku në mes këtyre dy popujve kurrë nuk do të përfundojë, sikur që kemi rastin në Bosnje, me Republikën Serbe.
Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve, që përjetuam realitetin e dhunës shqiptare nga Serbia militariste dhe nuk ka gjë më të rëndë tani ,se ta mbuloshë një realitet të tillë me nocionin e së vërtetës, sikur po ndodh në vazhdimësi nga më të „fortit“,apo Evropa i ka qëllimet e saja, të bëjë me shqiptarët kompromise acarimi, në vend të një mirëkuptimi.
Kjo tregon se, sa është e interesuar masa të dijë se ç’farë drame po lëvizë prapa skene, kush janë aktorët primarë dhe sekundarë, duke ditur se, populli është ai , i cili e ka peshorën në dorë dhe do ti peshojë gjërat ashtu sikur e meriton .
Nuk janë bindëse mendimet dhe planifikimet e disa zyrtarëve evropian , se do të pajtohen të dyja palët Kosova dhe Serbija, me planin që do të paraqet baronesha Eshton,kur një plan i tillë qarkullon sekret para masës së popullit shqiptarë.
Nëse Bashkimi Evropian propozon një plan për veriun e Mitrovicës, të ngjajshëm sikur në Bosnje, me Republikën Serbe, apo një Autonomi të gjërë për serbët, atëherë po shihet qartë se fatin e Kosovës po e dikton ligji i forcës dhe jo ligji i drejtësisë dhe vullneti i popullit, i cili popull luftoi me shekuj dhe po lufton ende për të drejtat e veta.
Në këtë atmosferë të egër politike, populli shqiptarë i Kosovës nuk ka se si të pajtohet në rrëthana të tilla, i cili popull i kërkon të drejtat e veta para Evropës dhe botës, me përpjekjet e veta shekullore, i etur për liri, demokraci dhe drejtësi.
Në këtë rast, qështja e veriut të Mitrovicës është shumë e ndieshme dhe duhet të spikasim miopinë e pabesueshme të disa arkitektave politik e mendjelehtë, të cilët premtojnë mjaltë dhe tëmbël zogu,me iluzionet e tyre,apo të lozin me fatin e një populli.
Duhet të jemi të bindur se, mbyllja e syve para këtyre qështjeve, apo krijimit të marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, do të thotë për këto dy vende ka dilema dhe akoma nuk mund të jetojnë të lira, në paqë dhe në marrëdhënie të mira.
Është e vërtetë se SHBA-të dhe disa vende Evropiane po hargjojnë shumë energji për të zgjedhë qështjen e veriut të Mitrovicës, por është i pikëllueshëm fakti, nëse mirren në konsideratë planet e hartuara nga Serbija, pa i përpunuar mirë këto plane, sepse në to mëshihen shumë sekrete dhe strategji të rrezikshme për vendin tonë.
Ajo që kemi përjetuar dhe po përjetojmë ende nga shteti serb nuk ka ndryshuar fare klima politike e saj, ajo klimë e më hershme, po zavendësohet me të re-në, njëmendësia e tyre ndaj shqiptarëve u zavendësua me njëmendësi, në mos edhe pamendësi…
Ndërtimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ,paraqet edhe ndryshime të mëdha në themelet e marrëdhënieve të reja shoqërore të, të dyja palëve,por jo të propozohen dallime në mes njerëzve që dalin nga përkatësia kombëtare.
Shqiptarët sot , nuk duhet të binden lehtë, dhe pse gjithëherë donin të tjerët të na bindin për qështjet tona dhe për ato që ndikuan në historinë tonë, sepse nuk ishim të fuqishëm , por sot i kemi miqtë e mëdhenj në Amerikë dhe Evropë, që shpresojmë në përkrahjen e tyre, në përputhje me të drejtat e popullit shqiptarë dhe vullnetin e tyre.
Konfliktet nacionale gjithmonë kanë ekzistuar, dhe vazhdojnë nëse problemet e tyre nuk zgjedhën në mënyrë të drejtë.
Nuk do të thotë se Kosova mund të rrezikohet nga bisedimet , apo negociatat me Serbinë, ajo mund të rrezikohet nga rrethanat që krijohen në këto bisedime, sidomos rreth qështjes së veriut.
Mitrovica është e njëjtë sikur qytetet dhe vendet tjera, të cilat e përbëjnë zingjirin e Republikës së Kosovës,por fortësia e zingjirit mvarët nga dobësia e hallkës dhe fërkimi i saj prej kushteve klimatike dhe rrethanave politike të vendit dhe rajonit.
Komente