Pandeli Majko: Bust për Lekë Dukagjinin, ligjvënësi i parë shqiptar

OP-ED | admin | 30.10.12 | 19:31

Anëtari i kryesisë socialiste, Pandeli Majko, ka vlerësuar figurën e Lekë Dukagjinit duke deklaruar se atij meriton t’i ngrihet një bust si ligjvënësi i parë i kombit shqiptar.  Deklarata e Majkos është shpërndarë përmes faqes së tij në rrjetin social ‘Facebook’, ku deputeti shprehet se mes të tjerash, duhet të kishte të paktën një bust për këtë personalitet të historisë shqiptare, të cilin shumë kombe do ta kishin ëndërruar. “Lek Dukagjini…Askush nuk e përmend për mirë dhe ende nuk ka një bust të vetin në territoret shqiptare. Një personalitet i gjenezës shqiptare që shumë kombe do ta ëndërronin ta kishin pjesë të historisë kombëtare. Lek Dukagjini qëndron thjeshtësisht si ligjvënësi i parë i kombit shqiptar me Kanunin e Lek Dukagjinit. Ky kod mbetet jashtë çdo kriticizmi si vepra madhore e një kombi për t’u vetëqeverisur sipas rregullave të shkruara dhe të lidhura fort me moralin dhe traditën kombëtare”, shkruan Majko në profilin e tij në ‘Facebook’. Sipas tij, komentimi negativ që i bëhet Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk ka lidhje me cilësinë e tij, sesa me moszbatimin e ligjit në Shqipëri. “I përmendur për keq për zakonin e gjakmarrjes, i cili vazhdon edhe sot, kjo figurë historike nuk sfidon ligjin në Shqipëri sesa mungesën e të studiuarit të Kanunit të tij… Nuk është faji i Lek Dukagjinit, fakti që ligji sot në Shqipëri nuk është në nivelin e moralit të bashkëjetesës të shqiptarëve, siç ai bëri qindra vjet më parë…”, shkruan Majko më tej.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen