Sot u mbushën 7 vite pa më të dashurën tonë Adriana Spaqi-Ransi

Përkujtime, Rrezore | Rrezore | 17.09.14 | 18:14

Sot, u bënë 7 vite kur ti ike në përjetësi Adriana e dashur!

Vitet po kalojnë e malli për ty na këputi shpirtin, o ëngjëllusha e axhës.
Kjo datë e sotme është e tmerrshme, e plot drithërime që na përshkojnë trupin tonë moj, Adriana.
Sot pra, e harrojmë përditshmerinë,i harrojmë gëzimet, shterrohet lumturia dhe ne mundohemi ta pajtojmë zëmrën tonë të zbrazët pa Ty, ëngjëllusha e axhës!
Po a nuk ishe ti, Adriana edhe gëzimi, edhe hareja edhe lumturia jonë, kur shkelje pragun e derës tonë, aty ku u rrite, aty ku shpirti dhe zemra jote bujare fluturonte nga gëzimi që ishe mbesa e babës Lazër, mbesa e 6 axhallarëve, e bija e babit e nënës të dashur dhe nëna e Denisit të vogël?
Ah, kob i zi, morde e pa mëshirshme, si nuk pate dhëmbje si ne, e more Adrianen tonë të dashur atëherë kur, na u dasht më së shumti, atëherë kur Denisi çdo minut e thërret mamën, atëherë kur në të mirëprisnim të na vizitoje.

Adriana Spaqi-Ransi 8.12.1983 – 17.09.2007

Adriana Spaqi-Ransi
8.12.1983 – 17.09.2007

Pra, shpirti yt që tanimë lëviz si puhiza në mbretërinë e qiellit, është bashkuar më gjyshin Lazër dhe Francikën  pushofshi në Paqë  dhe Zoti u pastë në mëshirën e tij.

Amen!

Të piklluar dhe plot dhëmbje të përkujtojnë:
Axha Vitor me familje si dhe familja Spaqi nga Shpenadia.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen