Kongresi amerikan mbi strategjinë kundër ISIS

Analiza & Komente | Rrezore | 18.09.14 | 19:29

Kongresi amerikan pritet të japë miratimin përfundimtar për një plan për armatosjen dhe stërvitjen e kryengritësve sirianë që po përpiqen të përmbysin presidentin Bashar al-Assad dhe të luftojnë ekstremistët e Shtetit Islamik.

Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e best online casino miratoi legjislacionin dje. Senati, ku shumica i takon Partisë Demokrate të Presidentit Barack Obama, pritet ta miratojë sot lehtësisht këtë masë.

Miratimi vjen megjithë shqetësimet e shprehura nga disa demokratë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme dhe nga disa republikanë që thonë se kjo përpjekje nuk është e mjaftueshme për të luftuar Grupin Islamik.

Presidenti Obama e vlerësoi votën e djeshme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen