PDK dhe LDK në bashkëqeverisje?

Analiza & Komente | Zef Prenka | 19.11.14 | 23:33

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa janë marrë vesh në parim për koalicionin qeverisës

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar në parim që të formojnë institucionet e reja, gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marrëveshja është arritur në një takim me presidenten e Kosovës, ku mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

“Në takimin e zhvilluar në zyrën e presidentes, me nismën e dy udhëheqësve, zoti Thaçi dhe zoti Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidentes Jahjaga.

Të dy udhëheqësit, thuhet në njoftim, theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Kosovës, përmbushin detyrimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit.

Tash për tash nuk është e qartë se si do të ndahet pushteti ndërmjet tyre, por marrëveshja u arrit vetëm pak orë pasi që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike vendosi të bisedojë me të gjithë për ngritjen e institucioneve duke ripërsëritur se Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër çështje kjo për të cilën, siç u tha, kjo parti nuk do të debatojë./voa

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen