Bajgoraliu i LDK-se ne Diaspore e preferon Sejdiun per Kryeminister

Analiza & Komente | Zef Prenka | 21.11.14 | 00:21

Në pamundësi për të marrë pjesë, në mbledhjen e KP të LDK-së, dëshiroj që nëpërmjet kësaj shkrese, të shpreh mendimin dhe qëndrimin tim, si anëtarë i KP të LDK-së, për zhvillimet e fundit dhe pasojat që po dëmtojnë LDK-në dhe proçeset e ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa,
Anëtarve të KP të LDK-së
I nderuari kryetarë z. Mustafa,
të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithëshëm të LDK-së,
Ibrahim Rugova thoshte: „LDK është parti e shpresës dhe e besës“!
A mundë të thuhet edhe sot kjo për LDK-në?

A mundë të shpresoj e besoj edhe më, populli i Kosovës tek LDK, duke pasur parasyshë sjelljet e papërgjegjëshme të lidershipit të sajë, sidomos në këta 6 muajë të fundit?
Në LDK, nuk egziston debati i ideve dhe LDK, është shëndrruar në një parti të servilve, që i proklamon vendimet e saja me 99%, që i ngjanë, më shumë si parti motër komuniste e Fidel Kastros dhe Kim Jong-un, ku shtypen mendimet dhe idet, të cilat nuk shkojnë në interes të liderit (sunduesit, diktatorit) dhe shumë pakë ngjanë në Partitë Popullore Europiane (PPE), aty ku edhe është anëtare.

Pra LDK, është shëndrruar në një parti shumë joserioze.
LDK, mbanë përgjegjësinë kryesore, për krizën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, sjellje kjo që, me vetëdije, ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe e gjithë kjo, vetëm për një vendë-posti, për kryetarin Isa Mustafa.

Sa jemi të vetëdijshëm, ne, si anëtarë të Këshillit të Përgjithëshëm dhe udhëheqës degësh? Përse kaq shumë lëvizje të pa menduara dhe të pa analizuara mirë? Ku na shpie kjo lojë dhe kjo logjikë e dëmshme dhe denigruese për identitetin e LDK-së dhe vizionit të sajë Rugovian?

Dëmtimi i LDK-së dhe i vizionit të presidentit Rugova, është rrënimi i të ardhmes së Kosovës dhe popullit të sajë. Nuk më befasojnë ata, të cilët kanë stazh të madhë (të gjatë), në rrënimin e LDK-së e të presidentit Rugova, të cilët bënë përpjekje për ta bllokuar e shantazhuar, por më befasojnë ata, të cilët thirren në emrin e tijë dhe punojnë sot kundër këtij vizioni. Mendoj se është momenti i fundit, kur anëtarët e KP dhe udhëheqësit në të gjitha nivelet e LDK-së, duhet të ndalen dhe të debatojnë e analizojnë mirë (dhe jo shkel e shko), të gjitha lëvizjet dhe vendimet e LDK-së dhe të lihet interesi i një njeriu, i disa njerzve dhe të shikohet interesi i përgjithëshëm i shtetit dhe i qytatarve të Kosovës.

Lidershipi i LDK-së, përvetëm që i ka skaduar mandati për të udhëheqë me LDK-në, sepse mandati i të zgjedhurve është 4 (katër) vjet, ka humbur edhe të drejtën morale, për të udhëhequr LDK-në, duke pasur parasyshë humbjen e zgjedhjeve, kalkulimet e dëmshme politike, kalkulimet dhe lojën e dëmshme në zhagitjen dhe bllokimin e ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, (kjo është sakatosje e shtetit), për interesa të ngushta të një klani të caktuar.

Unë si anëtarë i KP dhe kryetarë i degës së LDK-së për Gjermani, edhe në emër të kryesisë së degës në Gjermani, me koh kam tërhjekur vërejtjen për hapat e pa menduar mirë dhe të dëmshëm për të ardhmen e Kosovës.

Tani, në këto momente dhe pas kësaj situate të krijuar, përsëri tërhjek vërejtjen time, si anëtarë i KP, që të kihet parasyshë me propozimin e kryeministrit nga radhët e LDK-së, duke pasur parasysh edhe deklaratën e ambasadorës së Amerikës, e cila tha se, nuk mundë të udhëheqin ata, të cilët kan dosje dhe kishte apostrofuar edhe kryetarin tonë akademik Isa Mustafën, me 70 dosjet e tijë në gjykatë, për keqëpërdorim dhe abuzim të detyrës si kryetarë i Prishtinës.

Pra është momenti që LDK, e në këtë rastë KP, të reflektoj, nëse shumica e anëtarëve të KP-së, janë të pastër, të pa korruptuar, nëse dëshirojn të bindin qytetarin e Kosovës, se e kanë përnjëmend për të bërë dhe udhëheqë një shtet ligjorë, duhet të pastrohet LDK-ja nga të gjithë ata, që kanë dosje dhe jan të dyshimtë për afera të ndryshme.

Unë si anëtarë i KP, nëse LDK-së, i ipet mundësia për të udhëheq qeverinë Republikës së Kosovës, propozoj që të kihet parasyshë njeriu i cili ka pastërtinë, aftësinë, përvojen dhe guximin intelektual, politik e kombëtarë, i cili ka edhe respektin e miqve të faktorit ndërkombëtarë, për të udhëheqë qeverinë, me njerzë të pastër dhe të guximshëm, me të cilët do të sillej rendi dhe ligji, do të krijohej përpektiva për qytarët e Kosovës dhe unë jam i bindur se, shumica doni dhe duhet të pajtoheni me këtë poropozim, për njeriun, ndër bashkëpunëtorët e ngushtë, shumëvjeqarë, të presidentit Rugova, pra ky është Presidenti Fatmir Sejdiu.

Me prof.Dr. Fatmir Sejdiun, Kosova do të jetë më afër dhe më shpejtë drejtë strukturave Europiane dhe Euro-Atlantike.
Me respekt
Qazim Bajgoraliu
anëtarë i KP të LDK-së gjegjësisht kryetarë i degës së LDK-së, në Gjermani Me 19.11.2014, në Bonn, Ldk Dega Gjermani

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen