Nëse ngërqi është liruar, drama tjetër ka filluar

OP-ED | Dedë Preqi | 21.11.14 | 23:03

Nga Dedë Preqi

Është fakt se politikbërja e politikanëve në Kosovë, bëhët fjalë më shumë për një përzierje e thash e thënmëve, se sa e një politike të mirëfilltë, duke u bazuar në rrezulltatet e tyre të gjithanshme, sidomos në kohën e fundit, ku zhvillohet një ngjarje e madhe e një ngërqi politik në mes pative në vend.
Të theksojmë edhe një moment të ri, derisa për ta liruar ngërqin politik në Kosovë, bëhët një marrëveshje e pa pritur në mes PDK-së dhe LDK-së, duke e prishur bllokun e krijuar LVAN, e cila marrëveshje, që në fillim sinjalizon më shumë se një trazim politik dhe paralajmëron rrethana të reja politike, që nuk përkojnë me interesat e popullit dhe vendit, por ato janë të lidhura ngushtë me interesat partiake dhe klanore dhe kush do të gjindet i pari në pushtet.

Nuk është koha që ti kthehëmi kohës së pushtuesve, nga betejat në të cilat është deshtë të luftohet në emër të idealeve të larta, dhe duke besuar se gjithëherë do të kthehemi si partizan fitimtarë, por sot , gjërat kanë zënë fill ndryshe në kohën e paqës, që duhet të luftohet me natyrën e idealeve të jetës, e cila përballet me peripetitë e ndryshme, sidomos ato të varfërisë së shekullit të fundit, të cilat janë prezente në çdo mes të shoqërisë kosovare. Populli i Kosovës, kryesisht përqendrohet dhe u drejtohet autorëve të mashtrimëve politike dhe strategjive zhvëllimore, sepse populli vazhdon jetën me shpresa të thyera, dhe në këtë mënyrë mbetët i zhgënjyer dhe i dëshpëruar, plot zemërim ndaj politikanëve të vet, të cilët nuk dinë ndryshe, apo nuk kanë aftësi të udhëheqin shtetin.

Populli i Kosovës, më shumë i përngjanë kreaturave, të cilat për një moment i kanë humbur konceptet e një të ardhme më të mirë, apo nuk besojnë se kanë të ç’kërkojnë nga e nesërmja e tyre, pikërisht këtë „dhuratë“ e kanë nga keqqeverisja e deritanishme në krye me PDK, e cila përsëri përqëndrohet në pushtetin e ri. Në këtë pikëparje këtu edhe qëndron kuptimi i jetës dhe ekzistencës së popullit të Kosovës, që nuk mund të merret me mend dhe nuk mund të paramendohet Kosova në qendër të Europës, në një gjendje të tillë pas 16 vitëve të çlirimit, dhe ky vend të dallohet ndër vendet më të varfëra në rajon.

Kryesisht në Kosovë asgjë nuk ndryshoj dhe llogaritet edhe më tutje përmes këtij koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së, asgjë nuk do të ndryshohet në të mirën e këtij vendi, sepse vetë autorët e kësaj gjendje të turpshme mbetën përsëri në pushtet. Ndërsa te LDK, edhe pse mund të vërehet, apo ndjehët një refleks ndryshe, përmes përsonazhëve të PDK-së, e cila për disfatën e turpshme, në vend zhgënjimit dhe pendimit, përkundrazi do ta forcojnë poezitën e tyre dominante, jo vetëm ndaj partisë në qeverisje, por edhe ndaj vendit në tërësi.

PDK, ka do që ta ktheshë, ajo kundrohet në sëcilin kënd të veprimëve jo parimore të saja në pushtet, duke u bazuar në projektet e një unitetit jo kompakt dhe zhvillimin e vendit në përgjithsi, që në bazë të kësaj laramanie politike nuk mund të ndërtohet dhe zhvillohet shteti i Kosovës, sepse kjo qeverisje ka grumbulluar një sëri faktesh dhe episodesh jo bindëse, të cilat nuk e kanë kryer fuksionin e caktuar në dobi të tërësisë të vendit. Prandaj, populli nuk mund të pranojë ndonjë arsye të plotë për prezencën e gjendjes politike dhe kaotike në vend, me ç’rast Kosova , akoma nuk është liruar nga ngërqi politik dhe nuk është çliruar edhe pas këtij koalicioni të ri në mes PDK, e LDK, sepse natyra e njërës dhe tjetres parti kanë ndryshime të mëdha dhe të vogla në mes vete, për vetë faktin se LDK-ja, e aka akuzuar për shumë gjëra të pa qarta PDK, sidomos për vrasjet e anëtarëve të saj në kohën e pasluftës. Në këtë rrypë kohe më shumë e gjejmë retrospektivën e kundërthënjëve në mes këtyre dy partive, të cilat në një pikëparje shkrihen me fuqitë e tyre, vetëm për të marrë në dorë më shumë pushtet se njëra-tjetra, dhe aq e paqartë do të mbetët fati i popullit, i cili vuan nga njëanshmëria politike dhe varfëria sociale dhe ekonomike.

Qëndrimi i PDK-së, dhe liderit të saj është i njohur, por edhe i liderit të LDK-së, i cili e la në rrugë Bllokun e krijuar, me çrast sipas tyre e ka fituar titullin „tradhëtar“.Do të thotë se, edhe nëse ngërqi politik në Kosovë është liruar, tani një dramë tjetër do të fillojë, sepse z.Thaqi me politikën e tij gjarpërore do ta futë LDK-në, në kurthë, e cila nuk ka rrugëdalje tjetër, por ti pranojë kushtet e domosdoshme që ia paraqetë PDK. Për t’u ballafaquar me ekzistencën eventuale, populli i ka hapur sy e vesh, vetëm duke pritur të pranoj, apo të mos pranoj dhe i cili po krijon dilema dhe rezerva për fatin e tij, përmes ndjenjës së dhembsurisë, ndjenjë e cila do të kufizonte simpatinë e liderit dhe partisë që ai aderon.

Ky vizion i turbull dhe i pa sigurtë në vetëdijën politike të Kosovës, i nxitë dilemat e mosbesimit të popullit, nga liderët e saj dhe ndaj pushtetit, i cili ka zënë rrënjë të këqija në kohën e fundit, dhe një politikë e tillë po skërfitë në plagën e djeshme të Kosovës, e cila akoma nuk është shëruar nga traumat dhe mosgjetja e përsonave të humbur në luftën e fundit.

Kush mund të thotë se duhet pranuar këtë gjendje, gjegjësisht këtë monstrum politik në Kosovë, i cili po e kapërdinë vendin me skamje, si platformë e një politike të boshtit të PDK-së, në qeverisje, që paraqet përsëri një plasaritje me defekte të pariparueshme në vend, dhe duke predentuar të udhëheqë në vendet kyqe, me njerëzit e njejtë.

Kështu, nëse një pjesë të shkakut të kësaj marrëveshje në mes të PDK-së, dhe LDK-së, e kërkojmë nga vendet e kuintit, sidomos nga SHBA-të, mund të gabojmë, sepse këto vende që janë në shërbimin tonë, tani fati i Kosovës duhet të jetë në duart tona, sidomos qështjet e brendshme. Ndër të tjera, arsyeja e quajtur në këtë rast faktori i jatëm, si komponentë e këtyre rrethanave, ka deklaruar edhe ambasadorja e SHBA-ve, e cila në këtë marrëveshje ishte vetëm si dëshmitare dhe jo imponuese e tyre, prandaj ata që kanë marrë përgjegjësinë e kësaj marrëveshje, janë vetë liderët e PDK, LDK, të cilët janë ngarkuar me fatin e popullit të Kosovës, për të gatuar një politikë më të mirë në Kosovë, apo një politikë edhe më të përqudshme deri më tani, që është pasojë edhe e zhvillimit tonë shoqëror.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen