Qazim Bajgoraliu-I pabesi mbetet i pabesë!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.11.14 | 00:37

Më në fund, për shumë kë, doli sheshit e papritura. Për mua nuk ishte e papritur!

I pabesi mbetet i pabesë!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe njëhere theu besën e dhën anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, se nuk do të bëjë koalicion me kupollën e krimit, sikur propagandonte gjatë fushatës, por nuk theu besën e dhënë Hashim Thaqit.

Unë, edhe në shkresën time dërguar KP, për mbledhjen e mbajtur me 11 shkurt 2014, kam potencuar për marrëveshjen e pashpallur të Isa Mustafës me Hashim Thaqin, i cili për 4 vite, prej kur është kryetar i LDK-së dhe LDK në opozitë, nuk është kritikuar dhe nuk është kundërshtuar e penguar Qeveria Thaqi dhe kjo u kurorëzua me marrëveshjen për shkarkimin e deputetëve të parlamentit Kosovës dhe jo shkarkimin e qeverisë Thaqi. Kurse qeveria Thaqi, po realizon mandatin e sajë 4 vjeçar dhe jo sikur kishte premtuar Isa Mustafa, se, i shkurtoi jetën kësaj qeverie, që kur kishte bërë marrëveshje për Presidenten.

Këtë bindje timen e thash edhe me disa anëtarë të KP dhe deputete të zgjedhur në parlamentin e Kosovës, me të cilët pata rastin të takohem gjatë verës dhe arësyet e tyre ishin banale, shumë të papjekura ose të interesit personal, si, rreth koalicionit, tjetërsimit të grupit parlamentarë të LDK-së. Thonin edhe arsye se, ishin të papunë dhe lehte e paskam unë në Gjermani, etj. Dmth. ata, të gjitha këto servilizma i bënënin për një vend pune a përfitim dhe jo për interesin e Kosovës dhe popullin e sajë.

Nuk është e rastit thënja „hajgare“, se: „Në qeveri, rrogat janë të vogla, kurse fitimi është i madh“!
Unë, në të gjitha prononcimet e mia, kam kërkuar që LDK, të kushtëzojë koalicionin për formimin e qeverisë, vetëm me njerzë të pastër.

A e ka këtë guxim dhe moral Isa Mustafa?
Të gjithë dashamirët e shtetëndërtimit, i janë gëzuar zhbllokimit të ngërçit politik dhe ndërtimit të institucioneve, por jo edhe për mënyrën e koalicionit, që u bë sikur koaliconi i 10 qershorit, i pakushtëzuar, vetëm për të akomoduar veten dhe jo për të realizuar pretendimet e thëna para dhe gjatë fushatës elektorale. Sigurisht se dëshira dhe puna e çdo anëtari të devotshëm të LDK-së, ishte për të bërë LDK-në, parti të parë dhe të udhëheqte me qeverinë e Kosovës, por jo nëpërmjet bllokimit dhe kalkulimeve të panatyrshme dhe joparimore në ndërtimin e institucioneve të shtetit.

Kjo pratikë i ka kushtuar Kosovës në disa palë zgjedhjet e para dhe po përsëritet. Dhe kjo, të bëhet praktikë edhe në të ardhmen, nuk është e shëndoshë në ndërtimin e institucioneve.

Secili anëtarë i LDK-së dhe qytetar i ndershëm i Kosovës do të dëshironte një qeveri me njerez të pastër nga krimet dhe secili nga këta, sot shtronë dilemen, a e ka këtë dëshirë dhe guxim kryetari Isa Mustafa? Unë dhe ata, që e njohin mirë veprimtarinë politike e kombëtare të Isa Mustafës, thonë: Jo. Tanimë edhe kryetari Mustafa është i përfshirë në aktakuzë për keqpërdorim dhe abuzim të detyrës së kryetarit të Prishtinës dhe unë nuk kam besim tek ky njeri, sikur edhe qytetarët e prishtinës që nuk i besuan më. Tjetra, Isa Mustafa, anjëher në karrieren e tijë politike, edhe të kohës komuniste, nuk kishte dhe nuk ka guxim intelektual, politik e kombëtarë për të udhëheq procese të mëdha shtetëndërtuese. Po të kishte këtë guxim dhe dëshirë për të ndërtuar të ardhmen e popullit të Kosovës ashtu si populli kërkonte, nuk do të shkonte me Rrahmon Morinën. Pas përfshirjes së tijë si ministër i financave, në qeverin e Repuplikës së Kosovës në egzil, për 10 vite, ishte gjithëmonë në shërbim të Bujar Bukoshit dhe kjo qeveri investonte shkatrrimin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe në veqanti presidentin Rugova dhe segmentet tjera që punonin në Kosovë, duke i kushtëzuar bartësit e tyre, kundër presidentit Rugova.

Pas kthimit nga egzili dhe shitja e Dardania Bankës në Shqipri, Isa Mustafa (dhe Bossi i tijë Bukoshi), po bllokonte në vazhdimsi ,financimin e presidencës, për të detyruar presidentin Rugova të gjunjëzohej para tyre. Nga zyra e presidentit Rugova, me 24 dhjetorë 1999, më telefonuan, për të ndihmuar presidencën. Ndihma u dërgua para vitit të Ri dhe u thashë se është një ndihmë e vogël, kurse pëgjjigjëja nga presidenti ishte, është ndihmë e madhe, ngase nuk kishim mjete as për benzinë për agregatë.

Pra duke pasur parasyshë këto dhe shumë të tjera arësye e argumente në njërën anë dhe servilizmin e një numri të madhë të deputetëve dhe anëtarve të kryesisë qendrore e të KP, krimi në Kosovë, vetëm sa do të trashet dhe heshtet më shumë, duke punuar nënpetkun e LDK-së.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen