Kryeministri   Edi Rama ke nise për së mbari , mbroje Çamërinë!!!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 18.12.14 | 18:42

Nga Asllan Dibrani

Vangjel Dules (kryetar i PBDNJ-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë)  një njeri i  pakicës greke në Shqipëri, një ultra nacionalist . Shpesh provokon  integritetin e Shqipërisë përmes  një minoriteti   fantazmë   grek në Shqipëri!?.Toleranca dhe nëpërkëmbja që bëjnë institucionet shqiptare vetvetes  pa u penguar ky  antishqiptar mbërrini deri nënkryetar  i Parlamentit  të Shqipërisë të jetë. Një minoritar që të mohon shtetin dhe sovranitetin e tij ,  te jetë  nënkryetar  në  Kuvendin  e Shqipërisë,  është si pasojë e vet  lidershipit  dhe shqiptarëve në Shqipëri!!!

Workspace _download-1

Provokimet antishqiptare nga Vangjel Dule pjesëtar i pakicës greke  në Shqipëri dhe zoti Edi Rama që i tregoj dhëmbët  për interesat ton kombëtare!

Ne Shqiptarët ishim  shumë me të mire se sa duhet ,shumë ma tolerant se sa duhet, shumë ma paqësor se sa duhet? .  Sepse minoritarëve jo vetëm qe u kemi dhënë të drejta të barabarta, por sipas traditave, zakoneve e kulturës shqiptare i kemi respektuar si miq me shumë se veten, i privilegjuam  me shumë se sa duhet  si serbët, po ashtu edhe grekët. Nuk e kuptoj se dikush në emër të drejtave të minoritareve po kriminalizojne kushtetutën e Shqipërisë, kombin shqiptar duke zhvilluar një politike antishqiptare, me një politikë të korruptuar duke kërkuar qe me paranë e  Evropës , po përpiqen të konvertojnë sa me shumë shtetësi greke në jug të Shqipërisë ,  pa i marrë  në konsideratë shkeljet e të  drejtave  të emigrantëve shqiptarë   në Greqi, po edhe te vet  popullit çam . Nga kjo rrjedh se si arriti një minoritar si Vangjel Dule të jete në një post  aq me peshë në Shqipëri,  kur atje cenohen  të drejtat  e shqiptareve.  Le të kujtojmë gjenocidin  grek ndaj Çamërisë. I njëjti  nxit  konflikte në  Himarë  duke kërkuar  të drejta, liri dhe  përfaqësim më të lartë për minoritetet (sidomos për minoritetin grek në Shqipëri), kur ai si pjesëtar i minoritetit grek ka arritur të jetë, edhe Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky avaz politik u ndoq edhe në  qeverisjen e Salih Berishes që një numër të madh shqiptarësh  të  komunitetit  ortodoks   i përvetësuan si  grekë  Athina zyrtare duke ju ndërruar emra e mbiemra.

Siç duket kjo politikë dal nga dal po  troket në dyert e   zyrtarëve  dhe qeveritarëve  të Shqipërisë si  përballje reale me   synimet dhe provokimet  serbo -greke të herëpashershme kundër   sovranitetit tonë  kombëtar   me të cilin rast zoti Edi Rama  , kryeministër i Shqipërisë  ka  filluar për se mbari  që ta ngreh zërin kundër këtyre hordhive si ne rastin e Beogradit po ashtu edhe për rastin Himara . Ai u shpreh se  nuk është problem Himara   dhe jemi shembull konkret de fakto dhe de jure që flet se, liritë dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri po respektohen me konsekuencë, në shkallën më të lartë dhe në frymën e reformave, të axhenadës, të ligjeve dhe të standardeve të BE-së, si dhe të së drejtës ndërkombëtare?

Zoti Edi Rama Himarën  e konsideron si  pjese të Shqipërisë sikurse Tropojen, Kukësi, Dibrën  Gjirokastrën etj. u shpreh ai ne një interpelancës  diskutimi  kundër  … Dule , që po kërkon qiqra në hell, që nuk ekzistojnë…Himara është shqiptare… u shpreh ndër të tjera zoti Rama . Për ta ngrit zërin është  për Çamërinë qe  konsiderohet në një të ardhme  të shkurtër të  jetë  një problem  ballkanik dhe  ndërkombëtar.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen