Kosovës i mungon modeli, sepse është model në vete

OP-ED | Dedë Preqi | 10.11.12 | 13:12

Përpjekja për të zbuluar ,apo për të zhvilluar sensin politik të një modeli për Mitrovicën, duhet fortë mirë për ti shikuar gjërat në dritë, që të nxjerrim një lloj arti, që mund të shërbëjë të gjithve. Prandaj, ata që nuk janë mësuar që ta shohin Kosovën ndryshe ,ata sot imagjinojnë modele të lloj-llojshme për Kosovën dhe shtetin e saj.
Gjithçka është sakrifikuar për Kosovën deri tani, mirëpo duhet të sakrifikohet edhe mëtutje, sepse ky vend nuk lejohet të bie edhe njëherë nën ndikimin e një bote , që nuk e njeh lirinë e tjerëve.

Asnjë negociatë nuk duhet të zhvillohet për qështjet e Kosovës me Serbinë, nëse nuk mirret pëlqimi i vet popullit. Shumica e ekipeve negociatore, apo e njerëzve që i njohin rrethanat dhe ata që nuk i njohin sa duhet për qështjen e Mitrovicës , propozojnë modele të lloj-llojshme , duke ia filluar prej modelit të Tirollit jugor në Austri,Epirit verior në Greqi, të Kin-Kongut e Hong-Kongut kinez,Republikës serbe në Bosnje, modelit të Qipros dhe deri te modeli i dy Gjermanive.

Mandej, përveq modeleve që propozohen për Kosovën, propozohen edhe skenarë të ndryshëm , sikur skenari i forcës, që Mitrovica veriore të integrohet përmes një force, sikur që e përdori Kroacia, kundër Republikës Serbe të Krajinës.

Skenari tjetër për Mitrovicën, propozohet sikur i Qeverisë së Shrilankës, e cila e stabilizoj vendin duke i luftuar rrebelët Tamil, më 2009.

Dhe një skenar tjetër, të bëhët ndarja e veriut të Mitrovicës,që ti bashkohet Serbisë, që paraqet një skenar të ngjajshëm me krijimin e Irlandës së veriut, e formuar nga gjashtë rajone, të cilat më vonë e formuan Republikën e Irlandës.

Të gjitha këto modele dhe skenare , të cilat i propozohen Kosovës, së pari i parapëlqejnë Serbisë, që sipas tyre do të ishte zgjedhja më e mirë, që nënkupton jo -Pavarësi të shtetit të Kosovës, por që pasqyronë një Autonomi substanciale, apo një Kosovë të gjymtuar…
Pastaj, një pështjellim i tillë për qështjen e veriut zhurmohet edhe nga disa zyrtarë të huaj, të cilët japin leksione të ndryshme, e një ndër ato është ndarja e Kosovës , si zgjedhja më e mirë…

Modelet e tilla për Kosovën , që me siguri ndryshojnë nga njëra-tjetra, janë të pamundura të definohen dhe ti përshtatën Kosovës, sepse në një mënyrë sëcili model që paraqitet përveq modelit të dy Gjermanive, e cungojnë , apo e gjymtojnë shtetin e Kosovës dhe nuk e harmonizojnë të ardhmën e saj.

Kjo gjendje e tensionuar është vështirë të tejkalohet dhe të lirohet Kosova nga kjo brengë,apo nga kjo kurthë, dhe askush nuk do të bëhët në vend të Kosovës që ta vuaj gjendjen e saj, përveq popullit shqiptarë të Kosovës, por, për një kuptim të jetës normale dhe pa fronte e konflikte ndërnjerëzore, rrol të veqantë në këtë proces e luan Bashkësia Ndërkombëtare dhe Evropiane, jo vetëm në tejkalimin e situatës, por në rregullimin e qështjeve dhe marrëdhënjëve të qendrueshme në mes dy popujve , duke ruajt stabilitetin dhe paqën në rajon dhe më gjërë.

Në fakt, për ata që e kuptojnë popullin e Kosovës dhe ia dëshirojnë paqën dhe stabilitetin , mund ta nxjerrin në dritë këtë situatë të ndërlikuar që paraqet Serbija, e cila po orvatët me politikën e saj shofeniste, nën hijen e petkut demokratik, ta mbajë Kosovën nën juridiksionin e vet, dhe në anën tjetër, të mos e humbë shancën me Evropën, si rrugë e saj e integrimëve.
Kosovës i mungon modeli, sepse është model në vete, e cila nuk ka nevojë të kopjojë modele të tjera, dhe është një shtet demokratik e multietnik, që nuk e kërkon asnjë pëllëmbë të huajën, por nuk dëshiron ti mungojë dhe asnjë cep i sajë.

Kush është ai, që nuk e kuton rrolin e saj, kur Serbija gjithherë është e disponuar me justifikimet e veta , duke e vazhduar të njëjtën politikë që kishte para një shekulli ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa në anën tjetër paraqitet para Evropës dhe botës shumë serioze e konstruktive, vetëm e vetëm që t’a shfrytëzojë ndonjë mundësi nëpërmes Bashkësisë Ndërkombëtare e Evropiane, që Kosovën ta gjymtojë, ose ta rikafshojë edhe një herë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen