Martesat me vajzat shqiptare, per te populluar fshatrat e braktisura serbe

OP-ED | admin | 14.11.12 | 18:13

Nje fshat krejtesisht i izoluar me mungese te energjise, ujit dhe infrastruktures. Te tre vellezerit jetojne ne nje shtepi te vogel qe i ngjan me teper nje kasolleje se sa nje shtepie normale, ne nje varferi te thelle. Zoran eshte vellai me i madh dhe deshiron qe te martohet. Ne pamundesi per te gjetur grua ne Serbi, ai ka degjuar per nje organizate “humnitare” ” Rashka e Vjeter” me qender ne Beograd e cila merret me martesat ndermjet serbeve dhe femrave shqiptare. Zoranit i kan thene se nje femer shqiptare kushton mjaft lire, se ato jane mjaft konservatore dhe vendimi i prinderve per ato eshte ligj. Pal Jakova eshte nje nga sekseret qe merr kontakt me Zoranin  dhe i premton atij se do ti gjeje nje grua sipas kerkesave te tij. Zoran ndonese i pakenaqur me çmimin qe duhet te paguaje 1500 – 3000 euro, megjithate ai mbas perpjekjes se pare te deshtuar shkon edhe tre here te tjera ne Shqiperi per te gjetur nuse. …

Martesat me mbleseri jane ne traditen e shqiptarit, madje kto lloj martesash behen edhe ne perendim. Martesat me te huaj gjithashtu sot po behen gjithnje e me te shpeshta. Jane me dhjetra djemt dhe vajzat shqiptare qe kane preferuar te martohen me vajza apo djem te huaj.

Do te dukej gjithshka normale neqoftese ne mes nuk do te ishin parate madje shuma prej 1500– 3000 mij euro eshte nje shume e konsiderueshme per njerez te thjeshte e shume te varfer si Zorani personazhi dokumentarit “nje fshat pa gra”. 

Atehere lind pyetja ; Kush i sponsorizon keto familje dhe pse ? 

Nje fshatar si Zorani, i cili jeton ne nje varferi ekstreme se bashku me vellezerit e tij, ne nje fshat prej vetem dy familjesh gjithsej 6 personash, veshtire se ka mundesine te paguaje nje shume te tille per tu martuar.

Simbas dokumentarit, personazhet i drejtohen per ndihme organizates se quajtur “Rrashka e vjeter” 

Kush eshte organizata « Rrashka e vjeter »dhe cili eshte qellimi i saj ? 

“Rashka e vjeter” ose “Stara rashka” eshte nje organizate serbe me qender ne Beograd e themeluar me 17 prill te  vitit 2000 dhe ka si qellim te ndihmoje mbijetesen ne zonat e Rashkes zona keto te njohura si zona ku banoret jetojne ne varferi te thelle. Fshatrat jane braktisur nga banoner te cilet kane emigruar per nje jete me te mire.

Ne faqen e organizates http://www.stararaska.org/ nder te tjera theksohet ; “Qëllimet kryesore dhe objektivat e Organizatës janë për të përmirësuar jetesën dhe për të punesuar njerëz të pambrojtur te Rashkës, duke nxitur rritjen e saj ekonomike, sociale, demografike dhe shpirtërore dhe per të ndaluar migrimin e tyre nga kjo fushë, me përparësi të ndihmës humanitare dhe sociale. Aktivitetet në mënyrë per tja arritur qëllimeve te caktuara nga organizata mund të shtrihen përtej Rashkës. »

“Aktiviteti i saj në rajonin e Rashkës mbulon komunat e Prijepolje, Priboj, Nova Varosh, Arbour, Novi Pazar dhe Tutin, një sipërfaqe prej rreth 5.000 kilometra katrorë dhe një popullsi prej rreth 300.000, nga të cilat 30% e serbëve dhe 70% të Bosnjës-muslimanëve. Sipas regjistrimit të vitit 1961. Përqindja ishte 70%: 30% në favor të serbëve. Numri i serbëve janë reduktuar dukshëm, kështu serbet kan mbetur pa mbrojtje .. »

“Një nga objektivat e organizatave humanitare eshte lufta kundër “murtaja e bardhë”. ..

“Murtaja e bardhe” nenkupton boshatisjen e fshatrave nga banoret serb.

Pra siç shihet qellimi eshte popullimi i fshatrave te zbrazura serbe, nepermjet nxitjes se martesave sidomos me shqiptare. Fshatrat e rrashkes jane shume te varfera dhe shum prej tyre krejtesisht te braktisura. Kjo u ka sjelle veshtiresi meshkujve te ketyre zonave qe te mund te martohen me serbe. Shqiptaret jane nje gjah i mire ne shume kendveshtrime per serbet. Duke mos e njohur te verteten, shume vajza shqiptare shpresojne se ne familjen pritese te bashkeshortit ne Serbi, do te gjejne nje jete me te mire.

Organizata si dhe individe te ndryshem « seksere » « gjuajn » ne fshatra te thella te shqiperise veriore ose ne familjet qe kane zbritur nga zonat e thella rurale ne qytete, ku varferia dhe injoranca eshte po kaq e thelle sa edhe ne Rrashke. Ky lloj aktiviteti, kryesisht eshte i perqendruar ne zonen dhe qytetin e Shkodres. Sipas nje artikulli me titull « Organizata serbe « rashka e Vjeter » kryen martesat e nuseve shqiptare ne Serbi, e dates 7 korrik 2011 publikuar ne gazten « Tema » theksohet ; « Vetëm në zonën e Rashkës, Peshtera, Golij, Javor dhe Jadovik janë martuar mbi 150 shqiptare me serbe dhe se ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. ” Për realizimin e një martese paguhen rreth 3 mijë euro në favor të prindit që jepvajzën.”

Numeri i sakte i martesave mund te jete akoma me i madh se sa eshte publikuar tek “Tema”. Ne dokumentar njeri nga organizatoret pohon se ne saje te ketyre martesave, ne fshatrat e Rashkes jeta ka filluar te gjallerohet, ekonomia po lulezon nga pak, jane rihapur shkollat e mbyllura me pare per shkak te mungeses se femijeve etj. Nga kto martesa deri tani kane lindur 300 femije.

Kjo levizje e organizates « Rashka e vjeter »ka terhequr edhe vemendjen e mediave te huaja. Jane bere dokumentare, siç eshte dokumentari „Een dorp zonder vrouwen“ te cilit i referohem ne kete artikull,ka patur pasqyrim edhe ne median gjermane etj.

Shume qytetar shqiptar, aktivist te forumeve te ndryshme ngren zerin per „trafikim te vajzave“.Gazeta „Bota sot“ ne nje artikull me titull „Organizata famekeqe „Rrashka e Vjeter“ ben tregeti ne Serbi me Vajzat shqiptare“, ngre alarmin se vajzat shiten nga 2000-3000 euro. Sipas ketij artikulli Lumnie Mihajloviç, eshte nje prej seksereve qe meret me kete aktivitet. http://www.botasot.info/diaspora/126582/YDipBjX/Po ashtu Asllan Dibrani ne shkrimin “Skllaverimi i Femres shqiptare” sjell fakte dhe shembuj te dhimbeshme nga martesat e vajzave shqiptare me serb.http://www.rrezore.com/index.php?option=com_content&view=article&id=491:skllaverimi-i-femres-shqiptare&catid=43:histori&Itemid=44

A kemi te bejme me “trafikim“?

Ne mes eshte paraja, nje nga elementet kryesor te “trafikimit”. Sigurisht prokuroria eshte organi qe permes nje hetimi qofte edhe “kryesisht“ mund te hetoje dhe te jape pergjigjen e duhur. Duke qene se tashme ky fenomen po perhapet shume ne zonat rurale te Shkodres dhe me gjere, organizatat shoqerore dhe mediat duhet te levizin dhe te investigojne ate qe po ndodh para syve tane. Shoqeria shqiptare vuan nga plage te shumta. Ajo eshte e lodhur per te perballuar plage te reja, ndaj indiferentizmi apo nenvleftesimi i fenomeneve te tilla neser mund ti kushtoje asaj shume shtrenjt.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen