Dialog i imagjinuar në mes Thaqit dhe Daçiqit

OP-ED | Dedë Preqi | 14.11.12 | 18:29

Jemi në prag të vitit 2013,kaluan 13 vite pas luftës që Serbia ia imponoj Kosovës , tani orvatët diçka të rregullohet në mes këtyre dy vendeve. Serbia ishte bërë më herët shtet, por gjithherë synoj dhe ka predentime t’a kafshoj të huajën, ndërsa Kosova mëzi që depërtoj ta fitojë një kafshore liri dhe shtet në teritorin e vet , të cilin përsëri dëshiron t’ia merr Serbija prej goje.

Me gjithë plagët dhe dëmët e mëdha që i shkakëtuan Kosovës, ajo përsëri ngadhnjeu mbi egërsinë e armiqëve pushtues. Prandaj, erdh koha që edhe këto dy vende , të cilat deri dje ishin të hasmuara në mes vete, tani të ulën në tavolinën e bisedimëve dhe të bisedojnë për paqën, sepse vetëm kjo rrugë është një ligjësi e natyrës njerëzore, të cilën duhet ta pëlqejë çdo popull në botë.

-Daçiq, kryeministër i Serbisë dhe ish zëdhënës i Millosheviqit, kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, dhe strukturat paralele serbe në veriun e saj nuk do ti heqim, thoshte para mediumeve të ndryshme .

-Thaqi, kryeministër i Kosovës dhe ish udhëheqës i lartë i UçK-së, thotë, Kosova po ecën gjithmonë përpara në rrugën e saj tëmundimshme, por të ndritshme të demokracisë , dhe po hapën përditë shtigjet e ardhmërisë, si shtet demokratik dhe multietnik duke shkuar drejt integrimëve Evropiane.

-Serbët e veriut,ata nuk flasin shumë , por vetëm veprojnë dhe sëcili i ka detyrat e caktuara, me urdhërat që marrin nga Beogradi, që të barikadojnë rrugët kryesore në veriun e Mitrovicës, për të penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke kundërshtuar ligjet e shtetit të Kosovës.

-KFOR-i, si Forcë Ndërkombëtare e Sigurisë në Kosovë, ballafaqohet me popullatën serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, që në mesin e tyre ka shumë kriminel serb , të cilët nuk lejojnë heqjen e barikadave dhe kundërshtojnë ushtarët e KFOR-it, të cilët nuk ndahen lehtë, duke marrë edhe plagë të rënda prej tyre.

-SHBA-të, reagojnë dhe Gjermanija me disa vende të tjera evropiane , duke i dhënë vërejtje NATO-s, dhe Brukselit…

-Populli shqiptarë në Mtrovicën e veriut, jeton natë e ditë nën ankthe, të cilët ankohen, sepse jeta e tyre është e rrezikuar nga kriminelët dhe bandat e ndryshme serbe.

-Këshilli i Sigurimit , thërret anëtarët e vet për bisedime, njëherazi në rrethin e sajë i fton edhe përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, që qështjet të zgjidhen , jo përmes konflikteve dhe dhunës, por vetëm përmes dialogut, sepse rruga e dialogut politik është qështja më serioze dhe politike, duke përjashtuar çdo rrugë tjetër të mosmarrveshjeve reciproke.

-Evropa e ndikuar nga SHBA-të, dhe disa vende mike evropiane, qështjen e Kosovës me Serbinë e marrin pak më seriozitet dhe i shtojnë më shumë kujdes, duke i ftuar dy liderët politik të dyja vendeve,kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi në Bruksel, dhe duke i ulur në tavolinën e bisedimëve, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve të dy palëve.

-Vizita e sekretarës së SHBA-ve, zonja Hilari Klinton në Kosovë, jep një signal të qartë se SHBA-të, janë të vendosura për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës,me ç’rast dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës e shohin si rrugë të pashmangshme, i cili dialog nuk duhet të prekë në asnjë mënyrë në sovranitetin dhe tërësinë teritoriale të Kosovës.

Dialog i imagjinuar në mes Thaqit dhe Daçiqit

-Baronesha Ashton i fton dy kryeministrat e dy shtetëve dhei takon dorë në dorë, duke i ulë në tryezën e bisedimëve, ballë përballë me njëri tjetrin. Njëri dhe tjetri kryeministër nuk shikohen me ngulëm , por me një buzëqeshje që del pa dëshirë, vetëm sa për opinion, sepse sëcilit i shkon mendja në të kaluarën e hidhur, por duke lënë përshtypjen se sëcili prej tyre do të mburret me paraqitjen e tyre para opinionit shqiptarë e serb dhe atij botërorë.

-Thaqi, pas një këndvështrimi e kthen shikimin drejt Daçiqit duke menduar me vete, ah, kënd po e takoj sot, ky është Millosheviqi i vogël, ky e dinë mirë se çka vepruan me shqiptarët,dhe tani bota po na shikon, çfarë thojnë të tjerët dhe vëllezërit e motrat tona shqiptarë për mua, sigurisht që do të më urrejnë, por çka të bëjë, as gjumi mbrëmë nuk më ka marrë, duke menduar se çfarë do të ndodhë në këtë takim. Edhe sikur të veproj diçka tani, nuk është zgjidhje, nuk është koha për luftë, sepse luftëra bëmë tërë jetën, por tani prapë se prapë duhet të ulëmi në tavolinë, që të bisedojmë për paqën.

-Daçiqi, mundohet të bëhët serioz, por nuk mundet, duke e bërë një buzëqeshje ironike,në drejtim të Thaqit, duke menduar të kaluarën e tij , dhe i shkon mendja atje largë, se Kosova me shqiptarët po më shpëtojnë prej dore,kam mundur ti ndrydhi edhe më shumë, por fajet i ka Amerika, Gjermanija dhe disa vende të tjera evropiane, se shqiptarët i kisha bërë për qejfin tim dhe të Milloshit, që na ka lënë porosinë, por shteti im dhe partia ime çetnike , do t’a qojmë në vend porosinë e tij,dhe do të mundohemi në mënyrë politike e strategjike, që edhe një herë ta bëjmë Kosovën -Metohi , ose veriun e Mitrovicës -Autonomi…

-Thaqi, qysh po duket situata duhet edhe njëherë me dalë në mal dhe me i rrokë armët, por luftat nëpër male kanë mbaruar , ashtu edhe populli është ngopë me luftëra, jemi në mes dy zjarresh,edhe miqtë tanë janë në favor të paqës, prandaj ka ardhë koha me bisedue në tavolinë , por për të gjall tim, Kosova kurrë Metohi dhe Veriu jo Autonomi.

-Daçiq, ia drejton sytë Thaqit dhe ia bënë një buzëqeshje të rëndë, që e nxjerrë nga ironia, duke menduar se çfarë kurthe t‘i kurdisë „gjarpërit të UçK-së, sepse ato akuzat e mëhershme nuk mundëm ti jetësojmë kundër tij,por tani më ka rënë ndërmend një ide, vetëm sa të vie darka dhe t’i ngrisë nja dy-tri shlivovica.

-Baronesha Ashton, i shikon me kureshtje dy kryeministrat, nganjëherë ua jep një buzëqeshje, duke menduar se ç’farë të u thotë, dhe shpesh i shkon mendja se, mos po bëjnë „irysh“ në njëri-tjetrin , por i kam në dorë, njëri dhe tjetrin, sa do që të ju vlojë gjaku dhe urrejtja, unë me miken time Amerikën, do t’ua heqim „kapreçllakun“.

-Thaqi, zinët pak ngushtë , sepse duhet t’ia lëshoj sytë Daçiqit, pse jo, për t’a shikur drejtë në sy, dhe të dy kryeministrat shikohen me një buzëqeshje reflektuese, zoti e din se çka i thojnë njëri- tjetrit me mend( majkën, apo nanën)…

-Baronesha Ashton, e cila qëndron në mes tyre,i shikon dy kryeministrat me një buzëqeshje të pafrenuar, që ndërhynë dhe ua prishë muhabetin e imagjinatës së tyre, duke ua bërë të qartë dy palëve , detyrat e shtëpisë i keni në tavolinë dhe duhet ti kryeni sa më parë, sepse koha po ecën dhe nuk dëshirojmë t’a humbim kot.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen