Po ikin shqiptarët

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 01.02.15 | 17:55

Nga Engjëll I.Berisha

Të mbushësh barkun me bukë dhe shpirtin me besim, nuk është kërkesë rebeluese, e nuk është as kërkim i vetëdijes, ashtu sikur nuk është as mungesë e transformimit, është thjeshtë proces biologjik, – dëshira për të jetuar.

Po ikin shumë, shqiptarë, popuj tjerë nga vatrat e zjarrit, nga aty ku mungon demokracia. Aty ku mendimi politik nuk evoluon në karaktere të ndryshme, politika copëtohet dhe merret vetëm me ekonominë sociale. Në ekonomi sociale lind njeriu i ri social, që nuk i intereson më të ketë më vetëdije më ideale të larta kombëtare e humanitare. Krenaria kombëtare përfundon aty ku uria i zmadhon sytë e frikës.

Zhvillim ekonomik tani nuk janë vetëm arat e bukës. Ata që po ikin, duan shëndetësi më të mirë. Shëndetësia mbetet një nga motivet më të theksuara, sepse, për shëndetësi shkojnë në Beograd për çdo ditë dhjetëra autobusë. Duan shkollim për fëmijët, kryekëput duan besueshmëri.
A mos po ikin shqiptarët pa i ndjekur askush!? Ikja ka një shtytje, ka shumë faktorë.
Po zbrazet Kosova, aq sa po zbrazet dhe politika. Ngase kur hyjnë të gjithë në politikë, ajo shteret pasi që të gjithë marrin prej saj.
Po ikin shqiptarët, po kah po shkojnë se? Aty ku është më sigurt, ku është më mirë. Në shtete të Perëndimit pra. Edhe pse mbesim me pyetjen, pse po ikin, të paktën e dimë ku po shkojnë dhe pse në këto vende.
Nëse nuk e prodhojmë të gjithë paqen, zhvillimin ekonomik, prej të cilave prodhohet dashuria për vendin, e me dashuri krijojmë besim, atëherë ndahemi apriori në grupe prodhuese dhe grupe konsumues. Kjo i bie, dikush punon e dikush hanë. Por, nuk është fjala për prodhimin industrial, fjala është për prodhimin politik të çdo gjëje. Dikush vazhdimisht prodhon politikë, e të tjerët hanë politikë. Dikush han nga politika, dikë e hanë politika. Kjo situatë krijon varshmëri, nëse klasa prodhuese nuk jep paqe e punë, klasa konsumuese mbetet në rrugë e sorollatur.
Politika e shikon se si po ikin shqiptarët. Kush e di sa do ti hyjë në punë kjo, se, mbase, a mos janë këta rebeluesit e sorollatur dhe “le të ikin, se nuk i kemi nëpër këmbë”. Këtë ikje nuk po e ndalë as politika planetare, që do të thotë politika ndërkombëtare.

Se barku do bukë, e shpirti besim, nuk është avanturë njerëzore, aq sa është dobësi e fatit të njeriut është determinim i shoqërive moderne. Ata po ikin se e duan shkencën, industrinë e zhvilluar, dhe a nuk janë këta evolutiv, përderisa e ruajnë edhe atdhedashurinë.
Se po ikin shqiptarët nga vatrat e tyre, është temë e ditës në çdo familje.

Kush më shumë se prindi fëmijës provon t’ia zbukurojë vendin e vetë atyre që marrin teshë e kotesh dhe pa iu bë mendja zgërrë, ata i bien trup e trup tokës së Serbisë, kah perëndimi, si toka e premtuar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen