Reflektim mbi situatën e krijuar – Dedë Preqi

OP-ED | Dedë Preqi | 03.02.15 | 22:19

Për shkak të pleshtit Jabllanit, nuk i futet flaka jorganit

Nga Dedë Preqi

Sa vështirë e patëm ne shqiptarët me ardhë deri te pragu i lirisë dhe demokracisë, që ti qelim sytë si komb i lirë dhe të shkoqëmi  njëherë e përgjithmonë nga robërija shekullore.  Meqenëse, kjo do të ishte formula më e përsosur, me të cilën mundet një pupull të mëkëmbët dhe zhvillohet, sikur që ishin edhe  shqiptarët, të shpërndarë sikur fara në arë…

Pavarësia e Shqipërisë me 1912, dhe Pavarësia e Kosovës me 2008, e vulosi fatin historik të  shqiptarëve dhe bashkimn e tyre, sepse kufinjt në mes këtyre dy shtetëve janë vetëm një fije floku, që kanë dy popuj vëllezër në mes vete, të cilët i ndanë dhe i përqanë me dhunë agresorët dhe okupatorët e ndryshëm, edhe pse shqiptarët gjithmonë rezistuan dhe nuk iu nënshtruan armikut, që nga heroi kombëtar Gjergj Katrioti-Skënderbe, dhe deri te heroi legjendar Adem Jashari.

Prandaj, internacionalizmi i problemit  të shqiptarëve kushtëzohet sot në luftën e vet për rezistencë paqësore, e cila parasheh kushtet për t’u inkuadruar në lëvizjet e mëdha demokratike të Europës. Fakti që Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishëm, sidomos në anëtarësimin e saj në NAT-o, dhe tani inkuadrimin e saj në familjen europiane, janë hapur rrugët që edhe nyja e zgjedhjes së qështjes së Kosovës, të adresohet dhe trajtohet në këtë mënyrë, sepse është mënyra e vetme e shmangies së rrethanave dhe mitëve parake serbe që kanë për Kosovën, për krijimin e  qetësisë dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor e më gjërë.

Kosova e sotme është qështje e saj me Kushtetutën e vet shtetërore dhe demokracinë parlamentare, që parasheh kushtet e njëjta të barazisë qytetare pa dallim. Edhe zhvillimet politike e ekonomike mvarën nga shfrytëzimi i drejtë dhe e i mirëfilltë i kapacitetëve që menagjon, për krijimin e kushteve më të mira dhe realizimin e tyre, për plotësimin e nevojave të qytetarëve të vet. Kosova e ka një popull solid dhe liridashës, një popull të vyer dhe punëtor, me një rini të shëndoshë dhe intelektuale, që ia ka lakmi  një europë dhe botë. Kosova e ka një tokë pjellore, në të cilën nuk ka farë dhe bimë që nuk shpërthenë, Kosova e ka një tokë të pasur me xehe e minerale, që nuk ka tokë tjetër në rajon dhe Kosova është tokë që nuk tjetërsohet me asnjë vend tjetër në botë.

Atëherë, pse ky vend  nëpërkëmbët, atëherë pse ky vend nuk çmohet si duhet, atëherë pse me këtë vend të lozim dhe t’a tjetërsojmë me vendet tjera, duke ditur se këtu e kemi gjenezën tonë, duke ditur se çdo pëlëmbë e saj është ujitur me gjakun e atyre që nuk e kursyen për lirinë dhe pëllëmbën e saj. Të gjitha konfliktet që dalin sot në këtë vend, dalin prej njerëzve me ideologji të ndryshme, të cilët duhet nganjëherë të mirren parasysh, sepse duhet të konsiderohen se kanë të drejtë të bëjnë ndryshime shoqërore, apo kanë kulturë tjetër politike, e cila duhet të aprovohet dhe të promovohet në çdo shoqëri demokratike.

Në sëcilin vend demokratik të botës bëhën ndryshime, prandaj edhe në Kosovë, si pjesë e kësaj demokracie, duhet të zgjerohet fusha e demokracisë, dhe të mirren parasysh ndryshimet, të cilat paraqesin themelet e çdo shoqërie demokratike. Në Kosovë, nuk do të thotë se krahu i luftës të mbetët gjithmonë në pushtet, sepse edhe ata e kanë kohën e vet që meritojnë, por kjo ishte vetëm në kohën moniste, kur partizanët dominuan dhe udhëheqën pushtetin me dhunë, për deri sa edhe atyre u erdhi koha… Kjo do të thotë ndërtim marrëdhëiesh shoqërore, që merr parasysh të gjitha kategoritë  njerëzore, por edhe dallimet që dalin nga përkatësia religjionare e kombëtare.

Problemet që paraqiten sot në Kosovë, janë probleme serioze, që kanë karakter politik, ekonomik dhe social, të cilat janë shtyllat dhe bazamenti i një shoqërie demokratike. Politika e një pushteti, e cila nuk i njeh shkaqet e vogla të këtyre rrethanave, ato kur të marrin hov dhe zgjerohen, nuk kanë kufinj, apo që njohin ligje, të cilat mund të eskalohen dhe përfundojnë keq e më keq, duke shëmtuar edhe pamjen e syve të vet… Nga kjo premisë do të ndalëmi në ngjarjen e fundit, të protestave, që ndodhën në vendin tonë, të cilat e japin gjendjen e mirë, apo të keqe të shoqërisë kosovare, këtë e vlerëson qytetari i Kosovës, si dhe të tjerët.

Konfliktet thuren dhe shpërthejnë përditë nga ana e Serbisë, për ta penguar Kosovën në rrugën e saj, por të besojmë se çdo ditë e më shumë kjo forcë këta njerëz do ti lë në rrugë, nga se rruga e Kosovës drejtë parimëve të veta nuk mund të ndalët kurrë, sepse është e drejta e saj sublime, për të shfrytëzuar këto resurse njerëzore, në tokën e vet dhe pavarësinë e saj. Dhe shqiptarët nuk duhet të hargjojnë kohë dhe të mirren me vallet patriotike e mitike serbe për Kosovën, sikur që ishte edhe ajo e fundit, nga një „plesht serb“ Jabllanoviqi, që nënat gjakovare dhe popullin shqiptarë i quan egërsira.

Prandaj, sa vite po bëhën dhe jemi dëshmitarë të shpërthimëve të furishme të konflikteve të pas luftës, sidomos në veriun e Mitrovicës, por edhe tani në zemër të Kosovës, lindin valle të tjera të pa matura, të cilat marrin përmasa të gjëra, që qojnë vendin peshë dhe popullin e Kosovës në protesta të pa këndshme, të cilat e shkundin dhe demolojnë jetën e një shoqërie demokratike, pa marrë parasysh zhvillimet e saja. Natyrisht- dhe e turpshme, ti përkujtojmë protestat e më hershme, të cilat ishin vetëm për liri dhe demokraci, të cilat protesta nuk ishin të lehta, sepse aty ishte jeta e barabartë me vdekjen, sepse difinicioni i kësaj qështje ishte i lidhur me lirinë, demokracinë e popullit të Kosovës, sidomos atij shqiptarë, që barazohej më në fund edhe me vdekjen.

Karakteri i protestave të fundit, që udheheqëj nga Vetëvendosja dhe të tjerët, kishte një dallim tjetër nga ato të  mëhershët nën okopimin serbo-sllav, si një e drejtë e ndaluar sipas rregullave të saj monist, ndërsa sot në shoqërinë demokratike është e lejuar protesta, por njerëzit nuk dalin në rrugë të demostrojnë, apo protestojnë pa ndonjë arsye. Përse është fjala? Natyrisht se kanë të drejtë ata që pasi e lodhin mendjen dhe vijnë në përfundim se popullin e serb po e mundon akoma qështja shqiptare, dhe miti mbi madhështinë e vet historike, duke mos llogaritur tragjëditë që i shkakëtuan popujve të tjerë gjatë periudhave të ndryshme, në vazhdimësi popullit shqiptarë.

Dhe pikërisht në këtë dritë do të tërhiqja vërejtjen, se protestuesit shqiptarë i mundon diçka, edhe nëse dikush i quan të pa rëndësishme, të pa drejta edhe nëse dikush ata i quan demolante dhe shkatërruese të kësaj shoqërie. E vërteta mbështetët dhe hedh dritë në majën e Asbergut shqiptarë, sepse askush nuk ka jetë të kotë dhe mundin e gjakun e vet për ta derdhur rrugëve. Kosova nuk duhet të ndahet në kategori të pasurve dhe të varfërve, nëse jemi  një shoqëri e njëjtë dhe në një shtet demokratik. Të drejtat dhe liritë demokratike nuk mund të kufizohen, poashtu edhe në Kosovë, që kërkohen nga protestuesit shqiptarë të Kosovës, duke u mos u pajtuar me dekleratat e ministrit serb Jabllanoviq, që nënat gjakovare dhe popullin shqipatrë i quan „egërsira“ përtshkak se nuk lejojnë më, që kriminelët të vizitojnë tokën ku ata bënë ekzekutimin edhe krimin makabër gjatë luftës së fundit, poashtu nuk pajtohen edhe me ligjin për Trepçën, të cilët nuk dëshirojnë që kjo pronë shoqërore e Kosovës, të nëpërkëmbët, apo të bie në dorë dhe të menagjohet përmes Serbisë, dhe këto dukeshin qëllimet e protestuesve, sipas udhëheqësve të saj, prandaj është fjala për një recept shumë të thjeshtë dhe  produktiv, që nuk duhet të ngritët një popull dhe një shtet në këmbë, por kryeministri i vendit z.Mustafa, në bashkëveprim me kryetaren e vedit dhe qeveritarët e shtetit, të menagjojë më mirë dhe me vëmendje situatën, në mënyrë që mos të pritët ndonjë ngjarje edhe më e pakëndshme, sikur që ishin edhe protestat e fundit. Si do që të mirret, një situatë e tillë, sot në shtetin e Kosovës ka domëthënje të qartë, apo një mesazh jo të mirë, sepse në këtë vend ka një qeverisje jo të mirëfilltë politike, e cila i prodhon këto mospajtime dhe skandale në popullatë, të cilat në një anë i quajmë të arsyshme, duke marrë parasysh edhe anën e tyre negative në protesta, kur ato marrin kahje tjetër.

Po ç‘mund të ndërmarrim në të vërtetë? Edhe nëse populli publikon protesta dhe nënshkruajmë peticione të ndryshme për ndryshimin e një sistemi të brishtë shoqëror, pa marrë parasysh si do që të jetë në shtetin e Kosovës, duhet një gjë ta kemi parasysh, e cila do të ishte më e rëndësishme, atëherë kur llogaritet mirë dhe me një pjekuri individuale e shoqërore, që mos të eskalojë situata, apo të kontrollohet në një mënyrë, sepse çdo e mirë dhe e keqe shkon në favor të këtij vendi. Duhet të bëhët një llogaridhënja  para veprimëve të tilla, sepse shteti i Kosovës me sigurinë dhe policinë e saj, duhet të siguroj qytetarët e vet dhe pasurinë e vendit, edhe pse gjatë veprimëve ka komanda të ndryshme jashtë përgjegjësive, që vijnë prej njerëzve që nuk e njohin vlerën e shoqërisë dhe vendit të vet. Nëse e llogarisim protestën e fundit, ku ishin pothuaj të gjithë shqiptarë dhe masa e sigurisë dhe policisë pothuaj se ishte gjithë shqiptare, atëherë të marrim parasysh se të gjithë ishim vëllezër dhe motra të në gjaku , tënjë vendi dhe shteti, atëherë për cilin dreq po luftojmë, apo ngatërrohemi te dikush tjetër. NËSE PËRSHKAK PLESHTIT JABLLANIT IA FUSIM FLAKIN JORGANIT, dhe demolojmë e shkatërrojmë të mirat tona njerëzore dhe materiale, duke mos qenë mirënjohës me njëri-tjetrin, sigurisht që ky „pleshti“ i Jabllanit dhe shumë të tjerë, jo që kanë me na nxitë në protesta vëlla me vëlla, por kanë me na përgjysmue jetën, të cilën e kemi përpara.

Veqmas në kohën e fundit Kosova gjindet në një krizë të rëndë ekonomike, sociale e politike, të cilat e rëndojnë shtetin e Kosovës, në veqanti popullatën e saj. Me qindra kosovarë janë larguar nga atdheu i vet Kosova, për shkak të gjendjes së rëndë sociale, të cilët i marrin rrugët e tyre pa krye, nëpër Eropë dhe botë, për të kërkuar një jetë më të mirë. A nuk është kjo një ngjarje e rëndë për shtetin tonë, kur dy milion banorë, në tokën e tyre pjellore, nuk munden ta sigurojnë as kafshatën e gojës, por detyrohen të marrin  rrugët e ndryshme të botës, me plot sakrifica dhe rreziqe, nga të cilët janë kthyer prapë në atdhe, por këtë herë në arkivole. Është një turp i një qeverie dhe udhëqësve të saj, që të del para popullit të vet dhe bënë premtime të rrejshme për punësimin e tyre, apo kushte më të mira të jetës, duke iu premtuar dhe qindra e mija vende pune, vetëm sa për ta marrë votën e popullit dhe sot protestuesit e këtij populli në kushte të mjerë, për protestat e tyre quhen të pa ndërgjegjshëm, ky është një turp, që nuk shitet në asnjë ankand popullor.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen