Veteranët,invalidët dhe Dëshmorët e luftës

Analiza & Komente | Zef Prenka | 21.02.15 | 11:58

Nga Zef Prenka

Çdo herë, kur një populli i imponohet lufta për liri, atëherë, nga ai popull dalin djem dhe vajza që duan t’ia kthejnë lirinë, krenarin dhe dinjitetin, duke mos llogaritur në asnjë përfitim vetanak, për asnjë çmim, duke dhëne edhe më të shtrenjëtën – jetën.

Pra,në njëfar mase i gjithë populli solidarizohet me çlirimtarët vullnetar dhe ky solidarizim quhet luftë për Liri!

Luftës për liri i paraprijnë idealet dhe përcaktimi për rregullin e sistemit shtetror. Pra, për çfarë lirie shtetnore luftohet?!

Nëse lirisë shtetnore i paraprinë ideali komunist (gjë që populli ynë e ka përjetuar)atëherë kemi një praktik që të gjithë e kemi urrejtur, sepse çlirimtarët u shndrruan në „okupues“ të „lirisë“ së fituar.

Ata, gëzuan privilegje dhe pozita deri në majen e Shtetit, me çka u bënë; nga çlirimtar të brohoritur në njerëz të urryer,sepse në ëmër të uniformës çlirimtare u shëndrruan në diktator të lirisë së fjalës, besimit, shkrimit dhe kulturës…!

Nërsa, kur idealit për Liri popullore dhe pavarësi deri në sovranitet i paraprinë vlerat demokratike, atëherë ato vlera nuk guxojnë për asnjë shkas të anashkalohën.

Ato vlera, duhet të prodhojnë liri të plotë të fjalës, idesë,mediatike, letrare, religjioniste,raciste, etj deri në atë masë që nuk bien ndesh me kushtetutën e shtetit demokratik.

Elita shtetnore vjen nga vota demokratike e pa ndikuar, e pa imponuar e pa vjedhur dhe pa porositur nga askushi…!

Pluraizmi, si sistem shoqnor i vë në pozita të barabarta të gjithë banorët e shtetit, para ligjit dhe ketë ua garanton Kushtetuta.

Përzgjedhja e kandidatëve në një subjekt politik duhet rrespektuar me pregaditjen profesionale të individit dhe votat e fituara nga elektorati.

Dukuritë e shfaqjes në skenë në jetën politike e ekonomike të mbetjeve të çlirimtarëve ( mbetje:kupto të gjallët, sepse dëshmorët kanë tjetër status) nuk janë pjesë e strukturave shtenore, ato janë përzierje nga ideologjia komuniste.

Veteranët e luftës- nuk mund të konsiderohën si shtresë e popullatës që duhet t’i gëzojnë të gjitha postet politike dhe ekonomike, por t’i nënshtrohën ligjit dhe rregullave shoqnore si çdo qytetar tjetër,sepse në një luftë për liri, i gjithë populli mbetët Veteran ( të gjithë janë pjesë e viktimës dhe e fatit nga lufta.

Veteranët në fakt,asnjë të drejtë nuk duhet ti japin vetit pos përfshirjes në shoqata jo qeveritare dhe të pamvaruna nga buxheti shtetnor.

Çdo lloji tjetër organizimi e Veteranëve ( uzurpim të pushtetit dhe buxhetit të shtetit) e kthen në laramani sistemin demokratik,që mund të quhet sistem“demo-komunist“ dhe që prodhon dhunë, krim të organizuar dhe shpërlarje buxhetit shtetnor.

Veteranët mundë të rrespektohën nga gjenerata e re ( jo pjesmarrëse në luftë) duke u rënditur në vëndet e para në listat e punësimit,por sipas kriterit të parapregaditjes profesionale.Pra, nuk mundet një Veteran lufte me profesion Murator, të ëmrohet drejtor, apo ministër,por mundë të ëmrohet kryepuntor në projekt ndertimtarie…

Invalidët e luftës- janë një kategori që, duhet një përkujdesje e veçant shtetnore, si në aspektin shëndetsor dhe në atë material.Ata nuk janë të aftë që të mbajnë askënd, as vetën e tyre, prandaj janë sakatosur për liri dhe liria duhet t‘ i rrespektoj me pak privilegje që mjerisht nuk mundë të jenë megjithatë të lumtur.

Pra, ata meritojnë një pension aq sa mund të jetojnë normalisht me familje nga se mbesin barrë e shoqërisë.

Dëshmorët e luftës-

me të drejtë mundë të konsiderohën pjesa më e shënjtë dhe fatzezë e popullit.Atyre u përket çdo epitet, vënd të merituar në historinë e atij populli, rrespekt(vetëm) për fëmijët e tyre,pënsion për bashkshortét dhe fëmijët deri sa shkollohën, vënde pune në rënd të parë për bashkëshortet dhe fëmijët e tyre dhe që askush të mos thirret dhe përfitoj në ëmër të Atyre!?

Fëmijët e dëshmorëve nuk duhet mbivlerësuar,si p.sh.regjistrime në Univerzitet shtetror pa meritë, pa kriter etj.sepse është mundësi e keq orjentimit profesional.

Asnjë vëlla, motër , nip, dajë etj. nuk kanë të drejtë të përfitojnë as politikisht as ekonomikisht në ëmër të dëshmorit, sepse Ata i takojnë Lirisë,Atëdheut dhe popullt.

Prandaj,ndryshe nga këto pikpamje, situatat tjera sjellin dukuri ç’orjentuese, diskurse politike, varfëri ekonomike dhe jo stabilitet të bërjes SHTET

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen