In Memoriam-Prof. Mihill Shala

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 27.02.15 | 17:26

( Në përkujtim të Prof.Mihill Shala me rastin e 7 Marsit – Dita e Mësuesit)

Nën ombrellën tënde,mësues
s’më lagu shiu, as dëbora
nën hijën tënde,
as dielli nuk më përcëllonte
nga mendja yte e ndritshme,
se ç’është bota mësova!

Rrugtonim së bashku,
unë me mësues, e Ti me nxënësin…
Një udhëtim i gjatë
plot shpresë për mua,
kënaqësia ishte e yte
kur poezi na mësoje,
o, sa me bindje ligjorje…

„fryn Murrlani me stuhi“
shqiptoje Ti, rreshtat tutje
shiqimi nga dritarja, ku,
vërtetë Murrlani fryente,
udhën së bashku,
jo gjithmonë do bënim
Nga Doblibarja e deri në Marmull!

…“ o Murrlan, atë frymë ndale“
Mihill mësuesi,prap vazhdonte,
ligjëronte me buzë në gaz
i dashur, i ngrohtë, prore na qortonte!
për të nxënë dituri, pa masë…!

…“ndale akullin mos të ngrinë“
rrjedhte fjalë plot-shpresë!
elegant dhe i urtë,
sa që edhe bishën do e kishe zbutë!?

Pra, sot unë, i dashur mësues
kur Ti, je atje në Amshim,
lutem fort o, Tën Zot,
shpirtit tënd ti bëhet dritë…!

Dritë e Paqë gjithmonë të qoftë,
ashtu si Ti, na dhuroje dijën
ashtu si udha që bënim bashkë,
kurrë për jetë nuk do harrohesh!?

Kush të njohu, e kush përfitoj
nga Ti, o mësues i rrallë
me urti dhe plotë kulturë
udhës sate,ecim pa ndalë.

Çdo 7 Mars do kujtohesh
nga nxënës, prind e dashamirë
por më shumë nga familja e yte
të jenë krenar për Prof.Mihillin
ligjeruesin e pa kursyer.

Edhe unë, po betohem
s’do t’harroj për vjet as mot
të tillë njeri me vlera të larta
mjerisht, të rrallë po gjinden sot?!

Zef Prenka
Shtuttgart

27.02.2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen