Reagim ndaj pallavrave të Ministrit B.Stavilecit

Analiza & Komente | Zef Prenka | 02.03.15 | 17:22

Zotëri ministra dhe z.Stavileci çfarë gjykimi e kish prit nga ju Mixhën Ramë me 25 fëmijë?

Shkruan Asllan Dibrani

Blerand Stavileci, „Ministrit i Zhvillimit Ekonomik“, i cili në emisionin Interaktiv të KTV me deklaratat e tij i ngjasonte disa komunisteve serbo-shqiptarë në kohen e ish-Jugosllavisë?Kur mbronin organet e shtetit të Jugosllavisë-Serbisë , ata i denonconin shqiptarët e varfër si antijugosllav të nxitur nga irredentizmi shqiptarë që kishin shume fëmijë, gjëja se kanë dorë në shtimin e popullsisë në Kosovë me qellim te rrezikimit jugosllav!. Deklarata e Stavilecit i ngjashme me ato te çetnikëve dhe bashkëpunëtoreve shqiptar asaj kohe! Edhe çetnikët serbë kërkonin që shqiptarët nuk duhet të kenë shumë fëmijë ,sepse po e rrezikojnë Serbo-Jugosllavinë komuniste që gllaberoj tokat shqiptare. A thua është kjo koincidencë, apo ndoshta Blerand Stavileci është ndonjë pinjoll i komunizmit serbo-Jugosllav, le të mbetet ta bëjnë organet kompetente nëse kanë guxim tu shpallin luftë të apostrofuarve që për çdo ditë kanë filluar ta qesin kokën në shërbim të Serbisë!!!
Ministrat e Isa Mustafës e lëshojnë deklarata si lopa bajgën !!!
Kosovës po i ndodhe si shpesh, ajo fjala e urtë popullore një budalla e hedh gurin në bunar(pus) njëqind nuk munde ta nxjerrin! Apo fjalën fjala tjetër e lëshon si lopa bajgën vend e pa vend!.
Edhe ky ashtu veproj‘?. Ashtu e lëshoj bajgën nga goja në vende të merremi me punë shumë më madhore, tash po na duhet me u marre me një deklaratë absurde të një të pa afti, një politikani qe vërtetë qe rastësia po i sjell në vende kyçe politike. Është dashtë deri tani të jap dorëheqje të menjëhershme sepse kështu paaftësia e tyre ka filluar të dal për lendinë .
-Ky dhe tjerët si ky do të ishte fat sikur, të largohen nga organet e Kosovës sepse, vet praktika tregon masë miri se në ç’mjerim dhe çfarë shkatërrimi i sollën Kosovës dhe ua irrituan shqiptarëve atdheun?!. Këta janë që imponuan demonstrativisht ta lëshojnë Kosovën populli!!!. Këta janë edhe shpresën ua morën shqiptarëve të shumë vuajtur në pritje ,se një ditë do t’i ngroh dielli edhe këta pakëz .
A thua se çdo herë duhet një Kolë Shrokë të jetë kujdestar si ky injorant i leksikoneve edhe për seks ndaj qytetarëve të Kosovës në sherbimin e Serbisë?
„Ata që kanë 300 euro të ardhura mujore nuk duhet të bëjnë nga 7 fëmijë”, ishte një pjese e dekoratës së ministrit dhënë në emisionin televiziv “Interaktiv” të KTV-së. A thua se çdo herë duhet nga një Kole Shrokë të jetë kujdestar si ky injorant i leksikoneve për seks ndaj qytetarëve edhe se kur me fjet me gratë apo burrat e vet. Sipas tij këtu duhet të jenë dy klasa të varfrit që duhet me lind pak fëmije, pak seks,pak ushqim me ngrenë është fjala për ata që i kanë të ardhura vetëm 300 Euro.
Çka i kish bërë ky ministër mixhës Ramë nga nga Danisheci me 25 fëmije i , axhës Bilall edhe ai nja 15,axha Selim nja 13 fëmijë ???
Hej more ministër , po çka me i bere banës Feti qe na lindi 7 fëmijëve,ai pa punë ka qenë po na shkolloj dhe secili u shpërndamë në interesat e vendit dhe ne shërbimin e tij.Ai kurrë se ka marre edhe nje grosh nga ish okupatori se i pa punë ishte dhe vdiq Po lind pyetja tjetër, se çka i kish bërë ky ministër mixhes Ramë nga nga Danisheci qe e njoh dhe 25 fëmije i ka pas. Po axhës Bilall edhe ai nja 15,axha Selim nja 13 fëmijë. A thua se çfarë gjykimi i kish prit ata , nga këta ministra. O baca Ramë e axha Bilall, axha Selim e ju të tjerë me shumë fëmije zoti ju ka shpëtuar qe ju mori shpirtin dhe vdiqët pa ardhë në pushtet këta alamet ministra në qeverinë aktuale se ku me dit se cfar gjykimi kishit m e pas. Me ligjet e tyre paskan pas me ju qit në konop për gjithë ata fëmijë dhe gjithë atë seks qe e keni bërë me gratë e juaja !!!.
Lind pyetja tjetër se çka me bërë ata të pa punët afër 60 % e popullatës janë të pa punë .Sipas ministrave të Isa Mustafes këta duhet privuar nga seksi, kurr mos me bërë seks ,me, gratë e tyre as me lind fare fëmije… Sipas zotit Stavileci këta duhet të pajtohen me fatin e varfërisë dhe të zhduken nga kjo botë e mos ti bëhen barre këtyre të pasurve dhe ministrave të tanishëm dhe të pasurve!!!.
Pra, sipas planimetrisë zhvillimore të ministrit ekonomik kjo është raciste, antishqiptare dhe diskriminuese , kur dallon popullin këtu në të varfër pa të drejt dhe të pasurit me të drejtë lirie që të kenë fëmijë sa të duan pa limit!?. -Ky ka shkuar sipas leksikoneve të disa hoxhallarëve antikombëtar dhe degjenerues kur ligjërojnë se „Një burrë ,ka drejt me i pas 7 gra. Me 7 gra me pas seks!!!. Edhe më shumë gra bile për ata që kanë pare edhe 72 gra me i bërë ,s’paska kurrfarë problemi ! Qenka e lejueshme sipas kuranit? . Ndërsa ai që s’ka pare , me mbet edhe pa as një grua. Ata që s’kanë pare as edhe njëherë nuk u lejohet me shijuar aromën e dashurisë e lere qe ta ketë në shtrat ndonjë grua me fjet me të e me pas fëmije…
Kjo deklarate diskriminuese, qon në injorancë të pa presidence nga ministëra të këtillë. Sepse në „Shtetin e Blerandit, privilegjohen dhe çmohen shqiptarët dhe kriminelët e pasur, të cilët ministri Stavileci i lejon të lindin fëmijë sa të duan .Sa të duan gra! Sa të duan liri sa te duan para pa kufi.
O zotëri ministra a ti mbyllim sytë pranë këtyre deklaratave skandaloze qe vetëm klasa politike e Kosovës din t’i linçoj dhe t’i lëshoj me një papërgjegjësi?.
Ministra t’padijshëm e pa ide kreative, plot mllefe e komplekse, urrejtje na etiketojnë ne gazetarëve si „Qëllimkëqij“ që shohin veç zi… O zotëri ministra a ti mbyllim sytë pranë këtyre deklaratave skandaloze qe vetëm klasa politike e Kosovës din t’i linçoj dhe t’i lëshoj me një papërgjegjësie!‘?.
Sipas Blerandit, njerëzve të varfër nuk duhet tu jepet rast të lindin, sepse, i varfëri sipas teorisë së tij prodhon varfëri. Ky ministër në vend se të merren me zhvillimin ekonomik , shkollimin e femrës, ngritjes se saj në planin emancipues dhe edukativ ai merren me paragjykime apo me debatin e misionareve aziatik si ministrit Ferid Agani për vënien e shamisë në kokë . O jo, jo, dhe jo, këtu ka të bëje mor injorant me ligje plane ekonomike ,zhvillim edukativ dhe arsimor ngritje ne te gjitha nivelet.
Ju luftoni ta keni një femër shqiptare të pa ditur dhe tu lajnë këmbët e qelbura në mbrëmje duke vrapuar pas hajnisë , tenderëve dhe kriminalitetit tërë ditën!?.
Të ngitet standardi familjar, atëherë vetvetiu vjen vetëdija dhe vet populli vendos se sa fëmijë me i bërë! Sa herë me fjetë me gra e tyre etj etj .Ju keni prodhuar analfabet në ketë popull . Edhe Kuvendi i Kosovës ka të tillë sa të duash!. Ju luftoni ta keni një femër shqiptare të pa ditur dhe tu lajnë këmbët e qelbura në mbrëmje duke vrapuar pas hajnisë tenderëve dhe kriminalitetit tërë ditën. Ju s’keni kohë të merreni me zhvillimin e kësaj shoqërie në arsim , kulturë dhe edukatë, po edhe në ekonomi!. Po ky ministër mori rroge 6 muje, pa bëre asgjë e tash del e flet për standardin dhe planifikimin familjar me aq varfëri brutale qe ekziston. E pyesim zotin ministër se ku janë shtesat femërore ,ku është mjekimi, ku është arsimi, ku është kultura ,ku janë benificionet tjera apo sigurimi shëndetësor?. Këto kushte duhet ti ketë Kosova pastaj të dalësh me këso deklaratash, sepse çdo shtet pa prodhimin e popullsisë dhe pa fëmijë, ai shtet vdes vetvetiu, siç ,po i kanoset vdekja Kosovës nga skenar të ndryshëm me rastin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova gjatë kohëve të fundit.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen