Aktori i ri Vilson Spaqi, pasuri e kinomatografisë Shqiptare

Diaspora | Zef Prenka | 02.03.15 | 22:47

Aktori i ri Vilson Spaqi pasuri e kinomatografisë Shqiptare
Vilson Spaqi – aktor dhe bisnesmen nga Shpenadia-Prizrenit,jeton dhe vepron në Stuttgart .
Ai është i dalluar për stilin dhe elegancën e Tij si në shoqëri po ashtu edhe në ngritjën e bisnesit.
Vilson Spaqi ka luajtur një nga rolet kryesore nga filmi Aksion „Haraqi“ ku tregoj një sukses të jashtzakonshëm.
Pra, te „Haraqi“ luajtën:

Zhanri: Aksion, Krim, Dramë Regjia: Halil Budakova Skenari: Visar Fejzullahu, Adil Olluri Aktrojnë: Vilson Spaqi, Sadi Krasniqi, Çun Lajçi, Halil Budakova, Meritë Budakova, Avni Lushtaku, Bashkim Shala, Florim Kleqka, Enver Petrovci, Sheremet Jonuzi, Kenan Gurgurovci, Fatmir Haliti, Dafina Dauti, Naser Gashi, Anita…

Ndërsa së fundit edhe RTK1 reklamoj se në muajn Mars 2015 ( ketë muaj) do të fillojë
Seriali më i ri në Kosovë “Labyrinth-x”, do të fillojë të emetohet në muajin mars në RTK. Shkëlzen Sylejmani, regjisor i këtij seriali ka thënë për KultPlus se në këtë seria do të ketë aksion, dramë e romancë ku me rolet e tyre janë angazhuar aktorët: Enver Petrovci, Çun Lajqi, Halil Budakova, Shpëtim Kastrati, Arta Lahi, Vilson Spaqa, Fatmir Haliti, Merita Budakova…
Ja si e përshkruan

Sarandë Selimi
Jeta është arsyeja, kuptimi, dashuria, kënaqësia pse njerëzit jetojnë. Jeta është harmoni me të gjithë njerëzit, por në çdo moment ndodhë diçka, dhe e prishë këtë harmoni. E mira dhe e keqja njëkohësisht na përcjellin gjatë gjithë jetës, kështu edhe për 35 episode këto dy gjëra do ti ndjekin personazhet e serialit më të ri në RTK “Labyrinth-x”.
image

“Labyrinth-x”, me skenar të Besnik Rrahmanit, regji të Shkelzen Sylejmanit dhe producent Halil Budakovën, në mars të këtij viti do të vijë për shikuesit me zhanre që nuk janë parë më parë në seriale vendore. Dramë, aksion dhe romancë janë zhanret që për çdo episod që do të vijë do e përcjellin shikuesin dhe, krejt në fund do të ketë gjithmonë zgjidhje të një problemi.
Në një intervistë për KultPlus, regjisori, Shkëlzen Sylejmani tregoi ekskluzivisht se çfarë do të përmbaj ky serial dhe cilat tema i trajton.

Vilsoni me Halilin

Vilsoni me Halilin

““Labyrinth-x”, është një titull i njohur për publikun, vetë kjo fjalë kupton një rrugë me pengesa e cila të qon deri në casino online zgjidhje, që do të thotë ky serial përmban probleme të cilat ndodhin në një realitet në vendin tonë. Mesazhi i këtij seriali është shteti i Kosovës, është me rëndësi që në këtë serial do të trajtohen anët negative e anët pozitive dhe krejt në fund do të jetë një përmbledhje e çdo personazhi që do të gjejë zgjidhje dhe do të jepet mesazhi, që ky vend është vendi i duhur që të jetojnë shtetasit e Kosovës”, tha ndër të tjera regjisori.
“Çdo personazh në vete mban labirinthin e vet dhe çdo personazh i cili shfaqet në këtë serial do të jep mesazhin për publikun si gjeneratat e reja dhe ato më të vjetra. Ky serial nuk trajton një temë por trajton shumë tema, ndër shtyllat kryesore janë jeta sociale, ana kriminale dhe problemet e dashurisë dhe të rinjve”, vazhdoi më tej ai duke thënë se seriali ka një kastë të madhe aktorësh dhe të gjithë janë emra të njohur të vendit tonë.
Vilson Spaqi me Enver Petrovcin
Enver Petrovci, Çun Lajqi, Halil Budakova, Shpëtim Kastrati, Arta Lahi, Vilson Spaqa, Fatmir Haliti, Merita Budakova,… janë këta vetëm disa nga emrat që do të marrin pjesë, por do të ketë edhe shumë të tjerë që sipas regjisorit, Sylejmani do të mbetet të shihen në ditët ne vijim se kush do të jenë ata.
Deri më tani ky serial ka arritur deri në episodin e pestë të xhirimit dhe çdo episod do të zgjasë nga 35 deri në 40 minuta. Muzika që do të vihet në prapavijë do të jetë nga Andin Randobrava, ndërsa drejtor fotografie është Bujar Zeqiri. /KultPlus.com

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen