Telegram ngushllimi familjës së Gani Azemit

OP-ED | admin | 28.11.12 | 17:50

Veprimtari i palodhur për çështjen kombëtare, Gani Azemi është i njohur me aktivitetin e tij në Diasporë qysh në vitet `80-a. Ishte bashkëpunëtorë i afërt i Enver Hadrit, Hero i Kosovës.

Ganiu me shokë ishte themelues dhe drejtues i Degës të LDK-së për Beneluks si dhe kryesues i Fondit Qeveritar të 3%-it për Belgjikë. Ishte adhurues dhe mbrojtës i pakompromis të parimeve demokratike në frymën e përcaktuar nga Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.

Gani Azemi bashkëpunoi ngusht edhe me Degën e LDK-së për Gjermani, duke koordinuar shumë aksione, demonstrata dhe peticione sëbashku.

Vdekja e papritur e mikut tim Gani Azemi është një dhimbje dhe humbje e madhe për komunitetin shqiptar të Diasporës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Ganiun tonë, si veprimtar, si poet, si publicist, si diplomat dhe mbi të gjitha si mik të mirë, të dashur dhe të sinqertë.

 

Shtojcë:

Telegram ngushllimi edhe nga Stafi i Rrezores,

familjes,farefisit,shokëve dhe LDK-së,për humbjen e njërit nga atdhetaret e rrallë dhe aktivist i qështjes kombëtare,duke kaluar në amshim në vixhiljen e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,që aq shumë e dashti!

Lavdi!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen