7 Marsi – Dita e kujtesës së rrugëtimit të arsimit shqip

Analiza & Komente, Histori & Fakte, OP-ED | Mikel Gojani | 08.03.15 | 20:38

Mikel GOJANI

7 – Marsi është ditë e shënuar në rrugëtimin historik të arsimit tonë kombëtar. Prandaj, kur e shënojmë këtë ditë të shenjtë, ngjallim nderimin dhe respektin për të gjithë ata mësues të cilët që nga kohërat e hershme hapen shkollat shqipe duke ruajtur nga një altar në shërbim të popullit dhe të atdheut, si dhe për të gjithë pishtarët e arsimit që në dekadat e fundit të shekullit XX me punën e tyre sublime ruajtën frymën kombëtare të arsimit shqip.

Duke përkujtuar e kremtuar këtë përvejtor të Shkollës së Parë Shqipe, ne hedhim vështrimin në vitet e largëta të vitit 1887, kujtojmë me pietet ata atdhetarë e trima,që me mençuri e guzim hapën shkollën e parë shqipe;kujtojmë mendimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arritjet për shkollën shqipe dhe gjuhën amtare kanë qenë rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme të përbashkëta të patriotëve tanë të kohës dhe të organizatave dhe klubeve atdhetare në trojet tona etnike dhe jashtë.Pa shkuar më larg.këto kërkesa i gjejmë të sintetisuara me Programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe programet organizative të mëvonshme. Fakti është se shkolla shqipe gjeti shumicën e librave të nevojshme për arsim e dituri,gjë që tregon që kjo nuk ishte gjë e rastit.Ky zhvillim shtroi përzgjidhje dhe një numër detyrash, siç ishin organizimi më i mirë i arsimit dhe i lëvizjes kombëtare, përpunimi i një program të përbashkët kombëtare.

Përpjekjet për të sublimuar themelimin e shkollës shqipe asnjëherë nuk kanë munguar. Është e kuptueshme se në rrethanat politike – shoqërore shqiptare të gjysmës së dytë XIX ishin mjaft të vështirësuara.Mirëpo,hapja e shkollave shqipe u kuptua si domosdoshmëri e pashmangshme dhe e menjëhershme e kohës.Veprimtaria e madhe kombëtare dhe atdhetare, e cila merrte përmasa shtrirjeje më të gjerë dhe përmbajtjesore. Në vazhdën e punës pararëndëse u kurorëzua me sukses më 7 Mars të vitit 1887.Duke hapur shkollën shqipe në Korçë, një arritje të madhe historike të arsimit dhe kultures sonë kombëtare,Pandeli Sotirit të Madh i kishte takuar nderi të ishte mësues i parë i saj.

Shkolla e Korçës përpos tjerash pati rëndësinë e vet themelore,sepse ishte një shkollëme baza kombëtare, puna dhe program i së cilës mbështetej në metodologjinë laike.

Çështjen e arsimit dhe të shkollimit shqip rilindësit tanë e kishin ndër detyrat prioritare drejt rrugës së emancipimit dhe çlirimit kombëtar. Në këtë drejtim kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë shumë pishtarë të shquar të arsimit tonë,si Naum Veçilharxhi,Shtjefën Gjeçovi, Gjerasim e Sevasti Qiriazi,Hoxha Thasini, Naime Sami Frashëri, e shumë të tjerë.

Shkolla shqipe në Kosovë gjatë rrugëtimit të vet kishte një rrugë të sakirficës,një rrugë të përgjakur.Në vitin 1991 regjimi serb përdori të gjithë metodat e errëta mbi shkollën shqipe,ku përpos tjerash helmonte nxënësit,ndërpreu financimin e mësuesve, mbylli shkollat me dhunë, largoi mësuesit dhe nxënësit nga objektet e tyre shkollore.

Edhe përkundër të gjithë asaj trysnie, shkolla shqipe mbijetojë këtë katrahurë.

Urojmë që tash në liri shkolla jonë shqipe të marrë rrugën e mbarë drejt reformave dhe progresit me pretendime të që të nxë trendet e një arsimi bashkëkohor sipas parimeve moderne europiane.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Mikel Gojani

Mikel Gojani

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen