Përzgjedhja e Prokurorit

Analiza & Komente | Zef Prenka | 09.03.15 | 22:02

ME NE FUND (LE TE) KONFIRMOHET RREGULLA E PASHKRUAR

Me modesti mbi meritat. Me mburrje mbi kuoten.
Urimi: Q. B. F. F. F. Q. S.

Shkruan: Prend Gjergjaj

Edhepse, tani më, nje cerek shekulli nuk jetoj ne Kosove, me Te (me Vendlindjen time) jam i lidhur -sic shprehet Jakov Xoxe ne Lumin e vdekur, si rrapi shekullor me token e vet.
Duke ndjekur, edhepse nga larg, por me pasion zhvillimet ne, mbi dhe rreth Kosoves, keto dite bie ne sy perzgjedhja e zt. A.Lumezi ne detyren e Kryeprokurorit te Kosoves. Edhepse ne castin kur po i ve ne leter keta rreshta, “rasti” gjendet akoma ne pritje tek Presidentja, eshte plotesisht e pritshme se konfirmimi i perzgjedhjes do te ndodhe, madje edhe perkunder “kapjes” momentale qe (perzgjedhjes) po ja ben Kushtetuesja (lexo: E. Hasani).
Ajo,,qe, per opinionin kosovar dhe rrethet e caktuara profesionale eshte e ditur, se; zt. A. Lumezi eshte jurist i zoti apo jo, se eshte konsekuent ne qendrimet e tij apo jo, politikisht e cfaredo aspekti tjeter i paanshem apo jo -per mua (nga larg) eshte me se paku e ditur. Zt. A.Lumezi personalisht nuk e kam as ne fis as ne fare -sic thuhet. Perkundrazi, e kam edhe ne fis edhe ne fare, por te jem decidiv (krejtesisht i qarte) nuk e kam farefis dhe as qe njihemi fare. As qe jemi takuar ndonjehere ne jete. Pervec tjerash, sa kuptoj nga mediat, ai duhet te jete shume me i ri se une.
Megjithate, perzgjedhja e tij ne detyren e Kryeprokurorit te Kosoves, qe pamedyshje eshte nje nga pozitat kyce dhe me ndikim ne sundimin e ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshem demokratik te vendit, me zgjon (besoj jo vetem mua) kurreshtjen dhe vemendjen (se paku) edhe nga nje kendveshtrim tjeter tejet serioz. Me sa dihet,ne vendin e Kryeprokurorit nuk mund te vije ndonje anonimus, qe ketu per fat te mire e perjashton mundesine /spekulimet per paaftesine eventuale te zt. Lumezi. Mirepo,nga ana tjeter poashtu dihet se ne nje pozite te tille, nuk mund te vihet pa mbeshtetjen e forte nga dikush i forti.
Nga sa merret vesh, zt.Lumezi kesaj rradhe nuk i ka munguar perkrahja nga i forti (dhashte Zoti qe te jete i forte e qe te jete konsekuent ne perkrahjen), aq me teper kur ky i forti – ne kete rast kreu i Kishes katolike (jodetyrimisht vetem Ipeshkvi), perfundimisht e ka kuptuar se perzgjedhja e zt. A.Lumezi ne detyren e tij eshte edhe pune/ceshtje e kuotes. Me se sinqeisht i them zt.Lumezi qe ceshtjen e kuotes (fetare) ta kuptoje shume drejt (per cfare nuk kam asnje aresye se do te ndodhe e kunderta -aq me teper kur tani edhe e ka te siguruar perkrahjen e “te fortit”, por, qe perkundrazi teper lirshem dhe komod (e me mburrje) mund dhe le te casino online ndihet per kuoten. Nderkaq, ate te fortin e kesaj here-kreun e Kishes katolike, e pergezoj per perkushtimin dhe angazhimin qe kane reflektuar ne kete rast (gje qe para sa vitesh nuk e kishin bere ne perzgjedhjen e gjyqtarit kushtetues nga rradha e jokosovareve- e qe ishte nje rast i shkelqyeshem per poentim si nga ana e ketij kreu, poashtu edhe nga ana e mbare spektrit politik kosovar, por asokohe si duket ata i kishte zene gjumi (a thua vetem gjumi ?). Si kandidat nga rradha e te huajve ishte shqiptari, kosovari, me pervoje te begatte ne dy shtete,…por, ndoshta jo edhe sa duhej i ngerthyer per klanin e stubllakeve, apo ndonje “face” tjeter politike). Madje,edhe me teper se kaq, i porosis keta te njejtit qe sadohere dhe kurdohere qe paraqitet nevoja per kycje – te kycen, sepse,mbi te gjitha mu kjo eshte detyra qofte baritore qofte patriotike e tyre ne perkujdesjn per ruajtjen, kultivimin dhe zbatimin pse jo edhe te kuot-es/ave ne pozitat me te larta institucionale ne Kosove.
Kjo rregulle e pashkruar- qe, ne kreun institucional te Kosoves, rendom te (bashke)gjendet edhe ndonje perfaqesues i besimit katolik, ishte pergjithmone ceshtje (pra, rregulle e pashkruar) qe nenkuptohej/vetkuptohej, madje edhe realizohej. Keshtu veprohej edhe ne kohen e komunizmit (shembull Kole Shiroka), keshtu me vone do veproje edhe i perndrituri Ibrahim Rugova ne Kosoven e lire (shembull Kole Berisha) e keshtu do (te) duhej dhe le te mbetet pergjithmone.
Patjeter, tani eshte casti per te theksuar se nenkuptimi dhe realizimi i (ceshtjes se) kuotes nuk guxon assesi te mbetet ceshtje per vete (sa per sy e faqe).
Ai “i forti” (po jo vetem ai dhe kurrsesi jo i vetmi) qe ka ne dore mundesine e perzgjedhjes se kandidatit (qofte edhe -kur kjo ndodh- nga kuota) duhet detyrimisht te luftoje per reprezentues te denje-per me te mirin nga me te miret. Sinqerisht besoj se zt.Lumezi e ka me per zemer te mbahet mend jo si ndonje anonimus (ndonje “Gjon, Kole a Mark” i rradhes), por si ai qe beson (se nomen est omen) ne misionin qe ka.
Me besim se me perzgjedhjen e zt. Aleksander Lumezi eshte “vra dhjeteshja” (qe, per mua kjo pune vecse duhej te ishte e kryer –me te si fitues moral e demokratik), atij i percjell urimin tim: Quod bonum, felix, faustum, fortunatumque sit (Detyra pra, te qofte me miresi, me fat, me bekim dhe me bereqet. Ashtu qofte.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen