Nëse me çmend malli…!

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 19.03.15 | 22:29

Nëse me çmend malli…!
-LIRIKE-

Nëse me çmend malli për ty,
e dashur moj, nëse tre dite shkojnë
qe as fjale as varg prej meje s’të vjen…
ta dish se udhëve diku me ke
përhumbur te heshtur neper kujtimin tënd…!

Nëse tre dite shkojnë pa me dëgjuar
ne zërin tim udhëve qiellore
kërkomë ne Kumtër atje ku bashke shkuam
aq here e here mesnatave prore…!

Atje kërkomë o Shpirtbukura ime,
ne atë Yllin tone ku shkuam te dy
ku shikimet i puthem me mall e lot
e ku unë ne gushen tende te puthja ty…!

Oh, nëse me çmend malli ndonjë mesnate
e shtrenjte moj shpirtërorja ime…
ti dil me prit atje ne boten tone…
se ashtu çmenduruar mallit do te nisem qiejve…!

Nëse me çmend malli për ty…

Copyright-©LLemadeo

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen