I referohen Fishtës, Konicës e Nolit

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 03.04.15 | 17:07

I referohen Fishtës…!

 

I referohen Fishtës politikanet shqiptar,

dhe Konicës i referohen aq shpesh,

por dhe Nolit, i referohen kur shiten si atdhetar

hajdutërit qe ne krye te shtetit hahen si qentë!

 

Po te kujtoj Fishtën, i thonë njeri tjetrit;

Ndërsa Fishtës ja kane shembur shtepine

përmbi varr ka vite qe i kane përmjerr

ata qe e shkatërruan Shqipërinë…!

 

Po te kujtoj Konicën, i thonë shoqi-shoqit

sa here duan te shiten për intelektual,

ata qe s’kanë lëne gjë pa vjedhur me mashtrime

duke përfituar nga posti zyrtar…!

 

Po te kujtoj Fan Nolin, i thonë njeri tjetrit,

sa here duan te mburren për Bese e Nder,

ata qe ne krye te Autoqefalise Shqiptare vunë grekun

ndërsa Nolit ja shkarravisin emrin ne çdo dere…!

 

U referohen rilindësve pseudo-politikanet

sa here njeri tjetrit duan ti shesin mençuri,

ata qe rilindësit i kane mbuluar me turp

duke ua djegur veprat me plëng e shtëpi…!

 

U referohen Fishtës, Konicës, Nolit, e te tjerë

sa here duan te mbulojnë te tyren hajninë…

ata qe me para tutorësh prostitucioni ngrejne Vila sulltanësh

dhe vota blejnë për te sunduar Shqipërinë…!

 

~Copyright~©LLemadeo~

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen