Përkujtojmë atdhetarët e diasporës

Diaspora | Zef Prenka | 13.04.15 | 18:26

Poeti Shaban Cakolli – vdiq në kohën kur prej tij pritej më së shumëti.
Por, veprat e tij nuk do të vdesin kurrë.

Ramiz Dërmaku
__________
Shaban Cakolli u lind me 1958-në Krilevë të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret që në fëmijëri. Shkroi poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Ndërroi jetë me 28. 08.2014. Lajmi për vdekjen e Shaban Cakollit, poetit të diasporës më shqetësoi shumë. Për miqtë dhe Familjen e tij ato ditë ishin tepër tronditëse.

Kjo humbje ringjalli kujtesën humbjen katastrofike të mijëra shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria. S’ka dyshim se ato humbje tragjike i kishte përjetuar rëndë edhe poeti SHABAN CAKOLLI. Ditët dhe netët e humbjes së Shabanit ishin një ankth i vërtetë. Vetëm ata që kanë përjetuar situata të tilla dinë të përshkruajnë një dhembje të tillë. Lajmin për vdekjen e kolegut tim Shaban Cakolli më informoi poeti dhe intelektuali Neki Lulaj. Ai më tha: “Shaban Cakolli ka vdekur..,dhe për një çast i humbi zëri si pasojë e dhembjes dhe lotëve. Zoti Neki Lulaj e dinte se ne kishim mardhënje të mira me te. Pas një bisede jo të gjatë ramë dakord, që vdekja e tij ishte e dhimbshme por e lavdishme. Ky atdhetar i tokës arbërore kishte fluturuar atje në dheun e artit poetik për të kënduar këngët e dhembjes kombëtare.

Pavarësisht moshës dhe shëndetit në rënie e sipër si trim që ishte orvatej të shkruante sa më tepër . Kam dëgjuar, bile edhe recitimet e Gjergj Fishtës e shumë poetëve të tjerë por ata nuk kishin fuqinë e aktrim të Shaban Cakollit. Për këtë poet të madh kisha dëgjuar që nga shkolla e mesme në Dardanë, para vitit 1985 . Poezia është një gjini letrare hyjnore e Shaban Cakollit. Çdo revistë dhe gazetë shqiptare i botonte shkrimet dhe poezitë e tij.
Ndërsa për Evropën nuk fliste mirë. Përkundrazi gjithmonë ankohej për padrejtësitë evropiane ndaj shqiptarëve. Shaban Cakolli gëzonte autoritet në Kosovë e jashtë – atdheut. Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare për poetin Shaban Cakolli, ishte e shtrenjtë .
Udhëtoi natë e ditë nëpër disa shtete të Europës, si George Byroni. Poeti ynë ishte kalorës i poezisë ashtu siç ishte edhe poeti i madh britanik Lord Byroni,dhe të dy gjetën vdekjen në diasporë. Kurdo kthehej në Kosovë nga qytetet evropiane më tregonte për diskutimet e tij në tubime.

Kurrë nuk do të besoja se biseda ime telefonike me poetin, veprimtarinë atdhetarin dhe nacionaistin Shaban Cakolli , do të ishte e fundit. Isha i lodhur dhe i mërzitur nga punët që kisha bërë tërë ditën, dhe mërzija për vdekjen e babait dhe 2 – vëllezërve më kishte katandisur. Cingërroi telefoni. Alo Alo.., Shabani.., Shaban Cakolli. Më thërriste shumë shpeshë.., duke qeshur më thoshte : Ramiz unë po lodhem shumë sepse më duhet t’i ofroj ndihmë bashkëshortës sime të sëmurë, fliste me një zë me tonë të ultë.., dhe thonte po qenka vështirë shumë vështirë ti shërbesh të sëmuarit.., por ja jeta qenka e vështirë dhe mbushur me plot sakrifica, ., unë po orvatem që ti ndihmojë bashkëshortës por ajo e lodhur dhe sëmurë po I kryen punët e shtëpisë.

Shaban Cakolli ishte një poet, që kishte një dhembjeje të thellë. Në poezit e tij shtroi jo vetëm problem dhe cështje të kombit shqiptar, por nga njëherë edhe problem të diasporës si dhe ato univerzale të ekzistencës së njeriut. Poeti i ri Shaban Cakolli viteve të fundit ishte në vlugun më të madh të punës, mirëpo vdekja e pa pritur ia ndërpreu punën dhe e ndau nga jeta. Shaban Cakolli në moshë të re filloi të merret me poezi. I kamë lexuar me vëmendje të gjitha librat me poezi të poetit, atdhetarit e nacionalistit Shaban Cakolli. Gjatë leximit ndjeja një kënaqësi shpirtërore sepse aq bukur I kishte radhitur vargjet të cilat sikur na thërrisnin me I lexuar librat. Këto fjalë që i shkruaj ua them me bindje të fortë se poezit poetit Shaban Caklolli janë poezi që rri midis poezisë së shkruar dhe asaj të kënduar, ato poezi ndezin tek lexuesi zjarr i cili kurrë nuk do të shuhet.
Dashuria për vendlindjen

I pari mesazh që përcjell poezit e poetit Shaban Cakolli, është dashuria për vendlindjen. Që në fillim, Cakolli,vendosë një gur kilometrik. Vendlindja e dashur e poetit shpaloset me ngjyra të ndryshme buzë liqenit të Rubovcit mbi Dardanë. Ndihet aroma e luleve, ndihen kumbonat e dhive, deleve, lopëve duke kullotur në lendina. Qielli e fshati shkrihen ngadalë në një natë që bie plot shkrumb. Qetësin e prish përroi fshatit duke gurgulluar,dhe zogjtë me cicërrimen e tyre. Shpendët kthehen në fole, njerëzit në shtëpi e zemrat në fund të shpirtit. Dielli të djegë ndersa poeti thurrë vargjet, gjumi rëndon kapaket e syve të jetës, ndersa poeti Shaban Cakolli, i korigjon gabimet. Në disa poezi poeti lidhet me historinë, përpjekjet, punën e vuajtjet e atdheut të poetit. Ndersa atdheu i mbetur fshat bie ngadalë në errësirë e terr, lënë pas dore prej liderëve e karrieristëve, të Kosovës, askush nuk përpiqet për ti ndihmuar të varfurit. Mbyllen portat, sopata heshtë.., shqiponjat ndjekin gjahun. Zemrat plot vrull djaloshar të intelektualëve duke bredhur nepër Diasporë, kërkojnë qetësi shpirtërore.

Himni kombëtar i Cakollit është një ulurimë e trashë, e vrazhdë, e ashpër, agresive e denigruese para kësaj vuajtje të pafund dhe të pashpresë të një shpirti intelektuali. Ja se si na shkruan për Dashurin poeti Shaban Cakolli. Sublimiteti romantik i dashurisë si ndienjë në poezit e tij nuk shfaqet drejtpërdrejt. Ai fshihet si një burim i nëntokësor , fillojnë bisedën dy të rinjë .., në fillim duket si e pa kuptim . Kush ka qenë në Dardanë, e di se ne muzg dritat e qytezës shënojnë kufirin e fundit të Dardanës, pranë liqenit të Rubovcit.

C’fshihet pra pas liqenit? C’nocion mundet të barazohet me një liqe si ky i Rubovcit? Arti? Poezia? Dashuria? Më shumë se gjithçka tjetër ndienja e pastër e një dashurie sublime. E dashurisë që natën bën dritë, që nuk kërkon fjalë, as punë, as luftë.., por puthje. E dashurisë së dy zemrave. E një dashurie, që nuk pyet për vdekje, as për rënie e dergjie. E një dashurie, që edhe në errësiren më të thellë buron dhe shpërthen nga zjarri. Prandaj , këto vargje ia kushtoj poetit, atdhetarit, nacionalistit, kolegut timë nga Dardana, i cili para .., disa mujave vdiq në Mërgim._
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Punuar me 12.04.2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen