Cikël poezish nga Asllan Dibrani

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 13.04.15 | 18:47

Të vrarit!

Kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Nga Asllan Dibrani

I vranë qe të tre

Që mos të vdesin kurrë

Emrat e tyre u shkruan me shkronja të arta

Nga flaka e pushkës se armikut

Emrat e tyre u ndritën

Sot janë kandil dhe shkëndija

Emrat e tyre u bënë diell që ngrohin

Mbi tokën tonë me gurë e kështjella

Pishtarët e lirisë lindën në Kosovë

U vranë në Diasporë nga sllav e tradhtarë

Ata i vranë

Po zëri i tyre është i gjallë në folenë e zogjve

Në vatrën e tyre

Aty bredhin të gjallë mbi tokat ilire

Ikën dhe u kthyen në kështjellat e Kosovës

Fjalën e mbajtën

Lirinë shijuan pas 30 vjetësh

Atje nën lapidarët e Kosovës

U shkruan emrat e tyre legjenda të Kombit

Shaban Polluzha lidhe besën për Shqipërinë

Nga Asllan Dibrani

Ti Drenicë, moj Zonjë e rënd
I thirre burrat për mejdan
Shaban Polluzhen një trim vigan
Luftoj për Kosovën me jatagan
Luftove or burrë për kulla shqiptare
me plis të bardhë dhe i rrallë
Luftën e fillove në Rezallë
I ndejte armikut ballë për ballë
Ti i tëri u dogje për tokë e atdhe

image

Për komb, flamurë e liri
Lidhe besën për Shqipërinë
Tradhtarët u bashkuan me Serbinë
Atdheu gjithmonë kërkon flijim e liri
Me lot Shaban do të qaje për ty
Kosova të mbeti shume borxh qe s’te dëgjoj
Shaban or trim flijove për Shqiptari !
Dezertor spiun e burra të ligj për Serbinë
I bashkove ballistë e partizanë te gjithë nën një flamur
Ti ish për Shqipëri ca ishin për Jugosllavi
Ca të mjerë për Maqedoni e Mal te zi
E harruan të madhen Çamëri !!!

I burgosur në vendin tim

Nga Asllan dibrani

Këtu në vendin tim, shtypje ironike
Në front është mendja ime
Për ju, tokat shqiptare, në shtëpinë e armiqve?
Unë jam i burgosuri për ju o fushat e brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku
Mësimet kam gjuhën e stërgjyshërve
Zogjtë qe ciceronin në kullat e mia
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh
Të etura dhe të verbër në oazën e pa shpresë
Kundër një sundimtari i cili kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë jam kokëfortë, këmbëngulës
I pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua se është nënçmim!
Prangat tua që me thellohen në mish
Do me bëjnë një profet në tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza
Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë
Në betejën e mashtrimeve janë puthadorët
Na poshtërojnë kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregoj
Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time
Kjo është kur unë jam një i burgosur
Në vendin tim të gjysh pas gjyshi!
Edhe i burgosur jam ma me vlerë se ju
Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut
I prangosur e armatosa popullin tim
Këto zinxhirët të futur në kockat e mia
Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju Serbët primitiv
Dyert rojë, hapni si të doni nuk do më trembni
Zgjoni frikë të ata qe i keni mundur
Edhe kur flejë ju me keni frikë se jam i pamposhtur
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur
Përpëlitem dhe ëndërroj t’u shporri nga këtu
Unë do jam zgjuar pararoje në çdo kohë!!!

Heshtja në vetmi

Nga Asllan Dibrani

Ti kujtoj belbëzimet e para
heshtja thyen faraonin
heshtja është arsyeja e vetmisë sime
i heshtur të përkëdheli dh të puthi

I heshtur në vetmi të dua
i heshtur jetoj me ty
në polarin e ftohtë me akuj
në vullkanin që vjell zjarr

Me ty të gjitha i duroj
heshtja është gjuha që pëshpëritë shumë
heshtja është arsyeja e vetmisë sime
heshtja ime, heshtja juaj, heshtja e fjalës

Kjo fjalë ka miliona kuptime
heshtja do të thotë parajsë ,gëzim ,dashuri
një murg,merret me heshtje të plotë
heshtja flet më fort se çdo fjalë

Heshtja është frika dhe guximi
është zbrazëtia e zemrës sime
jeton e uritur natën në oqeanin e dashurisë
natën në heshtje i shëroj plagët

Dhimbjet e plagëve për Ty sa rriten
përpëlitem me ëndrra e gëzime të dua në heshtje
pa fjalë edhe sikur të jesh në varr,nën det e shkëmbejë
të dua edhe në shkretëtirë të gjerë se je e madhe dhe me vlerë…

Rri krenare je e madhe dhe e shenjtë

Nga Asllan Dibrani

Kur të pashë
Moj e bukura e dheut
Qielli ndriti zemra u trazua
Rrezet e diellit shkëlqyen
Edhe yjtë e natës me rrëmbyen
Në ballin tënd gjeta oqeanin e dashurisë
Po ku humba dhe u treta deri me tash
Goce ma të bukur në jetë nuk pashë
U shkri dëborë dhe u shkri akull
Pluhuri mi mbulojë kujtimet
Sa ma larg të qëndrojmë
Zemrat thyhen e lëngojnë
Por si lulet e vyshkura nga vapa
Lundrova në botën e çudirave
Më pushtove të tërin
Në mbretërinë e heshtjes
Ti atje e unë këtu
Si fëmija jetim në jetë
Pa djallëzi, intriga dhe ligësi
Më bëre të shkrihem për dashuri
Ti moj gocë shqiptare me shtat selvi
Zemrën ma bëre mal me mirësi
Oh e bukura e dheut në ketë jetë
Rri krenare je e madhe dhe e shenjtë

Të përulem o nënë

Nga Asllan dibrani

Nënës time poezi nga burgu i Nishit
Vetëm Ty të përulem në këtë botë
Me duart prej prangave ngrehe
E me gjakun e zhbërë në lot
Me dite,me jave,e muaj
Jetova me brengen tende
Kur u ndamë atë nate në errësirë
Ti ishte dhimbja me e madhe që me dhembë
Dhe fjala jote balsam:“ Mbahu o bir!“
Nuk e harrova dot djersën
Të rridhte si përrua
Në brazdat-rrudha të ballit
Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes
Kur shihje prangat në duart e djalit
Te përulem o Nënë
Vetëm Ty të përulem në botë
Me shpirtin peng tek Ty lëne
Dhe mallin qe s’e shuaja dot
Ti kurrë nuk me le vetëm
Në qelinë e vuajtjeve të gjata
Tek ty e gjeja forcën
Tek ty e gjeja shpresën
Kur si përbinesh me gllabëronte nata
Kur me vije Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar
nga serbosllavët ardhacak të pa ftuar
Unë burrërohesha me krenarinë tënde
Edhe se shpirti me qante
Për mallin tonë të pashuar
Ah moj burrneshë… Unë vidhja forcë e krenari
Në ty gjeja trimërinë e pa fund
Ndjeja gjer në palcë qëndresën tënde titanike
Jashtë forcës njerëzore…
Te përulem o Nënë vetëm
Ty të përulem në këtë botë
Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë
Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot…
Kur vije në burgun famkeq te Nishit
Ti me sillje pranverën
Me sillje të gjitha stinët aty
E unë nuk mundja dot te hapja derën
Ne vend te përqafimit ne, flisnim me sy…
Ligështimin e shpirtit tënd për metamorfozën time
Brenda qelisë se mallkuar
Nuk e shfaqe kurrë
Me shihje sikur të isha rinuar
Me shihje çdo herë e me burrë.
Kështu kaluan dite,muaj e vite
Ti përherë me dhe forcë e jetë
Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe drite
Ne vitet plotë mundim vuajtje e derte…
Të përulem o Nënë
Dhe sot me mall të përqafoj
Të jam mirënjohës përjetë nënë
Je buqetë madhështore për kombin tim
Të përulem me gjithë zemër të falë
Të gjitha,të gjitha DASHURITE…!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen