Çfarë deklaroi në të vërtetë Edi Rama?!

Analiza & Komente, Diaspora | Zef Prenka | 13.04.15 | 21:52

Nga Zef Prenka

Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama, bëri një deklaratë gjatë një interviste në tv.
“Në intervistë, z. Rama ka deklaruar se ‘Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike’
nëse Bashkimi Europian nuk e hap rrugën për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.“

Kjo është deklarata më e fuqishme dhe më e guximshme që liderët shqiptar në pluralizëm që, do ta kenë thënë ndonjëherë.
Edhe pse ndërkombëtarët, të cilët kanë një përgjegjësi ndaj coptimit të padrejtë të trojeve shqiptare i janë kundërvënë Ramës, atë gjé as sesi nuk do duhej që politika e jashtme e Kosovës dhe e Shqipërisë ta kenë bërë!?

Pra, çfarë tha në të vërtetë z.Rama?!
Sipas deklaratës , secili opinionist dhe ata që kuptojnë politikën, do të duhej të kuptonin dy opcione:

1.Nëse BE nuk hap rrugë për integrimin e Kosovës – Çka ka mbetur tjetër pos që, Shqipëria të del e dështuar me proceset demokratike që BE, po i kushtëzon në mënyrë përmanente me antarësim në ketë strukturë Europiane që do të jetë dështuese( pra, pritet ç’thurja e saj) edhe përpara se të bëhët ndonjë antarsim i shqiptarëve!?

2.Do të bashkohën trojet e coptuara padrejtësisht në mënyrën klasike.Pra, mënyra klasike e bashkimit i referohet mënyrës klasike të ndarjes (coptimit) të trojeve shqiptare në 5 shtete fqinjësore.

Nga kjo, vijmë në konkluzione se, ketë mundësi mundë ta shfrytëzojnë të gjithë të fortët
,por jo edhe shqiptarët../!?
Kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë nuk do të jetë aspak e dëmshme por, ajo do të fuqizohet edhe më tutje nga vetë antarët e BE-së, sepse kur analizohet makro-politika e BE, del të jetë formula më e gatuar dhe më pjekur politikisht nëse, BE, vërtetë dëshirojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe nëse poashtu dëshirojnë që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i Ballkanit në përgjithësi.

A ka arsye që, BE të mos kujdeset për një stabilitet të vetin?!
Sigurisht që makro-politika e BE-së i ka konjukturat dhe vijat dalluese dhe vijat e kuqe, por projekti i quajtur BE, ose do profilizoj në detaje problematikat e rajoneve , ose ato do prodhojnë konflikte të një pas njëshme, çka nuk i shkon për shtati, sepse vjen deri té ç’thuarja e saj…

Prandaj, z.Rama dha një leksion dhe më tepër se kaq, dha formulën e egzistëncës së BE-së-deshti apo jo, Serbija,deshti apo jo BE-ja, kjo nuk ka tjetër zgjidhje pos, asaj sikur gjerë me tani, pra, të gjindën figura me ndikim si Hashim Thaqi, Sali Berisha, që për interesat e tyre dhe të grupit të tyre bëjnë zgjidhjen më të gabuar dhe më të dëmshme për popullin shqiptar, që të nëpërkëmbet si deri më tani.Pra, ata të BE-së , kundërshtojnë antarsimin për shkaqe të krimit të organizuar, për shkaqe të korrupcionit, shtetit ligjor dhe si pë habi , po këta lider i pranojnë, bëjnë poza me ta, tallën me ta…dhe sikur më kujtojnë atë thënjen që quhét „e pa shpresë“ pra, “ prit gomar kur të dal bari“ edhe pse gomari cofi para se të dilte bari?!

Andaj , pa asnjë mëdyshje, të gjithë shqiptarët duhet të bindën se z. Rama dha deklaratën më të fuqishme nga gjithë liderët Europian në 15 vitet e fundit , deklaratë kjo që, lufton gjithçka që është jo shqiptare, jo kombëtare, gjithçka që merret me krim të organizuar, me korrupcion dhe mos funksionimin e shtetit ligjor, që edhe vetë makro-politika e BE-së do të zhvéndoset në drejtimin „Rama“, ndryshe do të dështojmë ne dhe përmes nesh BE-ja!?
Rama pati plotësisht të drejtë..!
Popull lirohu nga paragjykimi dhe lakmia individuale, shiqo ardhmerinë, kjo është Shqipëria e bashkuar etnikisht dhe natyrshëm që është zgjidhje edhe për shqiptarët edhe për Ballkanin edhe për BE-në…!?

Zef Prenka
Stuttgart, Prill 2015.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen